Gazetari Carlo Bolino thotë se do ta çojë në gjyq Sali Berishën pasi e ka përndjekur me gënjeshtrat e tij për 23 vjet.
“Në kulmin e arrogancës së tij (ishte viti 1995) Berisha vendosi të më dëbonte nga vendi si “non grata”, me sugjerim të Bashkim Gazidedes dhe duke ia besuar ekzekutimin e urdhrit gjeneral Agim Shehut. Por as atëherë nuk e bazoi vendimin e tij në ndonjë provë apo akuzë konkrete. Thjesht se nuk i pëlqeja, më dëboi nga Shqipëria”, shkruan Bolino në një artikull në gazetën e tij, Shqiptarja.com.
Ai thotë se paradoksi i parë i madh i Berishës, ishte se për të pranuar demokracinë, persekutoi lirinë e shtypit.
“Gazetarët që i pëlqenin (atëherë ashtu si dhe sot) ishin vetëm ata të klanit të tij, ata që i bindeshin urdhrave të tij dhe si “killera” zbatonin nëpër gazeta, pa filtruar, qëndrimet e tij staliniste. Unë, që s’kam pranuar kurrë urdhër nga Partia Demokratike (si nuk kam pranuar asnjëherë urdhër nga askush) isha dënuar nga Sali Berisha me “shpifje të përhershme” dhe ky dënim duket se vlen edhe sot, 23 vite më pas”, thotë gjithashtu.
Bolino shprehet se edhe sot pas kaq vitesh, pasioni i Berishës nuk ka ndryshuar për të shpifur.
“Pas 23 vitesh Berisha nuk ka ndryshuar. Pasioni i tij politik për shpifjen është identik me 23 vite më parë. Ka ndryshuar pak vetëm metodën: ka shpikur si burim për shpifjet e tij misteriozin “qytetar dixhital” (që në të vërtetë të gjithë e dinë se është ai vetë, ose më mirë alter-egoja e tij që ndahet në një delir bipolar), dhe në vend të fletushkave të Shikut që përdorte në 1993, tani përdor facebook-un. Gazetarët-shërbëtorë të tij janë të gatshëm më pas të shpërndajnë pa asnjë filtrim shpifjet e tij, sot, siç bënin dhe atëherë, më pas, të tjerat vijnë vetë”, thotë gjithashtu.
Në fund, Bolino u tregon lexuesve se ka marrë pasaportën shqiptare. “Pak ditë më parë mora nënshtetësinë shqiptare dhe ky do të jetë akti i parë që do të bëj me pasaportën e re në dorë. Gjithmonë kam pasur besim te drejtësia, dhe sot dua të nis të besoj edhe si qytetar shqiptar”, tha ai. /Dita/

te lumte palla qe ke mmare nenshtetesine shqiptare,shqiptaret ne kosove ne maqedoni qe e kan gjuhen e nenes dhe qe eshte e konfirmua nga kushtetuta e shqiperise per te drejten e nenshtetesise per cdo bashkombas dhe nuk e marrin,kurse te huaj qe nuk dine as dy vjale shqip ja cojne pashaporten tek shtepia cfar shtet leshi kena pas dhe kemi ptuuuuuuuuuuuuuuu
shtet kurv dhe b….. qe masakron gjakun e ti.
Robi ka 23 vjet ne Shqiperi dhe pervecse ka martuar nje shqipetare ka hapur dy gazeta dhe televizione…mos bej krahasime kot..Nuk e ka marre pasaporten duke i hequr te drejten te tjereve…
Te besoj per te gjitha ç’ka ke hequr Ti e gjith shqiptaret,z.Bolino. E besoj edhe nismen per ta paditur Berishen per shpifje se i ke rrenjet ne nje vend qe ka patur e ka drejtesi. Por gabohesh pak z. Bolino. Nuk je ne Itali, je ne Shqiperi.(ta gezosh pasaporten, me te cilen na e rrite numrin e popullsise me…1(nje) me shume.) Ka patur te tjere para teje, shqiptare me rrenje e me dege, e nuk i a kane dale dot qe, Sali Ram Beriashen ta çojne para drejtesise. Vetem sa e kane bere pak per te qeshur, kur ai nuk ka qene ne humor te mire. Kaq. Nuk ka ndodhur asgje me shume. Keshtu ka ndodhur edhe me shqiptarin e radhes. Keshtu do te ndodhe edhe me TY, z.Bolino. nuk them te mos e paditesh. Padite. Shume mire do besh. Veçse ai perseri do te… buzeqesh!!! Si gjithmone. Keshtu ka ndodhur gjithmone. Edhe me Taulant Ballen.Kritiku me i drejtperdrejte. i tij. Balle per balle.Ne sallen e parlamentit.Edhe jashte tij, ne media. Ka ndodhur njehere, vetem njehere te vetme qe, prokuroria te kete marre mundimin te niste nje hetim per padine (padite) e ngritura ndaj tij !? Une nuk di ndonje rast. Nuk e di ne se ti z.Bolino ke hasur ne ndonje rast a ke degjuar te flitet per ndonje rast nisje hetimi ndaj… atij. Gjithesesi,provoje. Padite. Ai nuk meriton padi vetem per shpifje. Meriton dhe i takon te paditet per me shume zullume. Zullume kriminale. Qe ia di i madh e i vogel. Ne Shqiperi e jashte saj.
pershendetje dhe te pershendes komenti qe e bera pak min me pare nuk e bera per gare dhe as per provokim ne qofte se jeni keq kuptuar nuk komentoj
Komplimente z. Bollino , keni thene te verteten troc, por me vjen keq per c’ka keni hequr ne keto vite nga goje e zemer-ziu .Berishkrimgjakatari. Po qe se Berishovici do te burgoset per shkakun tuaj , ju duhet t’ju bejne hero. Ate qe kerkon populli me ngulm dhe qeveria nuk po e ben , shpresojme ta beni ju , si qytetar i ndershem i Shqiperise! Mos harroni se ai eshte nje SKILE e vjeter ,gjarper helmues , kriminel i lindur qe ne djepin e kulles se Vicidolit !!
Z Bollino , veproni sa me shpejt e pa humbur kohe , se GOJEPISI , eshte nje SKILE e vjeter e GJARPER helmues.