Nuk e kam zakon të bëj replika aq më tepër me njerëz anonim të cilët duan të bëjnë emër në prag të ndërrimit të pushteteve, sigurisht për të përfituar ndonjë vend në pushtet, mbasi i kanë shërbyer pushtetit të kaluar me mjaft servilizëm, dhe duke qenë të ndërgjegjshëm se kanë dëmtuar rëndë interesat e vendit.
Më janë lutur shokët e mi, profesorë dhe shkencëtarë sepse ky pushtet i djallëzuar i largoj me qëllim, në të gjitha anët e botës ku jetojnë dhe punojnë që të paktën të bëj një përgjigje që askush të mos tallet me pasurinë e këtij populli të shumëvuajtur por dinjitoz. Edhe këtë herë ky popull i mrekullueshëm foli; i tha Sali Ram Berishës, ti dhe klika jote largohu nga ky vend. I takon qeverisë së re të bëj transparencën dhe t’i thojë popullit të vet se çfarë ka bërë Sali Berisha me bandën e tij? Dhe çfarë duhet të bëj ndryshe kjo qeveri?
Para disa ditësh një person të cilin nuk e njoh, Edmond Bejtaj quhet, ka bërë një shkrim në gazetën DITA dhe emrin tim dhe Geri Kokalarin na quan NOSTALGJIKË, nuk dua të flas për Gerin sepse kam shumë respekt, dhe me endje të madhe ja lexojë shkrimet e tij të mrekullueshëm, dhe që vjen nga një familje e madhe me tradita që i ka dhënë këtij vendi, dhe që ajo familje ka sakrifikuar shume për këtë vend, dhe sepse ai duhet t’i përgjigjet vetë personit, por dua t’i kthejë përgjigje këtij anonimi i cili pa patur pikën e kulturës së ekonomisë së tregut mundohet të argumentojë disa gjëra që në themel nuk qëndrojnë.
Së pari. Dua t’i them këtij personi anonim se kur u bë privatizimi i ARMO-s u shkel ligji:
Për Privatizimin e shoqërive shtetërore të sektorëve strategjikë realizohet në zbatim të ligjit Nr.8306, datë 14.03.1998 “Për Strategjinë e Privatizimit të Sektorëve me Rëndësi të Veçantë” dhe, sipas nenit 5. të këtij ligji, përcaktimi i formës dhe strukturës së formulës së privatizimit bëhet me ligj, dhe ne e dimë shumë mirë që kjo qeveri ka futur duart në ndryshimin e ligjeve në favor të Mafies. Pavarësisht kësaj në ligjin ekzistues gjithashtu në nenet 7. deri 10. parashikohen disa parametra dhe tregues të orientimit të procesit në dobi të përcaktimit të formës, formulës dhe strukturës të ligjit të veçantë për çdo shoqëri, përballimin i problemeve sociale, pjesëmarrja e investitorëve strategjikë në privatizimin e këtyre sektorëve, rezervimi i të drejtave shtetërore që kanë të bëjnë me interesa publikë dhe Strategjikë, nëpërmjet mbajtjes në pronësi shtetërore të një pakete të caktuar aksionesh apo “aksionit të artë”, dhe shume probleme te tjera.
Së dyti. Personi që mori në përdorim ose që privatizojë ARMO-n nuk realizojë kushtet e kontratës së privatizimit; si realizimin e investimeve prej 230 milion dollarë, zgjidhjen e problemeve sociale, aq më tepër që ka ndryshuar edhe destinacionin e qëllimit të privatizimit të ARMO-s, si dhe ky lloj privatizimi nuk realizojë kushtin kryesor që është: shndërrimin e kësaj kompanie në një kompani kompetitive, pra që ta zhvillonte të rriteshin të ardhurat, të merrnin punonjësit rrogat, të merrte shteti atë çfarë i takonte, të zhvillohej ky treg fitimprurës sa më shpejt që të ishte e mundur. Por, çfarë ndodhi, jo që nuk u realizua asgjë, por disa pajisje dhe teknologji nga uzina e Ballshit, kaluan në Bisht-Pallë, tek prona e Fazlliçit. Por nuk dua të flas për këtë sepse këto do të jenë objekt i hetimit të qeverisë së re dhe Parlamentit të ri.
Së treti. Ju zoti Edmond punoni si drejtues i një kompanie private në naftë. Është mirë që lexuesi jonë ta dijë se ku punoni. Ju punoni si drejtues kryesor i kompanisë TRANS OIL GROUP SH.A.
Duhet ta dijë populli dhe lexuesit tanë se kjo kompani është një nga kompanitë që ka privatizuar SALI BERISHA, dhe në pronësi është deputetja Vokshi dhe familja e tij. Pra, ju i shërbeni klikës në fuqi ende. Ju drejtoni vendburimin e naftës të VISOKËS, dhe që vetëm për vitin 2012 ka dhënë rreth 15 milion euro të ardhura, nuk dëshiroj ta them se sa ka derdhur në shtet, po jua lë juve sepse ju manipuloni dosjet dhe punoni me dy fatura për të mos treguar të vërtetën e të ardhurave nga ky vendburim. Ky lloj koncesioni qe ju po drejtoni domosdoshmërisht do të jetë objekt hetimi nga komisioni parlamentar. Aty do të shikojmë se sa shumë e doni ju zotni këtë vend. Po të isha unë në vendin tuaj do ta kisha denoncuar me kohë këtë aferë të pistë, dhe nuk do të punoja aty ku këtij populli i vidhet djersa e tij.
Se katërti. A e di ti zotëri se nxirren rreth 1.2 milion ton naftë që me çmimin e tregut i thonë rreth 1 miliard dollarë dhe në arkën e shtetit derdhen rreth 70 milion dollarë, kur duhet të derdhen rreth 500 milionë dollarë?
Së pesti. A e di ti zotëri naftëtar, siç e quan veten, se vetëm me tregun e karburanteve nga një llogari paraprake më rezulton se shteti humb rreth 300 milion dollarë, si rezultat i monopoleve, dhe populli paguan mbi 200 milion dollarë në kurriz të të cilit i bie kjo taksë e padrejtë. Dhe se çmimi i karburanteve të pakicës dhe shumicës është rreth 30-40 % më i lartë se në Europë.
Së fundi. Të rekomandoj të lexosh librin ”NAFTA DHE POLITIKA” të shkruar nga unë, aty do të kuptosh se ku jam unë dhe ku je ti që më quan nostalgjik.

Sa per dijeni zoti Shuli me shume para shtesa dhe prapa shtesa E.Bejtja eshte nje njeri i nderuar dhe shume trim kurajos qe gjerat i ka thene qe ne kohen e Dulles.E njof prej tridhjet e pese vjete te shkuarra.Per nje gje te them Familja e Bejtave ne Fier eshte nder me te nderuarat dheme nje tradite te shkelqyer.Pa respekt per sa ke shkerruar sillo .
Edhe Enveri rridhte nga nje familje modeste dhe e respektuar. Po ashtu Hitleri,Stalini,Musolini rridhnin nga njerez modeste apo te respektuar. Ne pergjithesi dhe femijet e tyre kane qene edhe me modeste se vete gjysherit….Nuk e di nga rrjedh Taçi,Fazlliçi apo Delijorgji por me shume mundesi nuk kane qene familje kontrabandistesh. I tille behesh sapo te jepet mundesia dhe skrupulli qe ke ne damare.
Per kenaqesine e Saliut, Lulit,Jozefines dhe te gjithe opozites se re do te shohim akoma per shume kohe mjaft çakenj me flamurin e rilindjes ne dore.
Per-para derra (majtas dhe djathtas)……..
Me kete rekomandimin e fundit pa dashur ke treguar ate qe mundohesh te fshefesh ne analizen tende zoti SHULI :Ju nuk mund te pranoni qe dikush tjetr te flasi me kaq vertetesi per probleme madhore te vendit ne nafte .Ju rrofshin tituj qe ke marre o Adhamuri i naftes do te thosh Cajupi.
foli pak per fijet sintetike
Me vjen te qesh kur e shikoj Z. Bejtaj te pretendoje se eshte nje specialist i mire nafte. Me vjen te qesh kur e shoh te thote se drejtuesit e kompanise e kane vene ne krye per aftesite e tij?????!!!!! Ai e di mire se si vajti ne ate kompani dhe se kush e hoqi nga ARMO, pasi kishte perfituar goxha nga tenderimet qe bente. Besoj se po ta dinin kete gje drejtuesit e Kompanise zor se do ta zinte ate vend Z. Bejtja. Por si ka mundesi qe eshte dhe sot drejtues kur Kompanine dihet qe e kane marre Shefqetet e Saliut???????????? Edhe kjo per shkak te aftesive te tij? Vetem aftesi profesionale nuk ka ky njeri. Aftesia e tij eshte te kometoje dhe te beje njeriun qe perballet me kedo ne shkrimet e tij nderkohe qe shefit te tij, Avokatit, i rri lepe peqe, edhe kur i duhet te haje me dhembe krenarine e tij nga arroganca e ketij te fundit. Nuk shquhet per ndonje nxjerrje gjoksi, por per prapaskena. Nga Fb eshte shume trim. Sa per njohuri nga nafta eshte dell fare.