Çavusoglu: Në Shqipëri ka strukturë FETO, kemi dërguar emrat e personave

Ornela

Turqia pret që Shqipëria të largojë nga vendi të gjithë gylenistët e FETO, që shteti turk e konsideron organizatë terroriste.

Nga Tirana, ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu u shpreh se në Shqipëri ka një strukturë të organizuar të organizatës FETO, që është e përqendruar kryesisht në sistemin arsimor.

Ministri turk kërkon nga qeveria shqiptare që të mbyllë institucionet e organizatës FETO, ashtu sikurse Turqia nuk strehon në vend terroristë nga Shqipëria.

Është e dobishme të shikojmë se si funksionin organizata FETO. Shqipëria pas atij grushti shteti ka treguar shembull solidariteti ndaj Shqipërisë. Por ka një strukturë FETO tepër serioze në Shqipëri në çdo fushë. Edhe si në vendet  e tjera, kanë përdorur sistemin arsimor dhe kanë depërtuar shumë mirë brenda në sistemin shtetëror. Kjo organizatë terroriste është një kërcënim i hapur dhe i madh kundër Turqisë. E dimë që këtu ka elementë të FETO dhe ne presim diçka nga Shqipëria mike.

Presim që të mbyllen institucionet që zhvillojnë veprimtari anti-turke në Shqipëri. Ata mund të bëjnë çdo gjë. Ne nuk strehojmë asnjë terrorist që mund të vijë nga Shqipëria. Këtë presim edhe nga miqtë tanë. I kemi dhënë listat me emrat e tyre dhe të personave me të cilët ne kërkojmë ekstradimin e tyre”, u shpreh ministri turk Çavusoglu.

Çavusoglu premtoi ndërtimin e disa shkollave në vendin tonë.

Do të ndërtojmë shkolla të reja në Shqipëri për të ngritur nivelin e arsimit. Nuk do të pranojmë vetëm studentë nga Shqipëria, por dhe nga rajoni”, tha ministri turk, i cili shtoi se “marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Turqi po zhvillohen çdo ditë”.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ministri i Jashtëm turk do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Do dale kryeministri Edi Rama e do ta quaje FAKE kete deklarim te turkut per FETO dhe ta padise te Arta Marku per shpifje.

    • Turqit rraca e ndyre qe e kne shkelur vrare e sakatuar shqiperine per 500 vjet rresht. Turqit kane vjedhur pasurin kombetare te shqiperise per shekuj.
      rraca me e poshter ne bote.
      Shteti me diktatorial ne bote.
      Ptu… rraca e qelbur turke. Keta as duhen lejuar te vijne ne shqiperi. por kemni kryeminstra kalapuca qe e harojne historine dhe pesimet dhe sjelljet e vuajtjet e te pareve qofte nga Turku qofte nga Serbia.
      Ujku Qimen E Nderron Por Zakonin Se Harron.

  • Akoma vazhdojne keta anadollake te na tregojne ne se cfare duhet te bejme? Shkoni ore pirdhuni andej nga keni ardhur dhe bejeni aty luften tuaj politike. He pik e zeze. Kujtojne se na kane ende pjese te perandorise.

  • Ik or legen se ju jeni injorante mos na cani trapin po’ legeni me i madh eshte pallosh Rama qe merret me ju ky eshte problem Turk dhe Jo shqiptare mos na cani trapin ikni nga shqipria gylenistat dhe erdoganistat dhe lejini rehat shqiptaret se jemi 2000vjet para si kulture nuk kemi nevoje per injorancen tuaj anadollak koktrashe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *