Fshati që vriste vjelësit e taksave

anazapta

Leshnja është fshat në rrethin e Skraparit, rrëzë shpatit lindor të malit të Gostenckës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Trubëhovë.

Është fshat që ka ekzistuar prej shumë kohësh dhe emri përmendet në forma të ndryshme në disa tekste të historisë.

Konkretisht, gjurmët e kulturës ilire dëshmojnë se Leshnja është banuar që në kohë të lashta.

Në burimet e shkruara për herë të parë, Leshnja përmendet më 1424 kur banorët protestuan kundër vjeljes së taksave të avarizit e të bedeli nuzulit.

Puna e kundërshtimit të taksave e ka vënë shpesh këtë zonë në vëmendje në kronikat otomane.

Në mars 1714 banorët e zonës vranë xhizjedarin dhe vjelësin e taksave së asaj kohe.

Para ‘90-s drejtimi kryesor i ekonomisë ishte prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta.

Sot është fshat i braktisur si shumë të tjerë në Shqipëri.

n.s. / dita

Share This Article
2 Comments
  • Nga keto perralla gjen per cdo lagje fshati e jo me per fshat, kush eshte kuptimi i i ketij shkrimi idiot.
    Ky fshati permendet qe ne kohet e “lashta” me emrin Lesh, pa thene ndonje gje per te, nga kohete e leshta shkrimi hidhet direkt ne vitin 1424 dhe me vone ne vrasje, pas 300 vjetesh ne 1714. Mos i ka vrare stergjyshi i Kokekatrorit Like.
    Futja pordhes.

  • Fshat norvegjez ose neozelandez !!! Nje vrasje ne 1424 dhe tjetra mbas 290 viteve ne 1714 ???.Bravo …..sikur skrapalinjte te ishin norvegjez.Nuk ka si rakia e Oslos !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *