Letër e nënshkruar
Muhamet Fishku
S.B. dhe loja makabre e dritëhijeve të kësaj figure të përçudnueshme. Errësim demonjak i ditës ku Shqipëria foli e lirë nëpërmjet votës. Ç’dreq monstre është ky njeri që nuk u nginj me gjak shqiptari? Çfarë e keqe e polli? Pse i duhet si vampir i këtij vendi të jetojë me vrasje duke mbjellë trishtim e dhembje kudo ku shkel? A duhet të marrë fund ndonjëherë ku makth që prej 25 vjetësh e torturon këtë popull të shumëvuajtur? Kërkoj ndihmën e Zotit të madhërishëm pasi ne njerëzit nuk po mundim t’i japim fund kësaj ëndrre të zezë që po na merr frymën. Kjo figurë e ndyrë e denjë veç për në ferr është bërë dënim për ne pasi nuk jemi të zotë ta dënojmë e ta mallkojmë për kobet që i ka shkaktuar këtij populli. Veç Zoti na ndihmoftë!
