CDRSEE: Pajtim me anë të mësimit të historisë në shkolla

anazapta

Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Europën Juglindore (CDRSEE), 14 vjet më parë, ndërmori një nismë që prezantoi një perspektivë gjithëpërfshirëse në historinë e Ballkanit nëpërmjet botimit të një seti prej katër librash, duke modernizuar mësimdhënien e historisë në Europën Juglindore.

“Projekti i Historisë së Përbashkët” (JHP) financuar nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet programit IPA, promovon pajtimin në vendet e Europës Juglindore, me anë të mësimit të historisë në shkollat e rajonit. Ndër të tjera, ky projekt ofron trajnime për mësuesit, libra e materiale që plotësojnë kurrikulën kombëtare, duke nxitur mendimin kritik dhe debatin e lirë. Materialet edukative alternative janë pranuar gjerësisht në të gjithë shoqëritë e Evropës Juglindore. Deri tani, keto libra janë botuar në gjuhën Greke, Angleze, Serbe, Boshnjake, Kroate, Shqiptare, Maqedonase, Bullgare, Turke dhe Malazeze.

Me anë të një njoftimi për shtyp shperndare sot ne media, Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Europën Juglindore (CDRSEE), fton mediat në Republiken e Shqipërisë të asistojnë në “Lançimin e Botimit të Dytë në Gjuhën Shqipe të Librave të Projektit të Historisë së Përbashkët (JHP)” dhe gjithashtu të pasqyrojnë këtë aktivitet në media. Eventi do të zhvillohet më datë 28 Mars 2013, në orën 11.00, në Tirana International Hotel, Tiranë.

Share This Article
5 Comments
  • BE nuk si qellim te diktoje historine por te edukoje brezin e ri e vendeve te Ballkanit me frymen e pajtimit dhe te bashkejeteses.

  • Z. Sali, shembulli qe keni zgjedhur eshte i gabuar, megjithese holokausti ishte genocidi me i madh i historise se njerezimit , ne kohet e sotme jane akoma problematike vendet e Ballkanit,Lindja e Mesme dhe genocidi i ushtruar prej Turqise ndaj Armeneve etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *