Ceballos dëshiron vetëm Realin e Madridit.
Ditën e djeshme, Reali i paraqiti një ultimatum Ceballosit për tu përgjigjur kërkesës së tyre brënda 24 orëve.
Këtij ultimatumi Ceballos iu përgjigj me “po”.
Marrëveshja do të zyrtarizohet këtë fundjavë ose të Hënën.
Reali do të mblidhet të Hënën për të bërë stërvitjen e parë mbas pushimeve verore.
Zidane e do me çdo kusht paraqitjen e Ceballos në seancën stërvitore të së Hënës.
Kujtojmë se Reali i ka premtuar Ceballos vendin e titullarit në ekipin e Realit.
Në garë për Ceballos është dhe Barcelona por duket se 20 vjeçari preferon Madridin.
dh.th
