Çasti…

J L

O çast që më ke ikur,

O çast që prapë më vjen,

Më lë qiri të fikur,

Pastaj vullkan më gjen.

27.8.1999

 

Pa titull…

 

Dyzetë vite të trazuar,

Rrojta dhe s’e nxiva faqen,

O sa shumë paskam jetuar,

Mes jush që urreni paqen!…

27.10.1999

 

 

 

Pa titull…

 

Të shikoj e bëj çudi,

Pisllëku si s’ta zë frymën,

Më vjen keq të të pështy,

Jo për ty, po për pështymën!

27.10.1999

 

Miqve që më vdiqën…

 

O miqtë e mi, që keni shkuar,

Gjith’ buzëplasur një nga një,

E prapë më jeni të vetmuar,

Aty ku s’ndihet asnjë zë.

 

Gjoksin ma ther një mall i mprehtë,

Si thikë e helmatosur djalli,

Aspak, o miq s’e kam të lehtë,

Të mbajk në shpirt një thikë malli.

 

O miqtë e mi, që keni shkuar,

E keni tharë sy dhe pragje,

Si në një strehëz të bekuar,

Tek unë rrini nëpër vargje.

 

O miqtë e mi, që keni shkuar,

Aty ku jeta s’ka më kthim,

Më sillni, duke ju kujtuar,

Mërzi pa fund dhe pikëllim.

 

O miqtë e mi, që shpejt i tretët,

Dhe unë i gjallë njëlloj po vuaj,

Në vjeshtë, kur era rrëzon fletët,

Do vij me gaz në gjirin tuaj!…

6.4.1999

 

Kur Zoti pa në botë…

 

Kur Zoti pa në botë,

Për herë të parë,

Urreu pakufi,

Sytë ziliqarë.

 

Kur Zoti hodhi sytë,

Për nga dheu

Dhe gjashtë gjëra të tjera,

I urreu.

 

Duart që derdhin gjak,

E ngrejnë leqe,

Dhe këmbët që vrapojnë,

Veç për të keqe.

 

Dhe zemrën që të ndjell,

Veç në pusira,

Gjuhën e gjatë që pjell,

Veç pabesira.

 

Të rremin dëshmitar,

Që helmon njerëz

Atë që sherrin ndez,

Nëpër vëllezër…

 

Kur Zoti hodhi sytë,

Për nga dheu,

Të shtata këto gjëra,

I urreu…

8.09.1999

 

Miq të dashur

 

Miq të dashur që ju dua,

Ju që bëni kryq për mua,

Eni! Ku më keni lënë,

Që më gjeni siç kam qenë.

 

Ky pisllëk e kjo kolerë,

Nuk më preku asnjëherë,

Shpirti im prej qelibari,

Mbeti prapë ai i pari.

 

Ballë për ballë i dola jetës,

Në kërkim të së vertetës,

Se ç’u shova se ç’u rropa,

Nëpër shpella, nëpër gropa.

 

Po s’u ktheva, po s’u tuta,

S’kërkova shtigje të buta.

2.11.1999

Share This Article
6 Comments
  • Ke ndonjë poezi për Metën mo poet.
    Le koqen e namit, të lexonim me ëndje. Merr shembull nga Viktor Malaj dhe analistët e tjerë të nderuar të kesaj gazete, si shkon e bie në atë batak??

  • “Ky pisllëk e kjo kolerë,
    Nuk më preku asnjëherë,
    Shpirti im prej qelibari,
    Mbeti prapë ai i pari.”
    Qoft unë ashtu dhe të gjithë opinjoni patëriotik shqiptar jemi të bindur se nuk tundet lisi madhështor Arben Duka nga istikami.U habita për ato zhgaravinat ku lavdëroje hajdutin Ilir Meta ,por u zhduk shpejt nga gazeta.faleminderit poet i madhë.

  • O Duka! Fillo bëj vargje për Ramën dhe Enverin se kështu fillojnë prapë adhurimet e komunistëve ndaj teje si bejtexhi i madh që je, e që të quajnë poet i madh. Ç’poet zeza?Duhet ta ndash mendjen me kë je: Me Like danezin, me Ramën, me koqet e Enverit apo me Zotin? Asnjë nga këta nuk ka lidhje me Zotin apo me të vërtetën. Por sigurisht që po iu lëpive njërit prej këtyre, pra Ramës apo Likes mund ta fitosh bukën e përditshme. Po bëre si komunist që i bën vargje koqeve të Enverit, prapë e ke një post gati këtu te Dita. Sa për Zotin, ti e di që provat janë sheshit dhe bëjnë sikur nuk iu plas, sidomos politikanëve. Siç thua edhe ti, shtigjet janë të mbyllura, por do kapur çasti, se lëpirja e ka faqen e zezë por nuk të lë pa gjë.

  • OOOO@MOLLA E HELMIT !
    Nga inati kundër poetit madhë revulicionar të pa përkulur si mali Korabit i veshur gjithmon me të baradha ,ju porosis mos prisni se do të dorzohet ju bashkëpuntor të fashizmit e sharlatanë që sulmoni poetin ,por më mirë pritni damarët dhe pini gjakun e njëri tjetrit ,në orgjinë e fundit ,të organizuar për nderë të kufomës Sali Ram Berisha ,L.Basha ,I lir Meta ,Monika ,futuni dhe ju militarucët me këtë rastë në arkivol me ta ,për humbjen e thellë të zgjedhjeve ardhëshme të 25 prillit v. 2021.Ngushllime për krizën e madhe që ju pret ju sharlatan të kapitalizmit gjykatar,dhe nuk gjeni dot shpëtim mbi tokë.

    • O fteri, o kokëloqe që nuk di diferenën midis të mirës dhe së keqes, unë nuk e rruaj trapin as nga Saliu e as nga Meta, nga asnjëri, e as nuk i thurr vargje koqeve e Enverit siç bën bejtexhiu Duka. Dhe as më plas fare se kush fiton në 25 prill se të gjithë hajdutë janë. Ti ftero vazhdo lëpiu Ramës se mbase të hedh ndonjë kockë. Po të duash ti vazhdo adhuro edhe koqet e Enverit. Gomar leshi!

  • O fteri o kokëloqe. Unë nuk i lëpihem asnjërit o gomar leshi. S’jam si puna jote apo Dukës. Nuk e ruaj trapin as për Metën, as për Berishën e as për njeri. O debil kokëtrashë që nuk di diferencën midis të mirës dhe së keqes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *