Çdo gjë që shihni është iluzion…

Elton Tafaruci

Realiteti që shihni në fakt mund të jetë thjeshtë një iluzion, të paktën kështu pretendon neuroshkencëtari Donald Hoffman, i cili beson se truri i njeriut e fsheh realitetin e vërtetë, pasi sipas tij, e vërteta do të ishte e papërballueshme.

Hoffman beson se, truri i njeriut ka evoluar për të thjeshtëzuar gjërat, pak a shumë si desktop –i i një kompjuteri që na e bën më të thjeshtë për të gjetur dokumentat, me ikona të ndryshme.

Gjatë fjalës së tij në TED, Hoffman e ilustroi këndvështrimin e tij duke treguar një dokument në desktop -in e kompjuterit.

“Ikona është blu, me formë drejtkëndore dhe ndodhet në pjesën e poshtme të desktop –it”,- shprehet ai.

“Por a do të thotë kjo se vetë teksti i dokumnetit është blu, drejtkëndor dhe në anën e djathtë poshtë të kompjuterit? Sigurisht që jo! Kushdo që mendon të kundërtën, keqinterpreton qëllimin e ndërfaqes.

Ajo nuk është aty për të treguar realitetin e kompjuterit, por për të fshehur realitetin. Kjo është dhe ideja kyçe. Evolucioni na ka gdhendur me perceptime që na japin mundësinë të mbijetojmë. Është një guidë që na ndihmon në sjelljet adaptive tonat, por një pjesë e saj përfshin fshehjen ndaj gjërave që nuk na duhet të dimë.

Share This Article
1 Comment
  • gjithça qenka fantastike!!e vërtetuar katërcipërisht!!sidomos shëmbulli i ikonës së kompiuterit!!gjëja që nuk kuptova është se ky shkrim është i cunguar në maksimum apo ai vëllai nuk ka dit ça me bo??
    shumë mundësi ka që të jetë e vërtetë e para!inoranca mediatike e mediokërve tanë që e quajnë veten gazetarë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *