Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një statusi në Faceook ka ngushëlluar familjen e 71-vjecarit që humbi jetën në spitalin Infektiv si pasojë e COVID-19 dhe ka lënë një mesazh për të gjithë.
***
“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të pacientit, që humbi jetën sot në Spitalin Infektiv.
Mjekët tanë bënë të pamundurën në këtë luftë për jetën, por komplikacionet e shkaktuara nga një seri sëmundjesh e bënë të pamundur mbajtjen në jetë të pacientit 71-vjeçar.
Çdo jetë e humbur në këto ditë, veç dhimbjes që shkakton për familjarët dhe për ne, duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë:
Rrini në shtëpi, mos i jepni mundësinë ketij virusi të infektojë dhe të rrezikojë jetën e të shtrenjtëve tanë!
Dua të përsëris thirrjen për qytetarët: Zbatoni masat e higjenës. Zbatoni masat e distancimit social. Mos dilni nga shtëpitë. Kështu, ju shpëtoni jetë! Pa ndihmën tuaj, mjekët nuk mund t’ia dalin!
Kjo është një luftë me një armik të pamëshirshëm, ndaj ta luftojmë duke qëndruar larg fizikisht, por më të bashkuar se kurrë në zemër dhe mendje.”
e.k. / dita

Po 18 vjecarja qe piu helm te vdiste? Po per keto viktima kush do mbaje pergjegjesi?
Cdo i prekur eshte njeshuplak per ate debilen tuaj se deklaroj mezie presrastine pare e per qeveritaret qe na deklaruan se eshtesanje grip!!!