“Çarmatoset” Agron Kuliçaj, dorëzon pistoletën

anazapta

Agron Kuliçaj, nëndrejtor i Policisë së Shtetit, është në prag të dorëheqjes nga posti që mban prej tetë vitesh. Ish-badigardi i Sali Berishës në kohën kur ky i fundit ishte në opozitë, mësohet se ka dorëzuar pistoletën e punës dhe sendet e tjera personale dhe me anë të një shkrese ka kërkuar që të largohet nga radhët e Policisë së Shtetit për arsye personale, raporton “Shqip”.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, të cilat konfirmojnë se Kuliçaj, shumë shpejt mund të lërë funksionet në polici, ndërsa nuk ka asnjë informacion mbi të ardhmen e tij. Të njëjtat burime pohojnë se ende nuk është marrë një vendim për kërkesën e Kuliçajt, ndërsa vendimmarrja i takon pikërisht drejtorit të Policisë së Shtetit, Hysni Burgajt.

Share This Article
7 Comments
  • Den me ja bath shkerdhata se ka lek boll sa per 3 breza por mallku kjofshin ata qe po vijn ne pushtet mos e fusin ne burg kriminelin e dreqit se asht hera e dyt qe po largohet prej Shqipniet ka ba edhe ne 97 por erdhi prap ne 2005 . E ban Shqipnin njeher vjedhin te berishes pastaj sa te humbin zgjedhjet ikun tan prej Shqipniet dhe keshtu banen edhe ata te fatos drogaxhis por stop ksaj rralle te tan e kan rrallen perpara drejtesis dhe neper burgje

  • Njoftimi me i sakte do te ishte “Dorezon pistoleten “ky kaçak i Sales se sa per çarmatosje jeni larg,rrofte baza e re ShQU ose selia e re e PD-se!

    • o pilo je shum i drejt perdrejt kshu me komente se di si do ishe perballll……..ke guxim shko thuaje ku duhet jo ktu .eshte e lehte te fshihesh si lepur ne nje koment ne internet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *