Çdo ditë 15 shtrime në spital, mjekët: Kërkojnë ndihmë pas ditës së dhjetë nga infektimi, kur virusi ka hyrë në mushkëri

J L

 

Ndonëse ka një numër në rritje të qytetarëve të infektuar me Covid 19, duket se ka rënie të personave që shkojnë për t’u trajtuar në spitalet Covid.

Në këtë periudhë shtrohen mesatarisht 15 pacientë në ditë.

Ajo çfarë thonë mjekët është se qytetarët shkojnë pas ditës së dhjetë kur janë prekur nga Covid, gjë që u rrezikon jetën, pasi virusi i patrajtuar në këtë fazë ka prekur mushkëritë.

Një pjesë e të infektuarve nuk nisin as terapi gjatë qëndrimit në shtëpi, kurse të tjerë bëjnë trajtime jo shumë efikase duke e konsideruar Covidin si grip të zakonshëm. Por i tillë nuk është.

Omicron, i pranishëm në Shqipëri pritet të rrisë numrin e të infektuarve dhe në janar pritet një tjetër valë që e frikëson sistemin spitalor.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *