Çeki, neonazistët sulmojnë refugjatët

Saimir Lleshi

Një grup prej 20 sulmuesish të panjohur i vunë zjarri një qendre për refugjatët në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.

Rasti ndodhi vetëm disa orë pasi mijëra njerëz protestuan kundër imigrimit dhe myslimanëve.

Sulmuesit e shkatërruan qendrën Klinika, që dikur ishte kapacitet mjekësor në lagjen Zhizhkov në Pragë, dhe kanë hedhur koktej molotovi.

Kjo qendër organizon mbledhjen e ndihmave për refugjatët. Autoritetet thanë se së paku një person është lënduar nga sulmi. Aktivistët që punojnë në këtë qendër thanë se sulmuesit ishin neo-nazistë. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *