Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E dashur Dita! Përse na duhet prokuroria, hetuesia, policia, gjykatat, shërbimi informativ? Atë punë e bën për mrekulli S. Berisha, ai ishte i pari që lajmëroi mbi rrëzimin e helikopterit në liqenin e Shkodrës, duke treguar dhe destinacionin, për transportimin e mermerit të ministres Kodheli, ai tha se kjo ishte arsyeja që u rrëzua helikopteri. Lajmi tjetër ishte se Edvin Kristaq Rama nuk është takuar me Obamën, por me administratën. Lajmi i fundit ishte se Edvin Kristaq Shullazi ka kërcënuar me jetë kandidatin për rektor të Universitetit. Këto të dhëna ishin informacionet në harkun kohor për 10 ditë. Këto të dhëna i merr edhe Fahri Balliu, besniku i tij i ngushtë. Pra në rast se duhet informacion, hapni profilin e Sali Berishës, aty do gjeni çdo informacion të saktë në çdo orë të ditës dhe të natës. E. Kajo
