SMS në DITA
Në 0689073730
Mirëdita gazeta Dita. Një ditë të bukur pa re, “Belle Air” shpall falimentimin. Mbi 60.000 pasagjerë kishin parapaguar prenotime me “Belle Air”. U zhdukën paratë si në 97. U bë shumë zhurmë, shumë bujë në popull, qeveritarët bënë një vrimë në ujë. Nga ajo vrimë uji doli linja ajrore italiane “Blue Panorama” që u mori euro për së dyti pasagjerëve. Tani edhe kjo thuhet se do falimentojë.
Ku është shteti, ministri në këtë mes? Kush i mbron qytetarët? Loja me popullin vazhdon, se firmat dhe shteti vazhdojnë lojën “nënç” me udhëtarët. Çel e mbyll, çel e mbyll… Pse u çel e pse u mbyll?!
Ju lutem stafit të gazetës, po e patë të arsyeshme botojeni. Me respekt, Zaim Korça nga Tirana.
