Beteja e Beratit (1455) ishte e vetmja betejë e Skënderbeut që nuk pati sukses.
Në qershor, ushtria shqiptare rrethoi qytetin e Beratit dhe u dha osmanëve një afat prej 11 ditësh për t’u dorëzuar.
Por në krye të një pjese të forcave Skënderbeu shkoi drejt jugut për të çliruar një kështjellë tjetër më të vogël.
Ndërkohë trupat e Isa bej Evrenozit duke përfituar nga tradhtia e M.Golemit me një marshim të shpejtë arritën afër Beratit dhe i goditën në befasi forcat shqiptare të shkujdesura, nën komandën e Muzak Topisë, kunati i Skënderbeut.
Ushtria shqiptare pësoi disfatë shumë të rëndë.
Vetëm kthimi i Skënderbeut, në krye të grupit të vogël të ushtarëve që kishte me vete, bëri të mundur që ushtria të mos asgjësohej tërësisht dhe të tërhiqej me humbje të rënda nga rrethinat e Beratit.
n.s. / dita
Mos ja vishni Moisi Golemit kete disfate.Shkoni lexoni Historine e Skenderbeut.