‘Carpe diem’ si polemikë dhe dialektikë

Leda Hysa
Fatos Tarifa

Nga Ksenofon Krisafi

Në librin më të fundit të prof. Fatos Tarifës, Carpe diem gjenden me bollëk debate dhe polemika të thella, parimore e shkencore, që prezantojnë denjësisht pozicionimin e një intelektuali të shquar, në një shoqëri moderne, në të cilën ai përpiqet me përkushtim të sinqertë të japë kontributin e vet si dijetar i madh në fusha të ndryshme.

Dallohet lehtë shqetësimi qytetar për të ndryshuar shoqërinë. Dallohet bashkë me të edhe besimi i patundur se kjo botë mund dhe duhet të jetë më e mirë. Afishohet qartë bindja se debati qytetar dhe intelektual janë instrumente që mund të kontribuojnë për të sjellë ndryshime pozitive, duke iu larguar formave violente.

Duke e njohur nga afër prof. Tarifën nuk mund të mos vesh re preokupimin e përhershëm në të gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij. Kur të tjerët rrinë para TV apo ndonjë  gote me verë në tavolinë, ndodh që ai iu shfaqet pranë nga ekrani i vogël, me mendimin e tij shumë të vyer, me kulturën e gjerë dhe të gjithanshme, me elokuencën dhe elegancën e shkëlqyer të artikulimit dhe veçanërisht me kurajon shembullore. Sërish prof. Tarifa mund t’iu vijë pranë mëngjeseve, por kësaj here  përmes faqeve të gazetave.

Ç’është e gjitha kjo, prirje për protagonizëm? Aspak, aspak fare. Pse, sepse ai është protagonist i hershëm i zhvillimeve shqiptare, sepse është një ndër themeluesit e Fakultetit të Filozofisë dhe Sociologjisë të Universitetit të Tiranës, një ndër shqiptarët e parë, i cili kur doli jashtë vendit shkëlqeu në çdo aspekt. Ai mbrojti doktoraturën në një prej universiteteve më të mirë të botës, bën pjesë në studiuesit shqiptarë të shkencave sociale më të botuar dhe më të cituar jashtë shtetit, sidomos në ShBA etj. Ai është gjithashtu një veprimtar i shquar, trim e kurajoz.

Libri Carpe diem, i Fatos Tarifës përbën një analizë të përkryer  sociologjike të zhvillimeve të skenës shqiptare në periudhën e tranzicionit postkomunist.

Ky libër është gjithashtu histori objektive e realiteteve shqiptare, rajonale e botërore, vështruar në optikën e një prej studiuesve më të mirë shqiptarë, të sociologjisë dhe një prej specialistëve më të spikatur të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Tarifa nuk është vetëm studiues i zakonshëm, por edhe aktor i suksesshëm në politikën e jashtme të vendit të vet. U prezantua si ambasador i talentuar në një nga vendet më të rëndësishme të botës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në librin Carpe diem lexuesi do të vërejë se si autori nuk flet si spektator kurioz, por si vëzhgues serioz, i përkushtuar, si specialist plot dije dhe kompetencë profesionale. Lexuesi do të konstatojë se autori nuk bën kompromis me të vërtetën. Ka kurajon, kulturën, formimin dhe guximin t’i  thotë gjërat troç, siç janë realisht, siç i perception dhe përjeton. Ai konstaton se ç’ndodh përreth dhe pse ndodh, përpiqet të depërtojë në shkaqet, duke dhënë edhe perspektivën dhe zgjidhjet alternative më të mira, sipas gjykimit të tij. Kjo e bën pjesëmarrës aktiv të zhvillimeve dhe njëkohësisht personalitet të shquar të jetës akademike, politike e sociale të vendit, që mban mbi vete përgjegjësitë qytetare për të kontribuar për ndryshimin e situatave.

Carpe diem shquhet edhe për tematikën tepër të larmishme dhe veçanërisht tërheqëse. Nis me çështje të karakterit teoriko-filozofik dhe politik, ku spikat formimi i gjerë dhe i thellë i autorit për rryma dhe shkolla filozofike, sociologjike e politike si dhe për qëndrime ose sisteme politiko-shoqërore që ekzistojnë ose që kanë qenë eksperimentuar në të kaluarën. Ato i vështron jo thjeshtë si interes akademik e kulturor, por si mundësi për të kritikuar qëndrime të gabuara, formime a pikëpamje të individëve të caktuar dhe për të ndihmuar në vlerësime dhe gjykime objektive.Fushë e preferuar e tij është ajo në të cilën është rikthyer para më shumë se një dekade, arsimi, shkenca si dhe reforma që duhet ndërmarrë që të përmirësohet gjendja e tyre. Vështruar në prizmin e zhvillimeve më të fundit ato çka thotë prof. Tarifa duken më se mase aktuale. Ai denoncon gjendjen ekonomike në vend, thekson dhe stigmatizon varfërinë e theksuar intelektuale, që duket e mbuluar nga një fasadë sloganesh. Ka guximin ta identifikojë atë dhe, për ta evidentuar edhe më mire, e sheh dhe e gjykon në planin krahasues. Keqardhja është e madhe dhe sinjali për largimin e trurit, fatkeqësisht i vërtetuar veçanërisht së tepërmi vitet e  fundit, alarmues.Autori ndalet edhe në fusha të tjera, preferenca të natyrës, karakterit dhe formimit të tij profesional, të tilla si politika, politikanët, përgjithësisht gënjeshtarë, siç i cilëson ai, Tirana, Kosova të vështruara në vorbullën e një stine verore, Ballkani gjithashtu i shoqëruar me problematikat e veta komplekse dhe të ndërlikuara, që përligjin epitetin “fuçi baroti”, OKB, OSBE, NATO, BE,  strategjitë dhe partneritetet politike të Shqipërisë etj.Libri mbyllet me ata që përpiqen të çojnë dëm jo pak gjëra të dobishme, brejtësit e fshehur gjithë frikë në errësirën e ndotur të gjirizeve, me minjtë e neveritshëm të portaleve. Nga strofulla e tyre e anonimatit, ata nxjerrin herë pas here kokën dhe mendojnë të kompensojnë mjerimin shpirtëror e intelektual, duke përbaltur këdoqoftë që ka guximin dhe qytetarinë të kritikojë individë, fenomene, politika, taktika, strategji e zhvillime që s’ecin siç duhet. Të trembur nga përballja me dritën e diellit, të mbushur me zili dhe paburrëri, shigjetojnë nga llogore të maskuara me lloj lloj emrash, fyejnë e shpifin për të dekurajuar më kot lirinë e shprehjes dhe guximin për të ndryshuar e koregjuar fenomene problematike që shfaqen gjatë ecjes përpara të shoqërisë demokratike shqiptare. Libri i mrekullueshëm dhe i jashtëzakonshëm i prof. Fatos Tarifës, vjen si një tjetër kontribut i vyer i tij, në pasurimin e fondit bibliografik të shkencave sociale dhe do t’iu shërbejë studiuesve, pedagogëve të universiteteve, mësuesve të shkollave, studentëve dhe lexuesve të interesuar.

Share This Article
8 Comments
  • Hahaha. Sot na shkruan Coli per Lolin dhe neser do kemi nga buqete me lule ne forme shkrimi nga Loli per Colin. Jeni bere si redaksia e gazetes MAPO, te gjithe te vaditur nga shurra e Naimit, jo atij te madhit nga Frasheri, por atij nga Labinoti I Fushes.

  • Po cfare mut studiuesi qenka ky Tarifa qe urren gjuhen letrare shqipe dhe perdor gjuhen e huaj per komunikim me shqiptaret?
    Harram qumeshti i nenes o Tarifa!
    Cfare do me thene KAR pe die-m?

  • Ksenofon argjiro a krisafi si ta thone Mos mbro kot nje brez qe i ka ikur koha kemi mijra studente qe kane mbaruar ne perendim per shkenca shoqerore dhe vecanerisht per sociologji politike dhe ky eshte nje fat i madh per kombin hapini rruge brezit te ri qe nuk ka qene ndonje here i indoktrinuar mesimet e partise

  • Bravo Ksenofon,qe ende vazhdon të jesh modern dhe ko cinik si shumë të tjerë ne k[to blode plerash.Fatosi është ai që shkuan ti.Po pse edhe më shumë se sa shkrimi.Fatosi ka qënë mbi të gjitha njeri,pedagog,udhëheqës studimi,shkencëtar(tituj nuk i ka marrë në epokën e Berrishës dhe të Ramës),diplomat,rektor etj.Ne nuk e duan veten dhe shajmë te mënçurit si gjithnjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *