SMS në DITA
Në 0689073730
Tek ne nën qeverisjen e Berishës çdo gjë u kthye film me kokë poshtë. Mazhoranca e tij, për qëllime interesi la gjyqësorin dhe pushtetin lokal inegzistent. Edhe pse këto struktura populli i paguan, ato nuk i kanë shërbyer atij. Sjell në vëmendje të gazetës dhe të opinionit se rrallë ka dhënë drejtësi gjyqësori në shkallë të parë, gjyqet kanë vazhduar në Apel e më tej, ku secila palë në konflikt ka paguar. Gjyqtarin, qytetari e ka paguar dy herë, një herë taksapagues, të dytën ryshfet.
Shumë herë konflikti ka ngelur pa u zgjidhur e palët janë përfshirë në vetëgjyqësi. Atëherë, ç’e do populli këtë gjyqësor? Jo, ai s’ka ç’e do, ai do ta përmbysë, por s’e përmbys, se edhe pa e përmbysur vjen era ha..e. Do ta lërë mazhoranca e re në këtë gjendje gjyqësorin? Të shohim. Kjo gjendje është edhe me strukturat e pushtetit vendor. Nën hundën e tyre, mbase nën bekimin e tyre vepron antiligji. Xhevdet Cora