Nga Bedri Islami – Dita
Protesta e ditës së shtunë, me gjithë bujën, dhunën, deklaratat politike, marshimet, shfryrjet, mallkimet, përgëzimet, mbaroi. Si duket, një tjetër protestë është në përgatitjet dhe ajo do të zhvillohet para godinës së parlamentit. Opozita nuk u mbajt dot në fjalën e dhënë para protestës së parë dhe njoftoi copëzimin e saj në disa ditë të ndryshme.
Kërcënimet e Berishës për tërheqje zvarrë të figurave qeveritare, që nga shefi i qeverisë dhe deri tek oligarkët janë një reminishencë që ai e bën çdo herë që ka rast të dëshmojë se asgjë në mentalitetin e tij nuk ka ndryshuar dhe nuk do ndryshojë.
Nga ana tjetër, i relaksuar disi Edi Rama, shpejtoi të futet në vorbullën e zakonshme të fjalëve, sërish me përqeshjeje cinike dhe mendjelehtësi të habitshme. Mitingu i tij, gjysmë elektoral dhe gjysmë përballues, në qytetin e Vlorës, nuk është përgjigjja më e mirë dhe më e duhura. Nëse vazhdon të ketë në mendësinë e tij pikërisht këtë vizion qeverisës, me sheshe të mbushura si kundërshti dhe përballje, atëherë, njeriu që në botën e politikës, do të jetë më i dëmtuar, do të jetë ai vetë; pas tij, edhe shumë njerëz që kanë pritur e besuar tek politika e tij dhe rilindja e vendit.
Shumicës, më shumë se çfarë do të bëjë opozita, çfarë ka menduar në ditët e ardhshme, do të djegë apo jo mandatet, do të organizojë protesta jashtë sistemit apo brenda tij; si do të jetë sjellja e të deleguarve të saj në qarqe, etj, i intereson pikërisht se çfarë do tëbëjë qeveria, dhe, më tej se kaq, çfarë do të bëjë Edi Rama.
A mund të përballojë Shqipëria , edhe më tej, këtë gjendje, hiq e mos këput? Ndërto e mos ndrysho, krijo një rrjet oligarkësh dhe përbetohu për të varfrit, shpërndaji tek të pasurit dhe mblidh nga të vobektët? A mundet , edhe më tej që shteti të jetë gjysmë i verbër ndaj asaj që ndodh rreth e rrotull tij dhe të mos e vërejë se jo gjithçka është si thonë militantët e zyrtarët?
Prej kohësh është bërë e domosdoshme të lexohen mesazhet që vijnë nga njerëzit drejt qeverisë, veçanërisht nga votuesit e saj. Qeverisja nuk është një portal ku mund të shkruash dhe të marrësh një përgjigje që reklamohet në media; nuk është as darka e zakonshme e pazareve me një a dy oligarkë të pasur a pronarë medialë; nuk është lehtësia për të emëruar, në poste të reja që në fakt duheshin dënuar për shkatërrimin e ekonomisë shqiptare; nuk është të futesh në një debat shterpë online me kë të dalë përpara orëve të natës.
Rama duhet të dallojë qartas se ata që dolën në shesh nuk janë të gjithë njerëz që kanë probleme me drejtësinë si liderët që e thirrën atë.
Opozita ka thirrur edhe herë të tjera protesta, bile i ka quajtur historike, më të mëdhatë, por pjesëmarrja ka qenë domethënëse dhe mohuese.
Këto liderë që janë sot kanë qenë edhe dje, por popull kanë pasur pak rreth vetes. Nëse kjo masë është shtuar, kjo do të thotë se shtimi i tyre ka të bëjë me keq qeverisjen. Ka të bëjë me zemërimin, me pamundësinë, me mbylljen e alternativave të tjera përfaqësuese. Dhe sidomos siç e vërejnë të gjitha sondazhet e fundit, me përkeqësimin e gjendjes ekonomike deri në humbje shprese për të ardhmen. Dhe kjo vjen prej taksimeve arrogante, shpërndarjes pa kandar të vlerave financiare, mbështetjes së një grushti të privilegjuarish në kurriz të qindra mijë taksapaguesve që ua shtrëngon përditë lakun në fyt.
Detyra e shefit të qeverisë është të lexojë këtë shtesë të protestuesve, të cilët jo gjithnjë e kanë lidhur fatin e tyre me shefat e një opozite të diskredituar. Nëse nuk do të bëjë këtë përdallim, le të jetë i bindur se kjo masë do të shtohet gjithnjë e më tej, dhe jo për sytë e bukur të Lulzim Bashës e as për kërcënimet qesharake të Kryemadhit apo Vasilit.
Përpjekja për të shpërndarë nëpërmjet propagandës se të gjithë ata që ishin në protestë me 16 shkurt e që mund të jenë në protesta të ardhshme, janë të manipuluar është e gabuar.
Ka një ndarje mes të manipuluarve, të cilët nga naiviteti mendojnë se opozita e ka për zemër çështjen e tyre; ka të manipuluar që kanë rënë nga pushteti dhe presin rokadën në administratë për të shkuar aty ku ishin; ka mitingashë që sulen si demat pas një dere apo një kërpudhe dhe që nesër mund të jenë policë. Por në masën e njerëzve shumë prej tyre protestojnë të dëshpëruar për gjërat e zakonshme të një jete normale.
Kjo situatë e sotme është e paralajmëruar. Sinjalin e parë e dhanë studentët. Masiviteti i fillimit të protestës së tyre i kapi të gjithë gafil.
Në dy vitet e fundit, qeverisja po shkon gjithnjë e më shumë drejt krijimit të një etashmenti financiar e politik, që pak lidhje ka me njerëzit e sidomos me votuesit e majtë. E vërteta është që po krijohet një hendek i ndjeshëm mes masave të qeverisë dhe përfitimit të shqiptarëve prej tyre.
Shumë nga ata që do merrnin pjesë në çdo lloj proteste tashmë kanë ikur nga Shqipëria. Dhe vijojë të ikin. Nëse në qeverisje ka njerëz që dashurohen me diskurset e tyre politike, por nuk sjellin më shumë të ardhura, jetë më komode, sado karizmatikë të jenë për ata që i shohin nga larg, nuk vlejnë asgjë nëse nuk i mbajnë dot shqiptarët në Shqipëri.
Cinizmi i një oligarku, i afërt me shefin e qeverisë se, edhe nëse ikin të rinjtë nuk është problem fuqia punëtore, pasi marrim nga vendet e treta, nuk mund të bëhet vijë qeveritare, siç është bërë
Shefi i qeverisë duhet ta dijë, ndoshta më mirë se të gjithë se, pikërisht nga këto njerëz që shpresuan e tani janë dorëzuar te shpresëhumbja, ai është në qeverisje.
Atyre nuk mjafton ajo që mendon Rama se i mjafton për të vijuar qeverisjen: fakti që ka përballë një opozitë të tillë, një trupë politike të lodhur, të njëtrajtshme në ide, meskine në vizion, gllabëruese kur ishte në pushtet.
Nuk është detyrë e Ramës apo e qeverisë të ndërtojë një opozitë tjetër, por është detyrë e tij të ketë një qeverisje model, pa lidhje me krahasimet bajate që bën me të mëparshmit, a thua se shqiptarët e votuan për të vjedhur më pak se Berisha, apo sepse e dinin që ky nuk vret protestues.
Këto janë standarde cinike dhe pa vlerë për qindra-mijë shqiptarë të zhgënjyer.
Protesta e 16 shkurtit, megjithë dhunën e saj ishte një mesazh i qartë për një një shef qeverie që duhet të shohë përtej saj, më shumë se të tjerët.
Është i dyti sinjal pas studentëve se nuk mund të vazhdojë të qeverisë kështu. Është koha të mbledhë mendjen. Dua të besoj se kjo do të ndodhë. Rrugë tjetër nuk ka.
Botuar sot në Dita

Kafshet dhe egersirat e kane vendin ose ne shpelle ose ne kafaz.
Ejani ketu ne Rusi te sulmoni Kremlinin dhe pastaj ta provoni…..
Une mendoj qe ne jemi vend i mbaruar qe nuk ecim perpara pa diktature.
Ose do zhbehemi
kjo “proteste”
tregoi
edhe njehere
se
subversivet jane shprehje e gjalle e injorances
Mendoj se z. Bedri ka bere nje analize shume te mire dhe kryeministri duhet ta lexoje dhe reflektoj. Por, fatkeqesisht ai eshte akoma ne shkolle te mesme se mendon se eshte djal tirone dhe te tjeret jane pa vlere. Keshtu ku ishim atje do te ngelemi.
Rama me sa duket nuk nxe mend me.popolli qeveriset me alternativa e shembull ndershmerie ,jo me batuta e kunder mitingje sic ben Edi. Rama ose nuk ka mend ose e kane vene per fund oligarket dhe nuk ngrihet dot me. Ne kemi nevoje per nje burre shteti,i cili deri me sot nuk ka dale.
Nuk me shqetesojne tubimet e pd-se. Ajo parti lindi ushtare mercenare dhe ashtu do vdese. PD nuk do behet kurre “komandante” per te gjitha arsyet qe e mbajne ne kembe. Pd u formua ne nje moment historik dhe fale mentalitetit te plackitjes nuk ngrihet me ne nivelin e alternatives politike. Do djege e do beje sherr, do prishe e do bllokoje gjithshka duke shpresuar se vetem me keto metoda kallpe mund te vijne ne pushtet shabanet qe te bejne ca leke. Pd-ne dhe bandat e shabaneve do i rrezonte perfundimisht nje qeverisje e drejte dhe e ndershme. Nje qeverisje transparente. Nuk ka budallenj ne Shqiperi! Shqiptaret s’besojne tek Zoti, merre me mend te besojne qyfyret e bulevardit qe shperndan tanime Rama ne te djathte e ne te mengjer. Rama thote qe beri shtet, une shoh se ministri I Rendit u nderrua 4 here ne 6 vjet. Se ministri I mbrojtjes 2 here, I arsimit, etj. Ca gjera tregojne qe Rama ose ishte I papergatitur per qeverisje, ose rruges e humbi orientimin. Eshte è nevojshme te nderrohet Rama I nderuar Bedri, jo te reflektoje. Edhe 2 vjet te tjera keshtu me avenire veprash ne 3D dhe shperndarje fondesh pa adrese jane dem I madh qe s’è ka luks vendi yne. Rama eshte mubabetci I shkelqyer, kap te vecanten dhe perqendrohet tek ajo, por burreshtetasi ka vizionin è te pergjithshmes. Dhe me e rendesishme nga kjo eshte se sa I pandjeshem eshte ai nga ambienti korruptiv qe e rrethon. Qe nuk duket aq I pandjeshem dhe ky eshte ne koken e te gjitha arsyeve pse Rama duhet te dorehiqet. Ose Ps te kete forcen ta largoje.
Bedri komunisti.
E ke marre gati artikullin e shkruar nga Sali Berisha e i ke vene emrin tend. Te dy komunista.
Bashke me Arben Duken , beheni tre.
Nuk mund te duroni , qe kur nderoi Mithat frasherin.
Jepi mend opozites , per djegjen e mandateve
Ti qenke specialisti i budallenjve
Shko ore mbushu, diversant komentesh
Artikulli i Islamit deri diku me pelqeu…. Ai tha disa gjera qe nuk i thone te tjeret…..
Gjithnje kur kam pakenaqesi ndaj veprimeve te Rames, mendohem dhe them me vehte po kush nga politikanet e sotem mudet ta beje me mire se Rama?…Kte pergjigjie nuk ja kam dhene akoma vehtes dhe nuk ma kane dhene as te tjeret qe kane folur deri tani…
Basha qe premton nuk eshte i besueshem se ne Bashkine qe ai drejtoi nuk spikati si menasher i afte, as ne Ministrine qe ai drejtoj jo e jo….Kam besim tek E.Veliu por mendoj se duhet te fitojne akoma eksperience se eshte heret per kryeminmister.
Atehere me thoni cfare duhet te bejme vec se te lutemi qe Rama te punoje me mire e te bejne ato qe thote zoti Islami apo ndonje tjeter konstruktiv….
Kete beri Rama zhduku personalitetet nga PS qe mos shihni asnje vec tij.Me te fundit te merrni do qetesoje shpirtrat e neperkembur te socialisteve.Rama nuk duhet te perseris gabimin e Nanos i cili nuk degjoi kur e keshillonte te terhiqej si kryeminister te fitonte PS ne 2005 e mos riciklohej Berisha.Cndodhi tashme dihet.A do perseritet prape kjo fatkeqesi e Rama te perfundoj me keq se Nano?
Zoti K/ministër!
Hoqi biznesit TVSH-në deri në xhiron 140 milion se e mbyte!!Kupton?E mbyyyteee!!
Deri tani po e shmangin TVSH-në me dallavera ,por kur të mblidhet dhe të jenë të detyruar ta paguajnë,dije se do të hidhen në fyt.
Xhan o lule ajo që thotë Berisha,se do të hedhin në Lanë.
Kuptojë që TVSH e varrosi biznesin e vogël.
Zoti K/ministër!
Hiqi biznesit TVSH-në deri në xhiron 140 milion se e mbyte!!Kupton?E mbyyyteee!!
Deri tani po e shmangin TVSH-në me dallavera ,por kur të mblidhet dhe të jenë të detyruar ta paguajnë,dije se do të hidhen në fyt.
Xhan o lule ajo që thotë Berisha,se do të hedhin në Lanë.
Kuptojë që TVSH e varrosi biznesin e vogël.