Çdo shqiptar që dëshiron, mund të bëhet grek

DITA Online

 

Nga Pantelis Boukalas*

Të pyesësh për rëndësinë e flamurit të një kombi çon në po aq shumë përgjigje sa do kishim nëse do të pyesnim për nocionin e vetë kombit. Përgjigjet çojnë në shumë përfundime edhe mes njerëzve të të njëjtës familjeje ideologjike, sociale apo biologjike.

Jo të gjithë nënkuptojnë të njëjtën gjë me “komb”, grek apo jo, por shumica prej nesh kuptojnë se njerëzit që formojnë këtë komb nuk kanë jetuar për asnjë çast në një mikrokozmos të izoluar dhe pa kontakte me pjesën tjetër të planetit. Ata evoluan dhe vijojnë të evolojnë në kontakt të përhershëm – në paqe apo në luftë – me marrje dhe dhënie të përhershme – të pavullnetshme ose jo – me të gjitha kombet e tjera fqinje – të afërt apo jo. Ky proces ndikon përbërjen genetike po aq sa ndikon perceptimin e tyre.

Kontradiktat mbi paradën e nxënësve në paradën e Ditës së Jo-së, më 28 tetor ka qenë pjesë e përhershme e festimeve vjetore në vitet e fundit, teksa nacionalistët tanë – që janë qartazi më të shumtë në numër sesa ata që votuan për Agimin e Artë – kanë patur fatin e “keq” që të shohin nxënës shqiptarë mes atyre që kanë nota maksimale në klasat e tyre.

Fatkeqësia e dytë për ta ishte të shihnin mësuesit që vendosën aty për aty, të mbronin të drejtën e nxënësve të tyre të shkëlqyer për të mbajtur flamurin në krye të grupit të shkollës së tyre në paradën vjetore(siç ka qenë zakoni për nxënësit me notat më të larta deri këtë vit) – duke provokuar kështu tërbimin e shenjtë të atyre që u pëlqen të jenë dekori i thirrjeve “Ti nuk do të jesh kurrë grek, ti shqiptar”.

Por çdo shqiptar që dëshiron të bëhet grek mund të bëhet, siç ka qenë në kohë të ndryshme, rasti i Arvanitëve, disa prej të cilëve mundet edhe të jenë paraardhësit e këtyre rojtarëve të sotshëm fanatikë të identitetit etnik grek – nëse ata janë aq krenarë sa pretendojnë për origjinën e tyre, atëherë ndoshta duhet të ishin më të ndershëm në rindërtimin e pemës së tyre familjare.

11-vjeçari afgan, Amir, që u zgjodh nga shumë nxënës në shkollën e tij në periferinë e Athinës, Dafni, që të mbante flamurin në paradën e këtij viti, është shprehur se ai është i lumtur që jeton në Greqi edhe pse babai i tij ishte në Gjermani.

Gëzimi i tij për zgjedhjen ishte i shkurtër sepse autoritetet e shkollës e refuzuan rezultatin e barabartë dhe vendosën që Amir të mbante shenjën e shkollës.

E njëjta gjë u përjetua nga një vajzë e vogël shqiptare në fshatin Emborio në Santorini, kur mbështetësit e Agimit të Artë sabotuan paradën.

Edhe njëherë këtë vit, ne morëm mësimin nga ishulli i Lesbosit, që është në vijnë e parë të krizës europiane të refugjatëve. Aty, 11 fëmijë të pashoqëruar nga Afganistani dhe Pakistani morën pjesë në paradë, mes tyre Hadi një nxënës me A+. Nëse ai do të bëhet greke apo gjerman apo çdo gjë tjetër, askush nuk mund ta ndalë atë.

*Ekathimerini

Titulli origjinal: Çështje të identitetit. Përshtati shqip, ResPublica

Share This Article
6 Comments
  • Po pse more Pantelis Boukalas (Pandeli Bukeshkali!) ben kerkesa te tilla anti shqiptare, kur do te ishte me mire ta thoshe te kunderten: Çdo “grek” qe deshiron, mund te kthehet te prejardhja e tij historike dhe mund te behet shqiptar…
    O zot sa te marre jeni ju “greket”, e mohoni edhe prejardhjen tuaj shqiptare…
    Turp te keni!

    DRENICA E KUQE

    • O Drenica e Kuqe, lexoje artikullin para se të postosh,. Pandeli Bukala e ka shtjelluar me mjeshtëri të madhe , sulmin rracist ndaj vajzës Shqiptare që mbajti Flamurin Grek. Duke ju kujtuar atyre që e sulmuan këtë vajzë se dhe shumica e tyre (Sulmuesve) janë me Origjinë Shqiptare (Arvanitë). Prandaj mos e sulmi kot , SEPSE titulli ËSHTË metaforik dhe jo Kuptimplotë.

  • ..te nderuar lexues

    Shoqeria e sotme greke ka arritur nje shkalle kriminale ne trajtimin qe i behet
    problemeve qe lidhen ne Shqiperine.
    .
    Eshte pa aq kriminal tolerimi qe po i bejne shtetet e Perendimit ketij shteti qe ngjan shume me ISIS-at e sotem.
    .
    Komentshkruesi ka qene deshmitar okular ne operacjonin tip GENOCID ‘FSHESA 93-94’ ku policia greke se bashku me detashmente kriminale kane bere GJUETI SHQIPTARESH njelloj si te bardhet mbi sklleverit ne Afrike ne shekullin e 15-te.
    .
    ..E perseris greket kane fajin e tyre por BASHKIMI EURPJAN DHE KONGRESI AMERIKAN qe po tolerojne ne menyre “deleted” keto ISIS-at e Europes.

    per kenaqsine tuaj ndiqni tre video

    1- revolucjoni i shqiptareve ne 1821…

    2..Maria Eftimiu qe thote se greqia e sotme eshte shumice shqiptare te konvertuar ne greqishtfoles

    3 dhe Heroina Seferina Serani qe perleshet ne TV-Grek me serbet dhe greket

    http://www.youtube.com/watch?v=M99ze151HvA

    http://www.youtube.com/watch?v=iVI6zw4jW3Y

    http://www.youtube.com/watch?time_continue=273&v=a06BN6fWbcE

  • Nuk ka “greker “ keta te sotmit jane krijes e krijuar vone. Sote ne “greqi “ jetojne 4 milon e gjysem shqiptare,pjesa tjeter vari leshet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *