Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka shprehur mbështetjen për luftën me pandeminë Covid.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, pas mbërritjes së vaksinave Pfizer, Soreca shkruan se për të luftuar Covid, nga BE, për çdo javë do të vijojnë ndihma me më shumë vaksina Pfizer.
“Skuadra evropiane do të ndihmojë shqiptarët në “luftën” me COVID-19 duke vazhduar me më shumë doza të vaksinës Pfizer çdo javë. Ne do ta kalojmë se bashku pandeminë! Së bashku më të fortë!”, shkruan Soreca.
Ditën e djeshme në aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 11, 700 vaksina Pfizer.
The #TeamEurope ???? assistance to the #Albanian??people to fight #COVID19 continues with more Pfizer vaccines every week!
We will go through the pandemic together!#StrongerTogether ?????#TeamEurope???? for?? https://t.co/0GHeHCFkqd
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) June 15, 2021
j.l./ dita
