CDC për udhëtimet: Shqipëria në kategorinë e vendeve me rrezikshmëri të lartë infeksionesh

Amelda Amelda

Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zhvendosën ditën e sotme 22 vende në kategorinë e udhëtimeve me rrezikshmëri shumë të lartë për shkak të Covid-19.

CDC vendos një destinacion në Nivelin 4 kur më shumë se 500 raste për 100,000 banorë rezultojnë pozitive në 28 ditët e fundit. Mes këtyre vendeve rezulton edhe Shqipëria. CDC këshillon që të shmangen udhëtimet në vendet e Nivelit 4.

22 destinacionet e reja në Nivelin 4 janë:

– Shqipëria
– Argjentina
– Australia
– Bahamas
– Bahrein
– Bermuda
– Bolivia
– Ishujt e Virgjër Britanikë
– Kepi Verde
– Egjipt
– Grenada
– Guajana
– Izrael
– Panama
– Katar
– Shën Kits dhe Nevis
– Shën Lucia
– Sao Tome dhe Principe
– Shën Marten
– Surinami
– Ishujt Turks dhe Kaikos
– Uruguai

Nga Evropa vendi ynë ishte e vetmja hyrje e re në Nivelin 4 këtë javë. Ndërkohë disa shtete të tjera europiane që janë pjesë e Nivelit 4 të CDC-së prej kohësh janë:

– Franca
– Gjermania
– Greqia
– Islanda
– Irlanda
– Italia
– Spanja
– Mbretëria e Bashkuar

Me shtimin e 22 destinacioneve të reja, lista e Nivelit 4 tani tejkalon më shumë se 100 vende.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *