Jam i bindur se shumëkush nga ju, lexues të nderuar, ashtu si edhe unë, i kujton me veneracion dhe respekt disa prej mësuesve dhe profesorëve të vet, të cilët kanë pasur një ndikim të veçantë në formimin e tyre intelektual dhe qytetar. Për mua vetë, një ndikim të tillë e kanë pasur disa individë, duke filluar nga Vasilika Korça dhe Vlefta Paparisto, mësueset e mia të para në shkollën “10 Korriku” në Tiranë, Tefik Çaushi, Alfred Uçi dhe Luan Omari në Universitetin e Tiranës dhe deri tek Peter Blau, Judith Blau dhe Craig Calhoun në Universitetin e Karolinës së Veriut, në Shtetet e Bashkuara. Në çdo periudhë të arsimimit dhe të socializimit tonë në shkollë, përveç mësuesve dhe profesorëve “idhuj”, të cilët i kujtojmë dhe i çmojmë për rolin që ata kanë luajtur në rritjen tonë intelektuale e morale, secili nga ne, natyrisht, ka njohur edhe mësues dhe profesorë, prej të cilëve në zhvillimin tonë është ndjerë pak ose aspak influencë pozitive dhe të cilëve nuk u mbajmë mend as emrat.
Çdonjëri nga ne është rritur, pra, me dy imazhe të ndryshme mbi rolin e mësuesit dhe të profesorit në jetën dhe në formimin e vet. Një imazh është ai i mësuesit ose i profesorit të virtytshëm, human, erudit, kërkues, pasionant dhe të përkushtuar ndaj misionit të tij fisnik. Imazhi tjetër është ai i një mësuesi ose profesori të pakultivuar, të rëndomtë, neglizhent, pa pasion, të papërkushtuar ndaj misionit të tij dhe, ndonjëherë, të pamoralshëm. Ky i fundit është imazhi i një mësuesi apo i një profesori të dështuar. Në spektrin e gjerë që ekziston midis këtyre dy imazheve, të cilat mund t’i konsiderojmë si “tipe ideale”, në kuptimin weberian të fjalës, bën pjesë edhe një kategori tjetër mësuesish dhe profesorësh, tek të cilët janë kombinuar, në forma dhe masa të ndryshme, cilësitë si të njërit, ashtu edhe të tjetrit “tip ideal” të përshkruar më sipër. Një “stratifikim” i tillë, i cili ka për bazë vlera kulturore dhe njerëzore themelore për çdo qytetërim është tipar i çdo sistemi shoqëror dhe, domosdo, pasqyron, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, transformimet ekonomike dhe sociale që kryhen në shoqëri. Efekti i transformimeve të tilla ndjehet në ndryshimet cilësore që pësojnë vlerat mbi të cilat ngrihet ky sistem stratifikimi, duke reflektuar në nivelin arsimor dhe kulturor të mbarë shoqërisë.
Unë nuk po them këtu ndonjë gjë të re. Këto të gjitha i ka ditur dhe i ka thënë 2500 vjet më parë Sokrati, i pari dhe më i madhi mësues që ka njohur historia, dhe janë sintetizuar nga Platoni, nxënësi i tij, në veprën Simpoziumi. Kjo vepër, e shkruar në formën e një bashkëbisedimi filozofik në vitin 385 para Krishtit, është një dramatizim i pedagogjisë erotike të Sokratit. Në këtë vepër, Sokrati u thotë bashkëbiseduesve të tij se ne të gjithë jemi “të mbarsur në shpirt” dhe tërhiqemi pas shpirtrave të bukur, për shkak se ata na mbushin me mendime që duhet t’i sjellim në këtë botë. Kjo ide e Sokratit nuk thotë nëse shpirtrat njerëzorë, në vetvete, pra si të tillë, janë të “mbarsur” apo nëse ata “mbarsen” nga afërsia që krijojnë me shpirtra të bukur. Sipas Sokratit, të dyja këto janë të vërteta. Ai mendonte se detyra dhe merita kryesore e çdo mësuesi të vërtetë është që ai t’i ndihmojë nxënësit e tij të zbulojnë gjëra që ata ndërkohë i dinë, por që nuk e kanë ditur se i dinë.
Simpoziumi përshkruan një natë në shtëpinë e tragjedianit Agathon, gjatë të cilës mendjet më të ndritura të Athinës, ndërsa rrinë shtrirë dy nga dy në divane, pinë verë dhe diskutojnë për dashurinë. Në këtë atmosferë të ngarkuar me tensione erotike, Sokrati, një ndër shtatë personazhet e kësaj vepre, përpiqet t’u shpjegojë miqve të tij se bukuria e shpirtrave është më e madhe dhe më e rëndësishme se bukuria fizike. Nëse i përmbahemi kësaj pikëpamjeje sokratike, natyrshëm do të shtrohej pyetja: A mund të ekzistojë një eros i shpirtrave nëse nuk ka shpirtra njerëzorë? Feja flet vazhdimisht për shpirtin, por shpirti të cilit ajo i referohet për njeriun e zakonshëm është diçka shumë e shkëputur nga Uni i tij tokësor. Ajo që njeriu i zakonshëm kupton me shpirt është Uni i tij, vetvetja, zemra dhe mendja e tij, siç zhvillohen ato përmes eksperiencës së tij individuale.
Pas Rusoit, Darvinit dhe Frojdit―dhe si rezultat i popullarizimit të psikologjisë evolucioniste, e cila u bë bibla e re morale e shekullit të 20-të―sot ne kemi arritur të besojmë se Uni ynë i vërtetë është Uni ynë natyror. Dhe ajo çka kuptohet me Unin natyror është të jesh fizikisht i shëndetshëm dhe i lirë. Prej këtej rezulton se kultura është burgim për individin dhe një deformim i Unit tonë natyror. Por grekët e lashtë nuk mendonin kështu. Për ta, e mira superiore tek njeriu nuk është ajo çka ai ka të përbashkët me kafshët, por ajo çfarë e dallon atë prej tyre, pra jo natyra në të cilën ne lindim, por kultura që ne krijojmë prej saj, ose më mirë që krijojmë kundër saj. Kjo është arsyeja pse, për grekët e lashtë, marrëdhëniet e mësuesit me nxënësit e tij vlerësoheshin më të rëndësishme sesa marrëdhëniet e një prindi me fëmijët e tij. Në botëkuptimin sokratik, prindërit janë ata që e sjellin një fëmijë në jetë, pra e bëjnë atë pjesë të natyrës, ndërsa mësuesi është ai që e sjell një fëmijë në shoqëri dhe e bën atë pjesë të saj. Dhe ndërsa riprodhimi natyror është i lehtë, sepse çdo kafshë ka aftësinë ta realizojë atë, transmetimi i kulturës apo riprodhimi i saj është i vështirë dhe, që të mund të realizohet, kërkon rolin e mësuesit.
Sokrati solli gjithashtu një ide të re mbi atë se çfarë duhet kuptuar me të mësuarit. Përpara se nxënësit e tij të shkonin për të ndjekur mësimet e mjeshtrit të madh, ata kishin marrë edukatë dhe njohuri nga prindërit të tyre. Sokrati insistonte që edukimi i nxënësve të tij të fillonte nga e para, duke “i çveshur” ata nga gjithçka që kishin mësuar deri atëherë dhe duke u mësuar nxënësve të tij sesi të dyshonin dhe të vinin në pikëpyetje të gjitha vlerat e dijes që kishin marrë më parë. Me fjalë të tjera, mësimi që ofronte Sokrati nuk ishte kulturor; ai ishte antikulturor; ai nuk ishte socializim, por risocializim. Athinasit e kishin kuptuar mjaft mirë Sokratin dhe, për këtë arsye, e dënuan atë me vdekje duke e akuzuar se korruptonte rininë.
Nëse në ditët tona, prindërit janë të shqetësuar nga fakti se ata ua besojnë edukimin e fëmijëve të tyre mësuesve dhe profesorëve të sotëm, a përbën kjo një “rrezik” për të cilin ata duhet vërtet të shqetësohen? Siç shprehet Neil Postman, mësimdhënia është një aktivitet subversiv, aq më tepër sot, kur fëmijët marrin mesazhe kulturore që nga momenti që ata lindin. Në ditët tona është bërë e lehtë për fëmijët dhe të rinjtë që ta shohin realitetin në një dritë që nuk tregon, madje edhe mund ta fshehë, natyrën e vërtetë të tij. Dhe, ndërsa prindërit shumë herë nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë realitet “imagjinativ” që perceptojnë fëmijët e tyre dhe, akoma më pak janë në gjendje që të ndikojnë mbi ta, mësuesit dhe profesorët kanë të tjera mundësi dhe një detyrë parësore që t’i ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë t’i vënë në pikëpyetje ato vlera dhe atë realitet të imagjinuar tek të cilët besojnë këta të fundit. Detyra e vërtetë e mësuesve dhe e profesorëve, po të perifrazojmë poetin e shquar romantik anglez të shekullit të 19-të, John Keats, është që t’i orientojnë fëmijët dhe të rinjtë në rrugën e formimit të tyre shpirtëror, sepse, edhe sikur të fitosh një botë të tërë, sipas tij, kjo nuk ka asnjë vlerë nëse humbet shpirtin tënd të vdekshëm.

TE VJEN KEQ JE ‘STRATIFIKUAR’.Po nuk kurohesh mos humb kohe,po qe se duhet ta nderrosh kuren.Di gje qe ne kete vend femijet kane 22 vjet qe prostituhoen,shiten,drogohen,ngujohen e kane bllokuar rruget e Botes duke lypur e ti flet per Sokratin?FATKEQESI!
Nuk ke bere gabim qe ke zgjedh ate “nick”. Je ne teme!
Nuk mund te flase Fatos Tarifa per moral se te gjithe ata qe kane qene ne fakultet kur ai ka qene pedagog e njohin mire moralin e tij. Sa per ate “stratifikimin” apo fjalen shqip profesor “shtresezimin” personalisht mendoj se tarifa hyn tek imazhieret e shtreses se dyte po te marresh per baze klasifikimin qe ai ka bere.
He mer Kato , cfare do thoshje ? Pergjigju pra se po te pyet Tarifa !
Mooos …., Kati dha nje pergjigje labçe ! Kati , paska mesu shqip !
I prishe pune Tarifes o Kato me kete pergjigjen shqip , se Tarifa do me na tregu se osht i “jashtem” ! Ka..ka..ka..ka… dhe hiç veze …. !
Z.tarifa . Edukata baze meret ne familje dhe ti duhet te jesh krenar qe ke baba Sevon qe ishte koka e marksizmit .Qe te bindeni pyete babain tuaj cfare kuptonte ai me thenijen ne nje pervjetor te (lindjes) se ai nuk kishte vdekje eshte fjala per udheheqesin legjendar(mos e ngatero) me saliun sevua tha: VALLE CDO ISHTE BERE KY POPULL PO MOS KISH LINDUR KY NJERI. Kaqe duhet te dime qe te vleresojme dhe moralin tuaj z.tarifa
Keq me vjen Zoti Tarifa por megjithese jam me Universitet skuptova asgje nga ky artikull. Sa per komentet e mesiperme dokisha deshire te liheshin te qete baballaret. Askush nuk mund ti zgjedhe prinderit e tij. Cdo sheleg varet prej kembes se vet. Dhe kur njeriu merr mundimin dhee shkruan dicka mire eshte ti leme komentet mbi shkruesit dhe t bejme komente mbi ato qe shkruhen. Keshtu behet jashte shtetit se aty duam te shkojme tek Europa, por jo mee kete kulture shqiptare te lincimit te personit. Eshte vetem nje shkrim e marrte dreqi! Sa shume urrejtje. Beni pra ju te miret nje artikull.
Prape ky Tarifa i Tosit, me filozofira-infantile.. e kini pare qe punon me laptop tek “Friends”-i per ta pare qe di te shkruaj ne kompjuter, po cfare kastraveci i Nanos po ik mor se s’ke dy gram tru ne koke, apo kujton se te beri nanua ambasador dhe je i ditur???????!!!!!!!!!Je nje hic!!!!!!!!!!!