Ambasadori britanik ka qenë i drejtpërdrejtë kur alarmoi strukturat e shtetit me rrezikun që i kanoset vendit nga celulat xhihadiste që organizohen në Shqipëri, e luftojnë më pas në Siri.
“Një nga traditat më të rëndësishme shqiptare është harmonia fetare, të cilën ju duhet ta mbroni, por kohët e fundit ajo është prishur për shkak të këtyre personave që predikojnë të shkojnë të luftojnë për xhihadin në Siri.
Edhe Papa vetë e ka theksuar harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri dhe duhet mbrojtur nga këto fenomene. Duket se deri tani strukturat shtetërore e kanë luftuar këtë fenomen në mënyrë efektive.
Por është një luftë që kërkon bashkëpunim ndërkombëtar dhe shkon përtej kufijve të një shteti”, tha diplomati Cannon.
