Ardian Fandi, prej vitesh është mjek në një spital në Londër ka folur gjate emisionit Shqiperia Live per masat qe ka marr Shqiperia, ndersa ka keshilluar qytetaret te tregohen te kujdesshem me frutat dhe perimet qe blejne.
“Londra ka 3-fishin e popullsisë së Shqipërisë dhe ka 3 mijë viktima, ndërsa Shqipëria vetëm 25”, tha mjeku. Më tej ai shtoi: “Ne jemi një vend i varfër dhe u treguam më më shumë të zgjuar se shumë vende të tjera. Ndërsa Anglia është e pasur dhe në këtë rast nuk u treguan te zgjuar”. Ndërkaq, mjeku këshilloi qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë higjenën, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të minimizohet përhapja e virusit.
“Masat këtu janë më të lehta, por masat e buta po tregojnë se si po përhapet sëmundja. Unë po marr shumbull Londërn, e cila është 3-fishi i Shqipërsisë, ju keni bërë një super punë me orën policore (u referohet masave). Po të shikosh sa kanë vdekur në Londër dhe në Shqipëri ka shumë diferencë. Në Londër kanë vdekur 3 mijë vetë në Shqipëri 25. Anglia është një vend i pasur dhe në këtë situatë nuk u tregua e zgjuar. Ne jemi një vend i varfër dhe u treguam më shumë të zgjuar se shumë vende të tjera.
Nëse nuk do të kishim marrë masat atëherë do të kishim shumë të sëmurë. Ne në filim na thanë mos vendosni maska sepse përhapni panik tek pacientët. Kemi qenë në shkollë kemi bërë provimin e higjenës, ishte provim i lehtë, por qenka e vështirë për t’u aplikuar. Unë them që virusi do të përfundojë nëse respektojmë masat dhe qëndrojmë të mbyllur.
Për fat të keq një person nuk shfaq simptoma, por duke mbajtur karantinën për një kohë që është e nevojshme, përhapja mund të minimizohet. Ju lutem rrini në shtëpi, ju lutem mbani higjenë. Çdo kokërr molle, domateje, pastrojeni dhe më pas futeni në shtëpi”, tha mjeku.
L.H/ DITA

E ku duhet ti lajme para se ti fusim ne shtepi?S’ka me as çesme rruges vetem po qe ndonje grope banjoje e hapur
Ku ta pastrojme, ne cilen cezme, na trego nje❗️
Dikur ne fillim te cdo rrugice kishte cezme ku cdo kalimtar ne vere sidomos freskohej, pinte uje❗️
Ishte uje Selite e jo Boville, ishte uje qe e pinim nga rubineti ndersa tani ujin e pijshem detyrohemi ta blejme mbasi sa hapim rubinetin vjen era klor❗️
Ne fatura shenohet” Uje i pijshem” ne nje kohe qe mjeket keshillojne qe as gatimin mos ta bejme me ate uje❗️
Te provojne ta pijne ata qe predikojne se uji nga rubineti pihet❗️
Gjithsesi asnje kokerr molle nuk e lan dot para se te hysh ne shtepi.
E vetmja rruge mbetet te veme frutat ne lavaman e t’i lajme kokerr me kokerr me sapun e t’i shpelajme mire e mire nen ujin e rrjedhshem.
Kush i ka mundesite i lan me uje te perzier me karbonat apo uthull.
Pastaj t’i shpelajme nen ujin e rrjedhshem, nje nga nje❗️
Edhe ambalazhet e ushqimeve( makarona, oriz,thjerreza, biskota, cokollata, kutite plastike te djathit, recelit, kavanozat, shishet a gotat e kosit.
Sheqerin direkt ne kavanoz mqs ambalazhi tij nuk lahet❗️