Nga Bedri Islami
Pas mbrojtjes budallaqe, menjëherë pas shpalljes së tij non grata nga Departamenti i Shtetit, që i bëri presidenti i vendit, Ilir Meta, më shumë i shtyrë nga çastet e rrëmbimit, çka ka qenë tipike e fushatave të tij të kohëve të fundit, dhe gjysmë mbrojtjes dhe gjysmë shitjes që i bëri Lulzim Basha, asnjë zë serioz dhe i besueshëm brenda opozitës nuk bëri dot më tej.
Anonimati i turmës në Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe thirrjet halucionante të delegatëve, në një kor që më shumë ndillte zi për vetë opozitën, si e trembur nga çfarë kishte ndodhur, se sa ngjallte shpresë, sollën dëshminë se tani, megjithë përpjekjet e Berishës që qerren e mbetur të opozitës ta tërheqë pas vetes në greminë, askush nuk do të bëhet pjesë e theqafjes në humnerën politike.
Edhe analistët pranë familjes së tij apo klanit që ai ka ndjellur, pas kërleshjeve të para në studio, po ashtu të njohur për servilizmin, e ndoshta frikën ndaj tij, tani kanë heshtur. Pasi bënë sikur u revoltuan, si bëjnë shpesh herë ata që duan të justifikojnë “bukën që kanë ngrënë”, duke dashur të trajtojnë cektësisht Departamentin e Shtetit si studion e Fevziut, duke kërkuar provat që kishte institucioni ndër më të rëndësishmit në botën e politikës, ka ardhur një moment që nisin të bëjnë llogaritë e tyre dhe të përcaktojnë heshtjen si rrugën për të qenë ende në botën mediale.
Sali Berisha në ditën e Kuvendit, pas një hyrje të menduar dhe të provokuar, ku i është dukur se mblodhi rreth vetes partinë ku e dërguan të drejtojë, sado që i është dukur sikur mblodhi forcat, është më i vetmuar se kurrë edhe brenda oborrit të tij. Më i vetmuar nuk ka qenë kurrë, as në vitin 1997, kur vazhdoi të jetë në politikë dhe toleranca e së majtës, që krejt lehtësisht mund ta kishin shpallur që asaj kohe të padëshiruar për jetën politike dhe përmes një referendumi do mund t’ja ndalonin të ishte pjesë e jetës politike.

Atë që nuk bëri qeverisja e asaj kohe, që është e njëjtë me të tashmen, e bëri Departamenti i Shtetit.
Përbetimet e Berishës se pas shtatorit, në parlament, do të jetë më i pranishëm se kurrë, janë grahma dhe jo forcë: është dëshpërim dhe jo ringritje, në fund të fundit, gjithësecila godinë e madhe kur bie, si rregull, në fillim ngre pluhur e pastaj shembet. Thëniet e tashme të Berishës janë pluhuri i asaj që ka rënë e do të vazhdojë të bjerë. Është i vetmi ish-president dhe ish-kryeministër i një vendi postkomunist që nga i përkëdheluri i SHBA kthehet në armikun e saj, dhe që në fund, shpallet jo vetëm ai minues i demokracisë, por e gjithë familja e tij “non grata”. Shembuj të tjerë nuk ka, por do të ketë. Do të jenë edhe të tjerë ish-kryeministra dhe ish-presidentë që do të shpallen “non grata”, por ky do të mbahet mend se ishte i pari. Dhe më i fuqishmi prej tyre, njeriu që humbi shpresat e shumëkujt dhe me të cilin, 30 vitet e humbjes së deritashme, kanë më së shumti emrin e tij.
Përse askush nuk guxon të mbrojë haptas atë dhe familjen e tij?
Ka shumë shkaqe.
Së pari, ai nuk është viktimë e një politike sorosiane e as e Edi Ramës, pasi, as njëri e as tjetri, pra as Soros e as Edi Rama nuk kanë tagër të ndërhyjnë në vendimet e Departamentit të Shtetit. I pari, filantropist, mund ta ketë provuar në raste të tjera, por derën e ka gjetur mbyllur. I dyti, ndoshta njeriu që ka qeverisur më së shumti në Shqipëri në pushtetet ekzekutive, do të kishte dashur, po të mundte, por nuk mundet edhe sikur të dojë. Ai, Rama, është në momentet kur bën llogaritë se në cilën dosje është emri i tij dhe se më në fund, cili nga bashkëpunëtorët e motivuar prej tij, mund të jetë një ditë të ardhshme në këtë listë që nuk është mbyllur me Sali Berishën dhe familjen e tij.
Sali Berisha është viktimë e egërsisë së tij në politikë, në konflikt me Shtetet e Bashkuara dhe jo me Edi Ramën. Me këtë të fundit ai ka hedhur në erë të gjitha urat, por edhe mund të ngrehin përsëri, ashtu si ka ndodhur mes tij dhe Ilir Metës, apo mes tij dhe Fatos Nanos.
Askush si Berisha nuk e ka personalizuar politikën si dhe askush tjetër nuk ka arritur të zërë mend nga fajet dhe gabimet si ka ndodhur me vetë atë.
Bashkëpunëtorët e tij e dinë fare mirë këtë. E dinë se çdo gjë ka kaluar përmes unit të Berishës dhe se çdo gjë, sidomos aksionet destruktive, kanë ecur sipas planit dhe mendjes së tij. 14 shtatori i vitit 1998 është e gjitha vepër e tij, pikërisht në kohën me kritike, kur i gjithë spektri perëndimor ishte angazhuar në luftën e Kosovës, ai bën goditjen pas shpinës së aleatëve të shqiptarëve që u shfaqën mrekullisht në një moment historik.
Megjithëse shumë prej atyre që ishin në sallën e Kuvendit asokohe nuk ishin pjesë e PD-së, ata e dinë këtë të vërtetë, pasi, pas shtatorit të zi, erdhi Gërdeci dhe kjo është e njohur tashmë, se i gjithë aparati administrativ është vënë në shërbimin e familjes, milionat e përfituara po shndërrohen tani në vila, investime shumë milionëshe, nga djemurina dhe vajzurina që nuk kanë bërë asnjë punë.
Alibia e Berishës se vajza e tij u kthye nga Kosova me një pasuri 1 milionshe bie ndesh me atë pasuri që kanë grumbulluar kolegët e saj – veç Lulzim Bashës dhe këto kolegë shqiptarë, edhe nga trevat e tjera shqiptare, janë sot autoritete të larta në qeveritë ballkanike.
PD-ja e di mirë se cilat gjoba janë vënë dhe nga kush janë vënë, sepse jo pak prej tyre kanë qenë pjesë e vjeljes së gjobave.
Pra, konflikti nuk është mes institucionit të kryeministrit apo një filantropi hungarez, por mes një shtetari shqiptar dhe Departamentit të Shtetit.
Nëse do të ishte mes Ramës dhe Berishës rrugët e Tiranës tani do të ishin mbushur me metingashë të ndryshëm, që nga ata që grumbulloi rreth vetes Gazmend Bardhi, ish-policë, ish-gardistë, ish-ushtarakë, që lëvizin ende me armë në brez, e deri tek ata që mund të kishte thirrur në ndihmë Jemin Gjana.
Kuvendi bëri sikur i shpalli luftë Amerikës, por luftëtarë nuk ka.
Berishës iu desh shfaqja, por kjo është e pamjaftueshme për të bërë luftë. Ashtu si iu desh në momentin e parë një avokat famoz francez, por që nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të provojë në një gjykatë që nuk e pyet askush në Departamentin e Shtetit se ekziston një çështje.
Të mbrosh Berishën do të thotë të mohosh 21 janarin dhe thëniet e tij vrastare, të përsëritura herë pas here, në kohë dhe studio të ndryshme, me tone kërcënuese që rriteshin gjithnjë e më shumë.
Ai kishte harruar se për politikanët plangprishës ka gjithnjë një dosje të hapur, ku gjërat e shënuara do të mbeteshin aty dhe ku asgjë nuk harrohej.
Departamenti i Shtetit nuk ishte çasti marrok i Arvizu-së, që gjeti momentin e gabuar për të cilësuar një puçist si burrë shteti, të cilin, pa e njohur, e lejoi ta futë në batakun e tij, nga i cili doli shpejt, sapo i tërhoqi paksa veshin institucioni përgjegjës i tij.
Të shpallës luftë me DASH do të thotë të mos marrësh parasysh ato të vërteta që i di secili njeri që mendon se është në politikë, që nga vrasjet e njohura dhe të pa hetuara, deri te fakti se diktati i tij ekzekutiv kishte mposhtur drejtësinë, e cila asnjëherë, nuk guxoi të thërrasë atë dhe familjen e tij, edhe kur ngjarjet lidheshin direkt me to. Aq i fortë ishte presioni me drejtësinë, sa që edhe çështje të bujshme, të dukshme, të provuara, qoftë përmes dokumenteve, qoftë me zë dhe figurë, hidheshin poshtë lehtësisht. Kështu me Gërdecin, kështu me Rrugën e Kombit, kështu me bllokun 80 mijësh të Ilir Metës.
Nëse DASH e di dhe e ka të regjistruar se kush qëndroi pas hedhjes në erë të reformës në Drejtësi, këtë e dinë edhe më mirë dishepujt e tij, të cilët kanë bërë gjithçka që i ka thënë ai dhe ishin të gatshëm të bënin edhe më tej, pa e menduar se një ditë shefi i tyre do të kishte atë që meritonte prej shumë kohe, minues i demokracisë në Shqipëri. Nga të gjithë përkufizimet, ky është më i rëndi, më përcaktuesi se cili ishte roli i Berishës në 30 vite dhe nga ky përcaktim nuk shpëton dot Ai.
Opozita e ka futur veten në një rrethqarkim ciklik që e hedh në erë atë, por ende nuk ka ardhur koha për të ndjerë barrën që duan t’i hedhin në jetën e saj.
Shtatori është muaji provës së saj, por edhe i shumicës qeverisëse.
Do të pranojë opozita që në emrin e saj të flasë dhe të përcaktojë rrugën njeriu që ka minuar demokracinë dhe që është “non grata“ për Shtetet e Bashkuara?
Do e duartrokasë dhe do e mbështesë ajo në veprimet halucionante të tij, që nuk kanë lidhje as me të tashmen e as me të ardhmen e opozitës?
Do të pranojë ajo ta ndjekë në luftën e tij për të shpëtuar familjen e ngushtë, duke hedhur në greminë një forcë politike, që edhe pa praninë e tij është fort e kriminalizuar?
Do e puthë përsëri, gjithë lezet, Lulzim Basha pararendësin e tij? Apo kjo ishte “puthja e Judës”?
Të shkojmë edhe më tej:
Do të pranojë shumica qeverisëse që në sallën e parlamentit, së bashku me të, të jetë edhe njeriu që ka minuar demokracinë në Shqipëri apo do të përcaktojë një kohë deri kur ai mund të jetë aty mes tyre?
Të jesh në një sallë me Berishën do të thotë të pranosh minimet e demokracisë në Shqipëri.
Dhe të bëhesh palë me të do të thotë të jesh në rrugën e minimit të kësaj demokracie.
Të shohim….
Sali Berishës nuk ka kush t’i shkruajë.
Ata që e brohoritën do të heshtin edhe më tej.

C’fare ndodhi me Mehdiun do te ndodhe dhe me Saliun.
Nuk mori vizen o mik ndaj duhet hequr nga politika Sala.
Demokracia jone varet nga viza tek Kimetja loooooooll
Po nuk more vizen tek Kimetja nuk pranohesh ne politike
Biles edhe per te dhjere duhet te marresh vizen tek Kimetja ,
ndryshe mos dhit
Po pse s’thu ti mër raxho. Komunalja kishte vite që kërkonte “autorin e dhitjes” po s’e gjeti e s’e gjeti dot se kush e kishte bo gjithë atë mullar muti mrena ke holli i shqupit. Do ketë pas kartabjankë nga bordelloja rruga e elbasonit.
Hahaha raxh mondi. U mek i shkreti. Po fol me vete
Kam ngrene fasule dhe po me vjen per te pjerdhur.
[Por nuk mund te pjerdh dot po nuk me dha leje Kimetja,
ajo pacavurja aziatike
Rajmonda te qofte sala ty dhe fisin ishalla .rrace kurvash yt kurve .
Raxh shqupisi ka një jetë që vjell.
Ta mëshirosh apo ta përbuzësh është pyetja. Mëshirojeni dhe mos ja lëndoni edhe më keq shpirtin e trazuar. Ky gjakprishur e ka ngron me kohë çorbën e prishur.
Hahaha. Mos vallë tashti do të jetë maxhoranca ajo që do të dorëzojë mandatet?! Të rrojmë e të shikojmë!
Mundet edhe te jete e kunderta. Si shpetoi me ’97 ka shpëtuar edhe tani. Ne politike gjithcka eshte e mundshme dhe Berisha ka treguar disa here qe di te luajë mirë.
Duhet te rrahe Çekani Amerikan qe te tmerrohen keta Cuba te peshtire .Ky Qelbash qe u nominua “NON GRATA” duhet te Prangoset sa ma Pare dhe fatin e tij ta ndjekin te gjithe Zuzaret qe kane shperdorue Pushtetin ne Shqiperi.Te lumte pena Z.bedri se e ke qendise mire fort Shkrimin
Saliu jo vetem qenuk duhet pranuar ne Parlament , por ne duhet ta varim Salen,
sepse ai nuk mori vizen ne Ambasade
Sala duhet denuar me pushkatim dhe gjithe familja te internohet,
se nuk ka marre vizen tek Kimetja
LOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL
hajde estrade hajde
Jane karikuar samurajt e hajdutit te Surrelit dhe nuk permbahen
Duhet te rrahe Çekani Amerikan qe te tmerrohen keta Cuba te peshtire .Ky Qelbash qe u nominua “NON GRATA” duhet te Prangoset sa ma Pare dhe fatin e tij ta ndjekin te gjithe Zuzaret qe kane shperdorue Pushtetin ne Shqiperi.Te lumte pena Z.bedri se e ke qendise mire fort Shkrimin Familisht duhet te denohen keta Spurdhjake qe kane ardhe me Valixhe Drase
Cekani amerikan ra qe kur thane qe Trebicka vdiq ne aksident. Nuk i plas bytha amerikanit se kush qeveris ne Shqiperi. Sali Berisha burre shteti. Lulzim Basha, yll ne ngjitje. Etj.Etj. Mjafton qe qeverite te jene vasale te tyre. Per popujt as qe e rruajne fare.
K.Q.Z-ja ne shtator Mediun dhe Saliun do ti pajise me karten e deputetit dhe do te jene te mirepritur ne parlamentin shqiptar per nje periudhe 4 vjet.Keto 4 vjet jane te paprekshem.I pari qe do ti uroje mirseardhjen do te jete Edi Rama duke i u thene :Me keni munguar per nje kohe te gjate.Tani po marr fryme i lehtesuar.
Mbrojtja budallaqe ka nje pergjigje per Bedriun budalla.
Cfare do te ndodhe ne Shtator nuk i kercet njeriu. Cfare nuk ka ndodhur ne 8 vjet te regjimit Ramist, kjo po, ja vlen te diskutohet.
A pati shtet ne kohen e Ramutit, apo delegimi i kompetencave te shtetit i eshte bere ne heshtje Dash, dhe qeveria jone pret vetem shiritat e koncesioneve?
Cfare mund ta gjeje Berishen ndonje e keqe deri ne shtator?
Asgje me shume se sa i ndodhi per 8 vjet sundim te PSse. Drejtesine presim qe ta beje koha, dhe ti hedhi nje cope balte.
Ne, do ta bejme deshmor. Eshte trend Rilindas per armiqte dhe tradhetaret e Shqiperise
Berisha deri ne shtator do te jete pas hekurave.Ne te kundert Shqiperia,Kosova etj do te vuajne nga aktiviteti antishqiptar I Sali Berishes.
Presim qe te vdese Doktor Varrosi, qe te bejme shtet!
Mjerim!
Nuk eshte faji i Shiqeres qe pjerdhi Varrosin, eshte populli pa karakter e identitet qe e perkrah!
Cfare do te ndodhi? Cfare ka ndodhur deri me tani ? Saliu me banden e vete si gjithmon do te futet ne kuvend si triumfator, nen bresherine e duartrokitjeve te te pranishmeve dhe ai i egzaltuar prej tyre do te pushtoje foltoren e podiumit dhe qe prej andej do te leshoje rrufete, bubullimat dhe vetetimat, nga te cilat maxhoranca do te struket se mos goditet prej tyre!?
Gazeta 55 eshte kjo apo Dita une emora per Diten.po paskam gabuar.
Amerika nuk e di
Nje Edvin eshte dy Sali
S.Berisha eshte gjeniu i 4 vilajeteve, dmth i gjithe kombit Shqiptare.Eshte personi qe krijoi rrugen apo udhetimin e Demokracise.Pa Sali Berishen edhe sot do te ishim ne enverizem dhe nen diktaturen hitler- enver.
Nuk ekziston asgje qe ta mposhti kete Gjeni te pa arriteshem.