Ora e Çamërisë vazhdon, sepse ora e historisë, edhe pse lëviz ngadalë, nuk pushon asnjëherë
Nga DHIMITËR SHTËMBARI
Të detyruar nga shtypja sistematike greke, shpërngulja e shqiptarëve prej trojeve të tyre stërgjyshore në Çamëri vazhdoi valë – valë në dekada të ndryshme. Vala e tretë e një shpërnguljeje të tillë, me përmasa tragjike, ka ndodhur në periudhën mes viteve 1939 – 1945.
Historia na bën të dijtur, se në mëngjesin e 24 shtatorit të vitit 1944 Filati ra në duart e xhelatit Napoleon Zerva! Vetëm në dy ditët e para u therën dhe u vranë 259 banorë të pafajshëm të Filatit dhe 157 banorë të fshatit Spatar! Gjëmë e pashembullt. Për t’i shpëtuar masakrave të përbindshme, banorë të shumtë të Çamërisë lanë mbas shtëpi e katandi dhe morën me vete dhimbjen në rrugën për t’u shkëputur përfundimisht nga vendlindja.
Mjaft prej shqiptarëve çamë shkuan e u vendosën në Lushnje dhe në fshatra të ndryshme të këtij rrethi. Janë të shumta familjet e fiseve të ndryshme çame që gjetën mbështetje vëllazërore në Myzeqenë e Lushnjes. Mes tyre mund të përmënden familjet e fiseve Demi, Sheme, Çeço, Nurçe, Ahmeti, Mehmeti, Taka, Gjyzeli, Sadiku, Xhaferri, Aliko, Aliçka, Beqiri, Hyseni, Kasemi, Omeri, Zeqiri, Staro, Shaho, Iljazi, Qerimi, Gazheli, Isufi, Hasani, Dako, Karafili, Shaqe, Muharremi e të tjerë.
Janë të shumta në Lushnje këto fise, sepse, në një farë mënyre, kanë tërhequr njëri – tjetrin, nga që kanë gjetur mikpritje. Disa familje janë vendosur në qytet, ndërsa mjaft të tjera – në disa fshatra; në Kolonjë, Saravë, Gramsh, si dhe në disa sektorë të ish Ndërmarrjes Bujqësore “29 Nëntori”, në Dushk, Plug, Rrapez, Grabjan etj.
Objekt i shkrimit tonë do të jetë Hysein Sheme me katër djemtë dhe dy vajzat e veta nga fshati Spatar, nga ky fshat i Çamërisë, ku Gjenerali sadist Zerva masakroi plot 157 banorë!
Duke shkruar për këtë familje na bëhet sikur u bëjmë homazh tërë atyre familjeve të nderuara çame, që u përfshin në gjirin e ngrohtë të myzeqarëve mbas tërë atij kalvari të gjatë vuajtjesh të shkaktuara prej qarqeve më të errëta greke.
Lindur e rritur në Spatar të Filatit të Çamërisë
Hysein Sheme pat lindur në fshatin Spatar, një fshat i bukur fare pranë Filatit. I ati i Hyseinit, Xhevizi, merrej me shitje mishi. Ishte tepër korrekt dhe i ndershëm me bashkëpunëtorët e vetë. Falë zgjuarësisë dhe aftësisë që kishte si menaxherë, kishte arritur të merrej edhe me tregtinë e lëkurëve të bagëtive, madje nga kjo lloj tregtie fitonte jo pak.
Siç tregon nipi, Prof. Selam Sheme, gjyshi i tij, Xhevizi, kishte ndërtuar një shtëpi dykatëshe për t’ia patur zili. E ka me djersën e ballit, shpreheshin bashkëfshatarët e vetë, por.. ç’thoshnin të tjerë, sidomos zyrtarë vendorë grekë! Flasin shqip! – shpreheshin. – qendrojnë fort në supet e njëri – tjetrit! Janë të rrezikshëm, sepse mëndjen e kanë t’i bashkohen Shqipërisë!
Sikundër vet Xhevizi, edhe i biri, Hyseini, iu kushtua biznesit të prodhimeve blegtorale. Edhe Iljaz Kotorri nga Filati, një sahatçi me shumë emër në ato anë, ndihej krenarë pse ishte shqiptar.
Edhe pse i ruheshin provokimeve greke, zëri i brëndshëm i ndërgjegjes kombëtare pjesëtarëve të familjes së Xhevizit u bënte thirrje që të kontribuonin për kombin e vetë. Në shtëpinë e kësaj familjeje hynin e dilnin atdhetarë, që u qante zemra për Shqipërinë. Edhe pse shikonin vetëm punën e tyre, babë e mirë, Xhevizi e Hyseini, e ndjenin së brëndshmi urrejtjen që ushqehej ndaj tyre nga autoritetet greke. Në kushtet e terrorit ndaj shqiptarëve, pjesëtarët e familjes Sheme zgjodhën të ndiqnin vetëm rrugën e nderit. E dëshironin pasurinë, por zgjodhën Shqipërinë.
Njëri djalë i Xhevizit, Jonuzi, domethënë vëllaj i Hyseinit, u përfshi në një nga batalionet e Çamërisë. Madje, pat marrë pjesë trimërisht në luftën 55 ditore të Sarandës kundër pushtuesve të huaj.
Me laçka e plaçka në krah, shpërnguleshin prej vendlindjes
Në kulmin e egërsisë së qarqeve shoviniste greke, fshati Spatar, sikundër thuajse e gjithë Çamëria në shtatorin e vitit 1944 u përfshi nga flakët e zjarrit. Çmënduria e forcave zerviste nuk po njihte kufi. Vrisnin e internonin shqiptarë, ndërkohë që u digjnin dhe u shembnin shtëpitë!
– Do të largohemi nga këtu, – kishin vendosur si familje. – Të paktën, të shpëtojmë kokën.
Kishin vendosur disa plaçka mbi kuaj, kishin vënë delet përpara dhe… drejt Konispolit. Por edhe ky qytet ishte në shenjestrën e grekëve. Në këto kushte vazhduan rrugën dhe e mbajtën frymën në Delvinë. Sidoqë këtu u pritën shumë mirë nga vendasit, nuk iu bëhej e mirë. Sepse kishin nevojë për kullotë, siç kishin nevojë edhe për strehim.
– Të shtyhemi më tej, – patën thënë në familje. – Ku të ndihemi më rehat, aty do të qendrojmë.
Me plagë në zemër, me lot në sy dhe me kokën pas për shkak të shkëputjes me dhunë nga vendlindja, pjesëtarët e familjes Sheme vazhduan të kalonin fshat më fshat, deri sa më në fund mbrritën në Lushnje.
– Këtu do të mbështillemi, – patën vendosur si familje.– Vërtet vend i varfër, për më tepër malarik, por këtu mund të mbahet bagëti dhe ku, veç përkrahjes prej vendasve, do të mund të gjejmë edhe mbështetjen e shoqi – shoqit.
Dhe kështu vepruan.
Në shtëpinë e Mit Pukës, si në banesën e vëllait të tyre
Me të mbrritur në qytetin e Lushnjes, Hysein Sheme u paraqit në zyrën e Komitetit Ekzekutiv të rrethit.
– Vijmë nga një fshat i Çamërisë të dëbuar me forcë nga grekët, – u qe drejtuar Hyseini atyre të Komitetit, – prandaj…
Nuk ishte hera e parë që ky Komitet pranonte e strehonte banorë çamë të ardhur në ato kohë shumë të vështira për ta. Të gjendur para një kërkese të një qytetari shqiptar të ardhur nga Çamëria, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit detyrohet t’u gjejë strehim të përkohshëm në banesën e atdhetarit Mit Puka.
– Babaj na pat treguar, se sa kohë që ai me tërë familjen e vetë pat banuar në shtëpinë e këtij mikpritësi myzeqar, – na thotë djali i Hysein Shemes, Selmani, – dëgjuam vetëm fjalën e ëmbël dhe këshillën e mirë prej Mitit dhe pjesëtarëve të tjerë të kësaj familjeje.
Koha rridhte me shpejtësi dhe familja e Hysen Shemes dalëngadalë do të forcohej ekonomikisht dhe, kësisoj, do të siguronte banesë më të mirë dhe mirëqënie më të lartë.
Vetkontrollohej përmes edukatës qytetare
Do të kalonin disa vite dhe Hysein Sheme do të vazhdonte profesionin me të cilin e kishte filluar jetën në vendlindje, atë të kasapit. Fillimisht do të punonte në qytet, ku shumë shpejt do të miqësohej me mjaft myzeqarë. Do të shkojmë të blejmë mish te çami, sepse ta jep pa hile, dëgjohej të thuhej nga shumë qytetarë. S’duhet të kesh merak për cilësinë e mishin edhe pse dërgon fëmijën për të blerë te Hysein Xhevizi, shpreheshin të tjerë.
Dhe në fakt pohonin një të vërtetë. Xha Hyseini, siç do ta thërrisnin mjaft myzeqarë, nuk bënte asnjë dallim te blerësit e vetë.
Erdhi një kohë dhe Hysein Shemen e lëvizën nga qyteti dhe e dërguan shitës mishi në sektorët e Ndërmarrjes Bujqësore “29 Nëntori”. Nuk bëri asnjë fjalë. Ashtu, i heshtur, por i dhënë shumë mbas punës, që herët në mëngjes e gjeje nëpër sektorë.
Siç kam pas rast të mësoj nga ata që e kanë pas njohur nga afër, Hysein Sheme ishte psikolog. Qytetarin që i vinte përpara e shihte jo thjesht si një blerës të rëndomtë, që do t’i merte lekët në shkëmbim të mishit që do t’i jepte, por e shikonte edhe si një qytetar të shoqëruar nga nevoja dhe halle.
Është njëri i vuajtur Hyseini, prandaj vepron kështu, dëgjohej të thoshnin me njëri – tjetrin njërëzit që kishin pasur rast të blenin te ai. Thoshnin të vërtetën.
Hyseini ishte nga ata njerëz, që tjetrin e vlerësonte sikur ta kishte pjesëtar të familjes së vetë.
Si një lule e bukur me gjashtë petale
Korrekt me ligjet e shtetit, gjithë edukatë në veprimet për të reflektuar normat morale dhe tepër i afruar me njerëzit Hysein Sheme arriti të bëhej një figurë e respektuar jo vetëm në qytet, por edhe shumë më gjërë.
Së toku me bashkëshorten e vetë, Biden, krijuan një familje të shëndoshë që në Lushnje merrej si shëmbull i harmonisë bashkëshortore. Pa lindën e rritën gjashtë fëmijë, katër djem e dy vajza, njëri më i mirë se tjetri..
Njëri djalë do të ishte Qaniu, i cili, në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, do të bëhej një nga specialistët e mirënjohur të bujqësisë në rrethin e Lushnjes.
Djali tjetër do të ishte Zaloja, që do të mbaronte arsimin e lartë pedagogjik për mësimdhënie. Për merita të padiskutueshme, pat arritur deri edhe drejtor i shkollës së Fier – Sheganit.
I treti djalë ishte Selmani, i cili, pasi mbaroi shkëlqyer shkollën e mesme, kreu po shkëlqyer edhe arsimin e lartë për histori – gjeografi. Dhe menjëherë do të emrohej pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës. Tanimë është me titullin Profesor Doktor, pedagog në Universitetin e Tiranës..
Djali i katërt, ai i pleqërisë siç shprehen në Myzeqe, është Skënderi. Ky mbaroi për inxhinieri dhe për mjaft vite ka qënë specialist në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit. Për disa kohë qe drejtues në Kadastrën e Lushnjes.
Ato që e patën zbukuruar familjen e Hyseinit ishin sidomos dy vajzat e tij të mrekullueshme, Zelihaja dhe Ilbishani.
Lules familjare të Hyseinit i dhanë bukuri gjashtë petalet – fëmijë.
I dashuruar mbas librave, i shkëlqyer në mësime
Sikundër shënuam diku më lart, Qaniu ishte djali i madh i Hysein Shemes. Rastisi ta kalonte fëmijërinë në një periudhë, që nuk do të ishte e lehtë për ekonominë e familjes Sheme. Sidoqoftë, kasapit çam të Lushnjes nuk i kishin perënduar ëndërrat. Më parë se për punën, mendonte për fëmijët.
E nisi Qaniun nëpër shkolla. Pasi mbaroi shtatëvjeçaren, në vitin 1963 ky djalë mbaroi edhe arsimin e mesëm. Nuk e pati të lehtë të vazhdonte studimet e larta në Tiranë, nga që nuk ishin të mjafta kushtet ekonomike.
Me t’u hapur në Lushnje Filiali i Institutit të Lartë Bujqësor të Tiranës, djali i madh i kasapit çam do të ishte ndër studentët e parë. I zgjuar prej natyre, Qaniu do të mbaronte me rezultate shumë të larta. Diplomën ia pat dorëzuar në duar vet drejtori i Filialit, Doktori i Shkencave, Piro Dani.
Erdhi një kohë, që në Filialin e Lushnjes kërkohej një pedagog për të dhënë lëndën e Agropedologjisë.
– Përse t’ju dërgojmë pedagog nga Tirana, – kishte thënë rektori i Institutit të Lartë Bujqësor të Kamzës. – Ju keni një student që aty ka mbaruar me nota shumë të larta. Në qoftë se vërtet i ka reale ato nota, atëhere shumë mirë mund ta aktivizoni si pedagog këtë ish student tuajin.
Dhe Qaniu për disa vite ka pas qënë pedagog i jashtëm i Filialit Bujqësor të Lushnjes.
Në hapat që hidhte linte gjurmët e jetës
I ndarë nga jeta prej disa vitesh, Qani Sheme kujtohet me shumë respekt jo vetëm nga shokët dhe kolegët e vetë, por edhe nga një numër jo i vogël njerëzish të tjerë, me të cilët atë e lidhte puna.
Disa vite Qaniu punoi si studiues në Institutin e Kërkimeve Bujqësore të Lushnjes, ku drejtor i këtij institucioni ka qënë shkencëtari Koço Dhima. Siç kish pas bashkëpunuar vite më parë edhe me shkencëtarin e bujqësisë Aqif Dabulla, në vitet tetëdhjetë djali i Hysein Shemes vazhdoi të punojë përkrah shkencëtarëve të tjerë të bujqësisë, si Skënder Gozhita, Alfred e Zhaneta Xhomo, Arjan Babo, Jorgo Shkodrani, Elham Manaj, Naun Prifti, Vladimir Bano e të tjerë.
– Veprimtaria shkencore e Qaniut ishte e heshtur, por shumë rezultative, – na thotë një ish punonjëse e Laboratorit të Institutit të Kërkimerve Bujqësore. – Për Të nuk kishte tetëorësh. Atë e gjente dielli në fushën eksperimentale dhe e linte, në mbrëmje, po në atë fushë…
Erdhi një kohë, që për nevoja emergjente Qaniun ta emronin specialist në Drejtorinë e Ujrave. Ndryshe nga ç’ndodhte më parë, tashmë në këtë ndërmarrje u vu më shumë rregull e disiplinë. Sepse Qaniu lëvizte më këmbë tërë ditën, filluar nga rezervuari i madh i Thanës e deri tutje, në Karavasta. E njihte rrjetin ujitës e kullues të rrethit në pëllëmbë të dorës.
– Tani na duheni të shkoni kryeagronom në kooperativën bujqësore të Zgjanës, – i patën thënë kur e thirrën në aparatin e Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit. – E kemi problem atë ekonomi bujqësore.
Nuk dinte të thoshte “jo!” djali i Hyseinit. Shkoi. Po si? Thuajse një orë e gjysëm udhëtim më këmbë nga Lushnja në Zgjanë! Në mëngjes e në mbrëmje.
Kur ishte në prag të pensionit e caktuan merceolog në Ndërmarrjen Tregtare të Shitblerjes në Lushnje.
Bëmë baba të të ngjajë, ka thënë një i urtë. Qaniu kishte kujt t’i ngjante: babait të vetë të zgjuar e shumë punëtor – Hyseinit. Edhe tre fëmijët e Qaniut; Arturi e Ardjani, si dhe vajza – Viola, të tre me arsim të lartë, vazhdojnë të ndjekin rrugën e bukur të të atit.
Selman Sheme, personalitet në lëmin e gjeografisë
Pa as më të voglin diskutim, të katër djemtë e të ndjerit Hysein Sheme janë me personalitet në fushat për të cilat kanë studiuar. Është në nderin e kësaj familjeje të mirënjohur, por edhe të Çamërisë që të ndalemi pak më gjatë për djalin e tretë të Hysein Shemes, Prof. Dr.Selmanin.
Selman Sheme është lindur më 24 shtator të vitit 1945. Gjatë viteve 1964 – 1968 ka mbaruar studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës për histori – gjeografi. Ndërkohë, ka kryer edhe kualifikimin pasuniversitar në Universitetin e Triestes në vitin 1993. Që nga viti 1969 është asistent, ligjërues, doktor shkencash dhe profesor i “Gjeografisë Regjionale të Botës”.
Aktualisht mban ligjërata në studimet Master i Shkencave në lëndët “Gjeografi e Problemeve Globale” dhe “Hyrje në Gjeografinë Regjionale”, si dhe udhëheq magjistratura dhe doktoratura në Universitetin e Tiranës.
Për tetë vjet (1997 – 2005) ka qënë profesor i lëndës “Gjeografia Regjionale e Botës” në Universitetin e Tetovës në Maqedoni.
Si figurë e shquar shkencore është zgjedhur anëtar i Komitetit Shkencor Ndërkombëtar pranë Fondacionit “Emanuel për Jugun e Botës”, Itali. Në vitin 1994 zgjidhet nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Gjeografisë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në vitin 2013 zgjidhet anëtar i Këshillit Shqiptar të Paqës, në Prizren.
Prof. Selman Sheme është autor dhe bashkautor i 19 monografive dhe i teksteve mësimore për shkollat e larta, të mesme dhe nëntëvjeçare. Ka botuar në revista e gazeta, brënda e jashtë vendit, dhjetëra artikuj shkencorë.
Siç është bërë e dijtur, kohët e fundit ka botuar një libër me shumë vlera shkencore, titulluar “Çamëria” “Vështrim gjeopopullativ dhe etnokulturor”.
Shkurt, Prof. Dr. Selman Sheme radhitet midis shkencëtarëve më të spikatur shqiptar në fushë të gjeografisë, sikundër që përfshihet edhe mes figurave më të shquara shkencore të Çamërisë.
* * *
Shqiptarët e të gjitha viseve, ata që banojnë brenda shtetit amë, por edhe ata që banojnë në trojet e tyre në Mal të Zi, Maqedoni apo Çamëri i bashkon në NJË gjaku dhe gjuha. Hysein Sheme gjeti mes myzeqarëve vëllezërit e vetë.
Por edhe myzeqarët panë dhe njohën te i ardhuri nga Çamëria martire njëriun e mënçur, zemra e të cilit rrihte po njësoj si zemra e tyre.
Ndërsa kujtojmë 75 vjetorin e valës së tretë të spastrimit etnik të Çamërisë, atë të viteve 1939 – 1945, gjithëçka që treguam për familjen e Hysein Shemes është thjesht një fragment dhimbjeje e krenarie, i cili fare mirë do të mund të shërbente si ilustrim domethënës edhe për çdo familje tjetër çame.
Ajo që treguam në hyrje të këtij shkrimi është vetëm një fragment i shkëputur prej tërë asaj tragjedie që ngjau me shqiptarët e Çamërisë në mesin e shekullit të kaluar.
Gjithësesi, ora e historisë vërtet ecën ngadalë, por ajo nuk ndalon asnjëherë. Edhe ora e Çamërisë nuk ka për të ndaluar kurrë.

Pse flene gjume shqiptaret e Camerise?Pse nuk tundin boten?Sikur i kishin te vjedhura ato troje stergjyshore,nga i perzune me masakrime.
Jane aq te pasur sa te investojne per tu mbledhur ne demostrata ne Bruksel,ne Paris,ne Berlin,,,Tregtia u ka ecur keto 30 vite.Edhe xhaxhi Enver i favorizoi me punera ne tregti,ne vendet bregdetare,ne qytetet kryesore.Ku ju deshi qejfi atyre.Perse nuk organizohen te kthehen ne Cameri,ne trojet e te pareve?
Frika nga greku?Frika me e madhe eshte vete FRIKA.
Lini tregtine cdo fundjave dhe mblidhuni ne Qafebote,ne Kakavije,.Kollona juaj prej 350 mije Camesh do te arrije deri ne Bularat.Beniu si bene Kosovaret na 1945 deri ne 1999 dhe ZOTI I MADH DO TE MENDOJE EDHE PER JU!
I degjeneruari Demo e ke semundje e rri gjithe diten dhe shan e merr neper kembe cdo autor qe shkruan. Perfiton nga qe je anonim , se ti dredhin koqet o bushter e keqe qe te kafshon tinez.Pikerisht ndaj duhet ai ligji i Rames ta mbledh ty e portalit qe te publikon fyrjet e tua.
Me thote nje miku im cam,qe enveri i paska persekutuar camet se u denoi Teme Sejkon dhe u hoqi nenshtetesine greke.Te qahemi ne bejleret per enverin,e kemi me hak,se na burgosi e na sekuestroi te tundshme dhe te patundshme,por te qahen camet,kjo eshte pabesi.
Kemi jetuar me ta si gjithe shqiptaret dhe i njohim mire.
Ku ishte LEKU NE KOHE TE DIKTATURES,ATJE ISHTE CAMI.Gjithe Armata e shitesve,magaziniereve,NTSHUSI,Konsumi me pakice dhe shumice,rrjeti kamarier,bufetjer,furnitor,financiere,,Te gjithe ishin came.Per cudi came kooperativiste ne fshat nuk kishte,kishte punetore ferme,por jo kooperativiste qe merrnin 30 leke per dite pune.Came ne kooperativa malore nuk kishte,Came ne Skrapar,ne Permet,ne Kolonje,ne Puke,ne Diber,ne Kukes,Tropoje,nuk kishte.Came ne ndertim,minatore,metalurge,nuk kishte,se keto zanate te shkurtojne jeten.I dinte enver hoxha keto?I dinte se kishte qene tregtar vete,por donte dhe i favorizonte.
Denoi Teme Sejkon me Tahir Demin dhe nja 10 came.
Nuk besoj se Teme Sejko ishte agjent i grekeve,as i flotes gjashte amerikane,por Teme Sejko shoqeroi Hrushovin nga Vlora ne Butrint dhe beri perkthyesin.Kur Hrushovi filloi te tallej me Enverin,ai ne vend qe te perkthente,filloi te qeshe bashke me Hrushovin.Kur Hrushovi zbriti ne Butrint ja paraqiti Temen si kryeminister te ardhshem:-Ja ku e ke kryeministrin,se na cave menderen me ate kryeministrin tend kokederr!-i tha Hrushovi ne Butrint Enverit.Ketu ju pre buleta edhe Teme Sejkos.
Po Enveri ishte paranojak edhe per Nexhmijen qe ja ruajti ne kasaforte antaresine ne partine fashiste,jo per Teme Sejkon!
Tahir Demi kishte ca kusure te tjera,kur ishte kolonel ne korpusin e Gjirokastres,por nuk eshte vendi te zgjatem ketu.
Keta came qe ankohen se enveri i beri me pashaporte shqiptare,duan grepce per tu kapur kot,se enveri pashaporta greke nuk kishte,Ato qe kishte ua dha.
Ankohen camet se Enveri i strehoi neper pallate ne kat te pare!Po ja qe enveri si tregtar qe ishte e parashikoi qe katet e para te pallateve do te ktheheshin ne dyqane.Ne qe na strehoi ne kat te peste na perveloi!!!!!!
Na la dhe fukarenj.
Demo dihet qe ke punuar ne sigurim te shtetit se i di te gjitha keto. Po mjaft o funderrine qe do futesh hundet kudo. Mbylle ate goje qelbur e shko mbytu ne Shkumbin se nuk le autor pa e kundershtuar.
JETA e mesio CAMET vellezer;Si te JETOJNE !
Te pergezoj i nderuar Dhimiter Shtembari, per kete shkrim mese real per ate familie te nderuar te Cameise ardhur e bere e sukseseshme ne shqiperine NENE.
Mbrodhesi i uroj gjithe pasardhesit e 6 femijeve te te ndierit Hysein Sheme, lene ata trashegimtare qe i ben krenar me arritiet, deri kuadro te larta te shkences shqiptare. Ketu ne Toronto takoj mjaft bashke krahinore nga Cameria,si z. Rifat Kullolli,nga Suli,qe sa shkruani ju, me konfirmoj,sa shkruani Ju, i nderuar Dhimiter Shtembari, qe me ta te urojme tere te mirat, me se pari shendetin familiarisjht.
Me pelqeni me ate frazen permbyllese:-ESHTE ORA e CAMERISE- te ndjeke rrugen si KOSOVA moter.
Pershendetie dhe gezuar festat e 7-8 Marsit bashkeatdhetare kudo te ndodheni.
Diten e PV.Kosoves 17 Shkurtin e festuam shkelqyshem mes Torontos vellazerisht,mareshqiptaret.
Toronto 19-02-2019 Guri Naimit D.(Dh Xhoga)
Dhimiter Shtembari nje shqiptare i devotshem qe i duhen sot memedheut.
Është e habitshme kur historinë tënde marrin guxim dhe ta bëjnë ata që nuk njohin të vërtetat e individit, të ndonjë grupnjerëzisht, të një komuniteti etj. Z. Demo, ti përgjithësisht karaktrrizohej në komentet e tua si një njeri me parime të mira intelektuale dhe përgjithësisht mban qëndrime të pranueshme. Sot në këtë koment, më vjen keq por tregohesh jo i drejtë ndaj një komuniteti, i cili është i të njëjtës etnie me ju. Gabimi juaj me sa po kuptoj nuk.lshtë nga mos njohja e problemit, por në shkrimin tuaj ke doza egoizmi, zilie dhe pa e kuptuar denatyron të vërtetat historike të komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë. I nderuar Demo. Të jesh i sigurtë se çamët e ardhur në vitet 1944-1945, duke filluar nga viti 1946 e deri në vitin 1991 ishin të persekutuar në heshtje. grupi i Temes që ju përmendni, nëse ëdhtë ashtu siç e parashtroni ju, tregon pikërisht poshtërimin e çamëve nga Byroja politike. Pse ? Sepse nëse do të ishte shkak Hrushovi, nuk ishte e drejtë që ti vërviteshin çamëve në.përgjithësi duke e trajtuar si grup antiparti dhe tradhëtarë që gjoja i shërbenin edhe Greqisë! Nëse hrushovi foli për Temen , goditja duhej të ishte vetëm për të, por nëse ju nuk e dini, ajo goditje ra mbi gjithë komunitetin çam, duke i quajtuar ata të pa besë, mosmirënjohës dhe vashkëpunues me grekët që i vranë.etj. Është koment dhe nuk do bëjmë histori, por një gjë të kesh parasysh dhe të jesh i bindur: “Si ju dhe unë njoh dhe kam shumë shokë çamë. Tek të gjithë kam parë dhe shikoj patriotizëm, ndershmëri, besnikëri dhe punltorë të pakodhur të devotshëm, shumë dashamirës”. unë personalisht shpreh ndaj tyre vlerësimet më të.mira, sikundër jemi edhe ne myzeqarët, devollinjtë, shkodranët, lebërit, e gjithë shqiptarizma.
Ata, çamët nuk është e nevojshme të ngrejnë çdrat në “Qafë-Botë”, por shteti Shqiptar, Parlamenti ynë dhe institucionet përkatëse detyrohen të kryejnë detyrat kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të bashkombasve të tyre kudo janë!. Z. Demo, më kupto drejt, nuk të kundërshtoj, por dua të të sqaroj si juve dhe atyre që flasin “kodra mbas bregut” për një ngjarje historike që cënon në nervin kryesor të zemrave të kombasve tanë.
Iku koha që përbuzen grupnjerëzit sipas krahinave, praktika të.përdorura nga rregjimi shkuar si: çamë, myzeqarë, dropullitë, malokë etj. apo kulakë, agallarë dhe bejlerë.
KAQ. Kushtë dojë le të kuptojë më shumë duke ngritur nivelin e diturive, njohjeve!
Arbëror Epiroti
Te lumte
Te lumte arberor
Une nuk njihem si antar i Byrose Politike zArber epiroti,por asnjehere ne asnje rrethane komuniteti cam ne Shqiperi nuk eshte persekutuar,nuk eshte keqtrajtuar,nuk eshte fyer per shkak te nje individi,perkundrazi jane privilegjuar me punera ne tregti,me pashaportizim ne qytetet kryesore,me bursa dhe te drejta studimi,me apartamente banimi.Nuk ka pasur cam ne kampe internimi dhe numuri i te burgosurve cam ka qene minimal,krahasuar me grupe te tjera popullsie shqiptare ethnike si Kosovaret dhe malsoret.
Llastimi i disa cameve per gjoja persekutimin e tyre imagjinar eshte fyerje per popullin shqiptar qe i merepriti me gjithe varferine e skajshme te atyre viteve.
Enver Hoxha,Diktatura,kane kusuret e tyre,por JO ne drejtim te komunitetit Cam.Ankesat e ketyre Cameve per gjoja persekutim,mua me kujtojne “persekutimin” e disa shkrimtareve dhe intelektualeve te privilegjuar ne kohe te diktatures.Cfare ti them une komshiut tim cam,me pune bufetjer,me femije me bursa studimi,qe shkon ne shoqaten e te persekutuarve me deshmine e penalitetit te Teme Sejkos,se na ka keqtrajtuar ai regjim!!!!!!!!!Ata i kane keqtrajtuar greket,me sakte shqiptaro-greket dhe vllaho-greket.Atje duhen drejtuar thirrjet e komunitetit cam.Ne riatdhesimin ne trojet e te pareve,por s`kane c`i bejne gomarit dhe i bien samarit.
“Gjithësesi, ora e historisë vërtet ecën ngadalë, por ajo nuk ndalon asnjëherë. Edhe ora e Çamërisë nuk ka për të ndaluar kurrë.”! Nje shkrim me vlera sa historike aq dhe morale! E them historike sepse gazetari Dhimiter Shtembari me mjaft kujdes evokon familjet çame te vendosura ne Lushnje qw kane nje bashkejetese te hershme per t’u admiruar me muzeqaret. E them Morale sepse gazetari ndalet dhe evidenton vlerat e nje familjeje çame qw edhe une e njoh mjaft mire. E kam njohur xha Hysenin kur shiste mish dhe shtu i qete ne hallet e veta sepse ushqente 6 femije, mua me dukej sikur komunikonte me heshtjen. Ishim te vegjel por gjerat e mira i mbajme mend. Mosha , koha, puna , me vone na beri te ishim shoke me djemte e tij. Qaniu, i madhi i familjes teper i edukuar, ishte korrekt ne pune dhe gjate tere kohes pershendeste bashkeqytetaret me dashamiresi. Me Zalon me ka lidhur puna kur ishte Drejtor shkolle ne Firshegan. Ishte teper skrupuloz dhe i perkushtuar. Selmani, djali me i ve♪5ante i xha hysenit ka qene i shkelqyer ne mesime, i apasionuar pas profesionit dhe u largua heret nga qyteti. Ai mbeti pedagog ne Universitetin e Shkodres dhe te Tiranes. Eshte nje nga gjeografet me te shquar te vendit tone dhe mban graden Profesor Doktor! Kjo familje eshte ndwr me te spikaturat ne qytetin tone! Skenderi eshte moshatar me mua. Ai nuk zemerohet kurre! Eshte njeri shume i perzemert dhe inxhinjer i afte. Ne Lushnje ka shume familje çamesh qw kane vlera intelektuale. Perveç Selmanit dhe vellezerve te tij eshte edhe familja e Afrim e Iljaz Çeços, ;eshte Iljaz Memmeti qw ne vitet e tranzicionit u be edhe minister; eshte edhe familja Mamo, Ernesto, Gezim e Syrja vSadiku. Une mbaj mend nga femijeria ime edhe plakun trupmadh çam, me mustaqe te medhaja, Alush Taka me djemte dhe nipat e tij. Mbaj mend dhe kam nostalgji edhe pwer Sako Beqon, banakieri i qytetit tone me djemte dhe nipat e tij te shumte si Mamo, Çlirimi, Novruzi, babushi etj. Ruaj ne kujtese Xhep Bamin dhe vellain e ti, lutin, Po ashtu Plakun e Gjyzeleve dhe djemte e tij Eminin, Vejkon etj Ruaj ne kujtese Ferit, Murat dhe Fatos Daken.Por familjen e Hysen Shemes me djemte e tij i vendos ne ball te ketij komuniteti edhe per nje arsye: i njoh me mire e me nga afer. Te uroj suksese Dhimiter qw na solle ne vemendje familjesn e mikut tone te perbashket, Selman Sheme, pinjolli se ciles eshte edhe poeti i talentuar, shoku yne i viteve studentore, Enver Kushi!
Te falenderojme zoti Dhimiter per kete shkrim kushtuar nje familjeje te nderuar came dhe nepermjet saj gjithe Camerise.Te lumte.
Demo pjerdh pjerdh