Opinion i nënshkruar
Migena Aleksi
Shumë e rëndë ngjarja me turistët çekë. Me pare kur shifja nje cek, mendoja per birra. Tani sa here me kalojne ne mendje, kuptoj sesa kafshe mund te jemi here pas here.
Kam shoke nga Cekia dhe Polonia ne Suedi, te cilet ose duan ta vizitojne Shqiperine (malesine me teper) ose kane qene dhe duan te kthehen prape atje. Tani, me duhet dhe ti paralajmeroj per rreziqet. Këto janë nga ato ngjarjet që na bëjnë të kemi turp kur themi që jemi shqiptarë.
Për fat të keq 25 vjet pas rënies së komunizmit nuk kemi bërë dot ende një shtet ligjor ku autoriteti i shtetit e bën vrasësin të mendohet dy herë. Armët e 97-s në duart e njerëzve pa arsim e pa ndërgjegje qytetare, dhe gjuha e terrorit që përdor politiak e sotme në Kuvend dhe podiume, i nxisin këto tmerre. Ngushëllime familjeve të të rinjve çekë.
