Përveç qëndrimeve të bëra tashmë publike përmes deklaratëve për mediat të deputëtev demokrat Eduard Selami e Majlinda Bregu, të tjerë deputetë të PD-së kanë kundërshtuar Bashën për qëndrimin për reformën në drejtësi.
Një ndër ta ka qënë edhe deputeti Igli Cara, i cili ka qënë në të njëjtën linjë me deputetët Eduard Selami, Majlinda Bregu e Astrit Patozi.
Në mbledhejn e grupit parlamentar të PD-së, Patozi është shprehur se ky qëndrim ndaj reformës në drejtësi ka shkaktuar armiqësi të PD-së me ndërkombëtarët.
Ndërsa Eduard Selami e ka bërë tashmë publike votën e tij pro reformës, Igli Cara është shprehur se do të votojë sipas vendimit politik të grupit të PD-së por ka shprehur të gjtiha kritikat e tij ndaj këtij qëndrimi kundër reformës. Kritikat e Carës lidhen edhe me bashkëpunimin e PD-së me LSI-në dhe Ilir Metën.
“1 vit e gjysëm me pare, ju z. Basha dhe z.Halimi u mandatuat për të udhëhequr negociatat për reformën në drejtësi me maxhorancën. Që nga ajo periudhë janë bërë ndryshime shumë pozitive, të cilat janë meritë e Partisë Demokratike dhe besoj ky grup parlamentar e njeh dhe vlereson. Siç na keni bërë me dije, sot dhe mbrëmë Edi Rama nuk lëshon dy elementë nje teknik e ne parimot, të cilat nuk mundet qe te permbysim cka eshte arrit deri tani.
Nuk mund të lejojmë që dy elementë të rrëzojnë 99% të punës që kemi bërë. S’mund të mbajmë ne faturën për reformën kur përgjatë gjithë procesit pengesa ka qenë Edi Rama. Nga ju personalisht por edhe nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike duhet gjetur mundësia që Ramës t’i zhvishet ky argument dhe reforma te kete dukshem kontributin tone.
Përsa i takon çështjes së votimit të gjithë ne votojmë në të njëjtën linjë dhe sipas vendimit politik të grupit parlamentar të PD. Por ajo që unë shoh si shqetësim dhe që dua të investohemi është që fatura e mos konsensusit te dreitanishem të mos i ngelet Partisë Demokratike.
Një tjetër çështje që më ka bërë përshtypje këto ditët e fundit, është se diskutimi për reformën në drejtësi është bërë tre polar, ndërkohë që më parë ishte dy polar. Në momentin që ky diskutim bëhet tre polar nuk mund të lejojmë që në momentin e fundit, dikush të beje” babain e kombit,” kur eshte pjese e mazhorances prej 3 vitesh”, ka thënë deputeti Cara.

Cara carac do te ngelet, ne SHQUP cdo dite nxjerrin koken budallenjte e lo**. Car Caraci thote, qe Rames ti hiqen edhe keto dy “argumenta” por qe ne fakt nuk jane te atij, ore koke lo** por te Komisioni te Venecias dhe te BE & USA dhe Reforma te kete dukshem kontributin tone (pra te SHQUP-it).
Sipas Caracit del qe PS nuk eshte marre fare me Reformen ppor ngul kembe ashtu kot per dy argumenta qe do t’a zhveshin shqupistet toca.
Mire ben qe te jesh me linjen private “politike” te Salehit, po me linjen e qytetareve qe te kane votuar dhe kerkojne Reforme nuk je ore Carac.
Me 21 Korrik do t’u shikojme sa u vlen lekura e zhabes, nuk keni ku te shkoni vetem kar-tonin jeshil do te keni mbi tavoline, mblidheni mire rondelen e sumes.
OPINIONE
KONSENSUS “KESHTU E ASESI NDRYSHE” APO… !?
– A mund te kete konsensus me nje “bande gangsteresh” qe nuk ka konsensus brenda radheve te saj…
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Si?
Me konsensus”Keshtu e nuk ka rruge tjeter” ” Sic themi ne e asesi ndryshe”, ” O me ne o me armikun e kllases… Rruge te mesme nuk ka” sic thoshte shoku Enver!
Po a eshte ky konsensusi, mirekuptimi, marreveshja!?
Kurrsesi!
Ky eshte diktat i mirefillte! Diktat 24 karat… Jo konsensus!
Me konsensus Sali Berisha dhe taborri i tij politik e familjar kuptojne diktatin…
E diktati eshte thelbi i diktatures jo i demokracise!
Nuk kane konsensus brenda familjes se tyre politike PD-se e koalicionit te saj e lehin nate e dite per konsensus me mazhorancen vetem per ta vonuar, vetem per ta sakatuar, vetem per ta sabotuar, vetem per ta zhbere, vetem per ta cformuar krejt shpirtin e qellimin e Reformes ne Drejtesi!
Me lutje!?
Miresine, lutjet, tolerancen, mirekuptimin… Partia Demokratike domethene Sali Berisha i sheh, i kupton, i vlereson si dobesi, si frike, si nenshtrim… e i shkel me kembe !
Ndaj ai si nje femije i keq i llastuar dhe i lazdruar pertej permasave te vet durimit kinez te shqiptareve dhe vete nderkombetareve, ben te fortin, ben garipin, ben trazovacin qe kthen permbys e ben rrokopuje shtepine e perbashket te shqiptareve!
Leva e Arkimedit? Jo! Leva e Sales!
Si!?
Nepermjet leves se sundimit te Sali Berishes, pandeshkueshmerise qe ia ka dhene vetvetes e bandes se tij nepermjet Ligjit me barbar te tiranise Ligji jam une!
Nepermjet kushtetues se Sali Berishes” Ne Saliu, Me Saliun, Per Saliun!” dhe klanin e tij politik e familjar!
Nepermjet marrjes peng e venies nen kontroll te plote te cdo hallke te shtetit ligjor nga gjykatesi me thjeshte e deri tek Kryetari i Gjykates Kushtetuese, qe para se te vishte togen e zeze me vetem 71 vota shkoi e u fal tek Sali Berisha, nga prokurori i fundit e deri tek Kryeprokurori i Shqiperise,.. Nga Arben Aliaj e deri tek Plepisti Gjin Gjoni, sot multimilioner, duke shitur drejtesi e deri tek Presidenti kapterr i SHQUP-it po me 71 vota te trafikuara e te shitblera!
Ja pse Basha e juristet e SHQUP- it duan dhe kembengulin qe Vetingun ta beje pikerisht Gjykata Kushtetuese , 90 per qind e komanduar prej Berishes e jo aleatet tane strategjike e miq te sterprovuar te shqiptareve si popull e te Shqiperise si shtet pa perkrahjen totale, te te cileve Sali Berisha kurre nuk do ta kishte pare as ne enderr kreun as te shtetit e as te qeverise shqiptare !
Ndaj nuk thote kot sovrani kur behet jevgu mbret se pari vret baben e vet !
Cila eshte zgjidhja!?
Eshte miratimi urgjent i Reformes ne Drejtesi me konsensusin e sovranit qe votoi ne menyre plebishitare me mbi nje milione votat e lira te shqiptareve me 23 qershor 2013 dhe me 15 qershor 2015!
Konsensusi i sovranit shqiptar eshte i panegociueshem e i patjtersueshem!
92 per qind e shqiptareve jane per Reformen ne Drejtesi si premtimi solemn i PS-se LSI-se etj. gjate fushates elektorale te 23 qershorit 2013, si e vetmja rruge per te luftuar korrupsionin dhe vendosur shtetin ligjor be Shqiperi!
Askush as PS, as LSI asnje politikan nuk ka atribut te shkele mbi vullnetin dhe voten e sovranit qe eshte kyci dhe themeli i sovranitetit te shtetit shqiptar!
Korrupsioni masiv dhe impuniteti ishin aresyet kryesore e ketij plebishiti mbarepopullor qe i shkaktoi nje Vaterlo te vertete ” bandes se gangstereve” dhe “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit”!
A ka zgjidhje tjeter?
Nese mazhoranca nuk eshte e afte ta kryej kete mision te shenjte te sovranit ajo duhet tia ktheje mandatin atij dhe te shpalle jo vetem zgjedhje te parakoheshme parlamentare por njekohesisht edhe Referendum mbarepopullor per Reformen ne Drejtesi!
E vetmja e “keqe”qe mund ti vije Shqiperise eshte se ato do te shumezonin me zero opoziten destruktive e shtetrrenuese te Mareshallit te Beogradit dhe RIA-s ruse!
Enough it’s enough… Boll me!
Cdo lutje per konsensus, per bisedime ( pazarlleqe ) te reja politike do te sillte jo vetem vonesa te reja, por edhe cenim te metejshem te thelbit dhe qellimit madhor te Reformes ne Drejtesi pet vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi, sic ka ndodhur te pakten kater here gjate ketyre 15 vjeteve te fundit!
Enough it’s enough, thone miqte dhe aleatet tane strategjike amerikane! Boll me!
Edhe durimi kinez i Ambasadorit te nderuar amerikan, Shkelqesise se tij Donald Lu ka nje kufi!
Cdo marreveshje okulte Edi Rames e Ilir Metes vec e vec apo se bashku me Sali Berishen do te ishte antishqiptare e antiamerikane! Pse?
95 per qind e shqiptareve e duan e perkrahin SHBA- ne e BE-ne si aleatet strategjike dhe miqte e sprovuar te shqiptareve si komb!
Proamerikanizmi eshte nje kult per shqiptaret jo vetem be Shqiperi, Kosove por kudo ne Bote!
… Perndryshe … fjalen e fundit e ka sovrani !
Asnje politikan nuk ka as fuqi e as tager te dale mbi kete kult te shqiptareve!
Eshte koha per veprime jo per pisedime!
Pisedime… nuk eshte gabim ortografik. Nje fjale e re shqip per pazarlleqe te felliqta, per bisedime te pista pa bereqet, per te vra kohen e te ardhmen e shqiptareve dhe Shqiperise!
Shkurt e shqip: Jo me pisedime!
Konsensus vetem me sovranin dhe voten e shpirtin proamerikan e properendimor!
Perndryshe…. Perndryshe !
… Le te flase sovrani me voten e tij te lire dhe Referendumin per Reformen ne Drejtesi!
Ai dhe askush tjeter e ka fjalen e fundit dhe zgjidhjen perfundimtare ne demokraci!
SHENIM: SHKRUAR E BOTUAR PER HERE ME 27 MAJ 2018
U kujtove vone…dhe nuk n’a the asgje…pse nuk kembengulet te gjeni vrasesin e mikut tuaj..e harruat apo ishit ju qe e nxoret ne prite…ikni se n’a lodhet…dashke dhe merita ti !
Zeri i mbytur i intelektualeve dhe apeli qe Driteroi leshoi dje per deputetet, eshte po aq i vonuar sa dhe vete pozicionimi i deputetit Cara, sepse pas deklarates “bombe” te ambasadorit amerikan, se per secilin qe do behet pengese per reformen do kete pasoja te renda, kryerja formale e modaliteteve dhe miratimi i saj eshte pothuajse fakt i kryer.
Sado i vonuar prenoncimi i deputetit, sidoqofte, qendrimi i tij eshte per tu admiruar, sepse nga njera shfaq shenjat e nje politikani insistues, qe nuk impresionohet nga kercenimet dhe trashja e zerit te kryetarit te “zbythur” te CETES, dhe nga ana tjeter eshte nga te paktit demokrate qe eshte pozicionuar kesaj here nga krahu duhur perkrah Patozit, Bregut dhe Selamit, dhe kunder perfshirjes dhe marrjes se rolit drejtues te faktorit destruktiv ne bisedime.
CETA do te behet PARTI vetem kur shumica e demokrateve te vertete te distancohen dukshem nga i zbythuri dhe “Ai” qe e ka vene ne krye
Te nderur lexues, me keqardhje ju bejme te ditur se sot ne mengjes kryeredaktori yne z.Thano morri rrugen per kurbet.