Këngëtarja Ceca ka dalë në mbrojtje të burrit të saj të ndjerë, terroristit serb Arkan, i cili së fundi u akuzua nga një boshnjake se e kishte dhunuar vazhdimisht.
Gruaja myslimane me emrin M.M. (42 vjeçare), tha se gjatë vitit 1992 ajo ishte robëreshë e Arkanit dhe ishte dhunuar nga ai dhe ushtarët e tij.
Por e veja e Arkanit, Svetllana Ceca Razhnatoviç, mendon se këto janë vetëm shpifje për të dëmtuar imazhin e tij, raporton Telegrafi.
“Jam e lënduar me sasinë e gënjeshtrave rrëqethëse dhe brutale që janë thënë, dhe të cilat janë aq të pakëndshme, sa mund të shfrytëzohen për një skenar të ndonjë filmi të kategorisë së tretë.
Është e qartë se nga të gjitha anët ekziston një propagandë kundër Serbisë”, ka thënë Ceca për portalin Alo.
