Çarmatosja bërthamore, “harrohet” nga mediat e Koresë së Veriut

Dita

Mediat shtetërore në Korenë e Veriut kanë shmangur ndjeshëm zotimin e Kim Jong un për çarmatosjen bërthamore, angazhim i marrë gjatë një takimi me Korenë e Jugut.

Kjo shmangie duket se po komplikon situatën për takimin e pritshëm të Donald Trump me liderin e ri.

Eliminimi i armëve bërthamore që Koreja pretendon se arrijnë deri në SHBA, është objektivi thelbësor i Uashingtonit në bisedimet me Penianin, prandaj kërkohet një proces i plotë, i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm.

Sidoqoftë, ekspertët paralajmërojnë se nuk ka gjasa që Kim të dorëzojë raketat, për të cilat iu desh vite përpjekje, për më tepër që ato janë “asi” nën mëngë kur kërkohet nga presidenti amerikan që të ulet në bisedime.

Këtij perceptimi i shtohet edhe raportimi mediatik në vendin e izoluar, ku detajet e takimit të Kim me presidentin e Koresë së Jugut Mon Jae in u publikuan vetëm një ditë pasi bota e pa atë “live”.

Vendimi për çarmatosjen bërthamore përmendet vetëm një herë në gazetën “Rodong Sinmun”, e cila botoi deklaratën e përbashkët të firmosur nga liderët, pa dhënë detaje.

Ndërsa televizionet dhe mediat e tjera as që përmendin armët bërthamore, por thjesht premtimet për paqe në gadishull.

Ekspertët thonë se Koreja e Veriut e ka treguar tanimë që prishjen e bisedimeve e ka rrugë, dhe prandaj nuk është e qartë këtë herë nëse po konsiderohet dorëzimi i armëve bërthamore, apo thjesht ngrirja e programit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve dhe ndihmës humanitare.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *