Pas refuzimit të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU / CSU Johann Wadephul dhe relatori përgjegjës, Christian Schmidt i kësaj force politike kanë theksuar se tani është momenti që dy vendet të shohin “JO-në” e Këshillit të Evropës, si një nxitje të fortë për vijimin e refomave integruese.
Krahas shtysës së fortë për vijimin e reformave integruese, të dy zyrtarët e koalicionit gjerman shprehin bindjen e plotë dhe të sigurt se Gjermania do vijojë të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor, në sfidat e tyre për t’u anëtarësuar në famijen e madhe të Bashkimit Evropian.
Reagimi i CDU/CSU:
“Rruga për në BE mbetet e hapur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për reforma. Këshilli Evropian vendosi të premten të mos hapte negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU / CSU Johann Wadephul dhe relatori përgjegjës Christian Schmidt vleresojnë:
Wadephul: “Unë u bëj thirrje të dy vendeve të konsiderojnë votën negative të Këshillit Evropian, si një nxitje për të vazhduar të gjitha përpjekjet e reformës. Nëse këto do të ndiqeshin, dyshuesit do të forcoheshin. Nëse të dy vendet mbeten në “rrugë”, Parisi nuk do të jetë në gjendje të ndalojë negociatat e pranimit për herë të dytë. Bundestagu është në ndjekje të axhendës së reformës për vendimin e saj. Gjermania mbështet një perspektivë europiane të Ballkanit Perëndimor“.
Schmidt: “Vendimi negativ i Këshillit Evropian duhet të rishikohet menjëherë. Lidhja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Europian nuk duhet të bllokohet. Ne kemi bindjen se për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ka një vend në Bashkimin Evropian nëse ato i plotësojnë kriteret. Kjo përfundimisht përfshin fillimin e procesit të regjistrimit. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të drejtë të shohin veten dhe arritjet e tyre – si një ndryshim në emrin e shtetit ose një reformë gjithëpërfshirëse të gjyqësorit – dhe të punojnë së bashku në deficitet e mbetura. Vendimi i kushtëzuar i shtatorit në Bundestag, i cili përcakton kushte të qarta për hapjen e negociatave të pranimit, duhet të tregojë gjithashtu rrugën e miratimit për shqetësimet franceze, holandeze dhe daneze. Nëse BE nuk kujdeset për Ballkanin Perëndimor, fuqitë e tjera do ta bëjnë atë sferën e tyre të ndikimit. Askush nuk e dëshiron atë”.
e.ll./dita

Se dimë më se nga ta kapim fillin e punëve tona!
Një hallakatje e madhe psikologjike e llogjike na ka ndodhur.
Kur mendoj se më i miri i letrave tona, zoti Kadare gjeti kohë ti shkruante një letër Romana Vllahutinit, ku shprehte gatishmërinë t’i ulej në gjunjë, vërtetë diçka nuk shkon! (Letër e 17 Maj 2017)
E kujt i shkroi?!
Romanës që ngatërroi keqas këtë vend dhe vetëm fshehu pa pikë turpi për të fshehur realitetin e hidhur shqiptar.
Macron Presidenti i Francës, ku jeton zoti Kadare tha të vërtetën, por nuk e meriton as gjysmën e letrës së Romanës.!!
Kishim nevojë për një letër, për një lutje publike (jo rënie në gjunjë) për Presidentin e Republikës së Francës para një jave që të bashkohej me Gjermaninë dhe ta mbikqyrnin vënce këtë vend. Jo të na hapnin negociatat, por të na tregonin rrugën që u shtrua nga Gjermania.
Edhe tani, që Macron masakrohet publikisht nga eksponentë e analistë qeveritarë, prap e meriton një letër ndjese, shumë më tepër sesa “ç’meritoi” Romana.
Macron tha të vërtetën, atë të vërtetë që Romana, Mogherini, Hahn, Tusk, Junker e Knut etj etj burokratë në Bruksel e FSHEHËN!!!
E vërteta falenderohet, gënjeshtra nuk pranohet!
Nejse, s’është me të thënë kjo punë.
Qartësisht na ka humbur filli…
Dielli ka lindur sërish. Nuk është nga ai dielli i pushimeve që thotë “relaks”. Ky i sotmi thotë “ÇOHU, PUNO, se ai bamirësi që prisje nga larg nuk do vij. Mblidh mendjen,bëhu bashkë me komshinjtë e shokët që ke afër, edhe mendoni si të pastroni e rregulloni gjërat aty në lagjen tuaj, e çfarë nuk do mundeni vetë, bashkë, me një zë, kërkojani bashkisë. Pastaj shikoni çfarë mund të bëni për qytetin, e më tej për vendin. Dhe gjithnjë bashkë tundini këmbët pushtetit që t’i bëj gjërat mirë. Kërkoni dhe ndihmën e kushurinjve që punojnë jashtë, në të bardhë e në të zezë. Keni nevojë për të gjithë, ata që kanë mend, t’ju tregojnë si bëhen gjërat mirë, nga ç’kanë parë andej, dhe ata që kanë lekë, të vijnë e të investojnë në diçka që prodhon. Filloni që sot, ose ikni të gjithë. Nëse s’e bëni ju, kanë për të ardhur ca të tjerë që tani nuk i nxë vendi i tyre dhe po kërkojnë toka të shkreta.”.
Sa gjasa ka qe Rama te plotesoje jo 9 kushtet po qofte edhe gjysmen e tyre?
Jeni te sigurte qe Rama-Veliaj-Berisha-Basha-Meta e duan hyrjen ne BE?
Franca e keqe , Gjermania e mirë !
Kjo është logjika provinciale albaneze që ushqehet edhe nga mashtruesi Edvin dhe suita e tij .
Jo more jo , si Franca edhe Gjermania mendojnë njëllojë për ne , kështu siç jemi katandisur për horr , por , veçse ndajnë rolet , njëra na nanuris tjetra na fut në dush të ftohët .
Katundari shqipëtar nuk e lexon dot gjuhën e sofistikuar në shekuj , të plakës Evropë .
Mirë na e bëjnë se s’kemi as fuqi , as tru . Sipas kokës festen!
Edvin trapi fajin e ke ti dhe qeveria jiote as franca dhe gjermania as europa eshte shume e thjeshte nuk ke bo asgje nga kushtet qe te ka vene europa ti do te vazhdosh me mashtrime kemi bo kemi nje mut ke bo ke tre vjet me vetingun dhe akoma nuk ka maru asnje politikan i arrestuar te gjithe deputet jane te perfolur per korrupsion e majta dhe e djathta. Nuk ke bo asgjo legen muti