“Vend i vogël me zemër të madhe”. Miqtë i thanë “mos shko atje se do të vrasin”, historia shqiptare e belgut De Smet

Amelda Amelda

 

Belgjika përshkruhet si një nga vendet ku mediat shkruajnë dendur mbi mafian shqiptare, kryesisht grupe të trafikut të drogës që njihen sidomos në qytete si Antwerp.

Ky fenomen ka krijuar paragjykime te shumë belgë, por njëri prej tyre u përpoq të dilte përtej këtyre paragjykimeve dhe ta njihte Shqipërinë nga afër. Madje të shkruante edhe një libër për të.

Belgu De Smet e njohu Shqipërinë rastësisht dhjetë vjet më parë pasi kishte dalë në pension.

“Para se të largohesha për në Shqipëri, të gjithë më pyetën se çfarë dreqin do të bëja atje. Mund të të qëllojnë në çdo cep të rrugës”, ishin zërat që u ngritën kundër meje.

Por në fakt asnjëra prej këtyre nuk rezultoi e vërtetë.

“Asnjëherë më parë nuk kisha takuar njerëz kaq miqësorë, megjithëse kushtet e jetesës për shumë njerëz ishin të vështira dhe kishte plehra gjithandej, apo infrastrukturë të keqe rrugore”, citojnë mediat belge, zotin De Smet. 

“Vetëm për shkak se një numër emigrantësh janë të përfshirë në akte të paligjshme dhe kriminale nuk do të thotë që një popullsi e tërë duhet të kategorizohet si e kriminalizuar”, thekson ai.

De Smet nisi ta përdorte internetin për të raportuar “gjërat më pozitive të këtij vendi, veçanërisht për shqiptarët të cilët fillova t’i respektoja gjithnjë e më shumë.”

Ai madhe u thellua në gjuhë dhe histori. “Kam kuptuar arsyet e prapambetjes ekonomike dhe sociale. Si në shumicën e rasteve, shqiptari i zakonshëm nuk ishte shkaku i mjerimit. Dhe ky mjerim po bëhet gjithnjë e më pak i dukshëm. Vendi ka pësuar një metamorfozë”.

Autori ua rekomandon të gjithëve që ta vizitojnë, përfshirë edhe fëmijët.

“Për dhjetë ditë ju mund të njihni të gjithë Evropën, si të thuash, falë shumëllojshmërisë së madhe në atë vend të vogël. Po ashtu vera dhe ushqimi janë shumë të mira”, shprehet ai.

Pasi pandemia e koronavirusit përfshiu botën mbarë, miqtë i këshilluan belgut që të shkruante një libër për Shqipërinë dhe ai shkroi librin ‘Në hije. Një kërkim për origjinën, gjuhën dhe identitetin e shqiptarit’.

“Është një përpjekje për të krijuar një kuriozitet të shëndetshëm për një vend të vogël me një popullsi të vogël, por me një zemër të madhe që meriton admirimin tonë”, shkruan autori belg.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • …..nuk eshte vendi i bandave kriminale, por banda ne vendin e krimineleve!!!
    Mjafton te vezhgosh trafikun ne rruget “autosrada”, per te kuptuar se sa kriminele ne parakalime ke!!!!
    95% e shofereve jane kriminele, ne nje vend kriminelesh, me profesionist kriminele ne krye te vendit te bandave.
    Vetem rruget shiko, leri spitalet e sgkollat e gjykatat e komisariatet…….si shkon puna andej ?!?!

    ik por..o belg se qenke nje kaqol !!

  • Ke “shkel” Shqipërinë në kohën e saliviçit.
    Tash të kërkoj ta vizitosh pas 10 vitesh Shqipërinë.
    Do të duhet të shkruash disa vëllime që të mundësh të tregosh ndryshimin. Bravo.

  • Pikepamja e nje turisti nuk eshte as e plote dhe as reale. Belgu ka ardhur me pensionin nga vendi i tij dhe eshte e qarte qe te gjithe sillen mire me te sepse eshte klient qe paguan. Por ne se do te futej ne marredhenie pune do te haste ne veshtiresi qe ai nuk mund ti kuptoje si turist. Psh do te kete te beje me tatim taksat, gjobat e tyre, kontrollet e inspektoreve, do te kete probleme me qiradhenesin sepse nuk eshte i ndershem, probleme me bankat dhe permbaruesit, probleme me klientet sepse vonojne pagesat ose nuk paguajne, probleme me furnitoret per cmimet, per peshen, cilesine, probleme me doganat, me policine rrugore, probleme me aforfete e Kesh, probleme me komshinjte qe mund te theresh per ndonje parkim, me probleme te pronesise per token, per dyqanin etj… Le pastaj nese merr apo jep borxh dikujt apo nese duhet te shkosh ne gjygj per te mbrojtur nje te drejte…atehere do te kthehej ne Belgjike i tmerruar. Shqiperia nuk eshte vend i lehte. Duhet shume aftesi dhe nuhatje per ta kuptuar dhe jetuar kete vend. Disa e kane dhe jetojne ne Shqiperi. Disa te tjere nuk e mesojne dot dhe largohen nga ky vend me mijra cdo vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *