Çela bën bilancin e 2019-s: Kriminaliteti ka pësuar ulje me 3%

Leda Hysa

Kryeprokurori Olsjan Çela ka raportuar për herë të parë në Komisionin e Ligjeve, për gjendjen e kriminalitetit në vend në vitin 2019.

Gjatë fjalës së tij Çela tha se gjatë vitit 2019 janë regjistruar 44 289 procedime penale, duke theksuar se po në këtë vit është ulur me 3% niveli i krimeve në të gjithë vendin, në krahasim me 2018.
bornova escort
Gjithashtu kryeprokurori Olsjan Çela u shpreh se gjatë viti 2019 niveli i kriminalitetit në Shkodër është ulur. Në Shkodër janë kryer një seri vrasjesh të bujshme, disa prej të cilave janë zbardhur, ndërsa një pjesë janë në shqyrtim.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela thekson se në vijim të punës së Prokurorisë mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në vitin 2019, numri i përgjithshëm i miratuar i prokurorëve ishte 336. Shpërndarja 1 e tyre në prokurori sipas niveleve ka qenë, 291 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, 28 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të apelit dhe 17 prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndërkohë, për shkak të vakancave numri faktik i prokurorëve ka qenë 309.

 

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Doli ky kapteri i Mero Bazez, dhe lexon ato qe thonin paraardhesit e ti.Ky edhte kapterr policie apo prokuror?? Fol shoku kapter, sa poletikane ke derguar para gjykaysit, fol kapter sa tendera jame bere qysh kur ti more detyrem? Sa tendera ke hetuar, sa hajditer tenderash ke futur me burg,.Ti o kapteri i Shefqet Pecit, sa te korruptuar poletikan dhe te administrates ke derguar para drejtesis, as nje per be.Tani del dhe ben bilance se sa eshye ulur krimi? Fol o shoku kapterr sa ke derguar para drejtesise qe kane vjedhur paret e popullot?Ti nuk do besh asgje sepse ti je pjese e atij sistemi 30 vjevare. ti je pjell e PPSH. je pjelle e komunizmit post 30 vjecare.Vazhdo vidh dhe ti me te dy duart si shefat tuaj se shpejt do ikesh dhe ti,dhe shpejt do te harrohesh si krye lapteri i prokurorise…………

  • Kujtese per kryeprokurorin Cela:
    -Pasi shpertheu skandali i tenderit te Unazes se Re,kryeministri Rama iu drejtua gazetareve ne konferencen e shtypit se,”Ku eshte ketu korrupsioni?”
    Pra ne kete rast kryeministri Rama i doli ne mbrojtje te hapur ketij skandali korruptiv,por njekohesisht ,indirekt pranoi,se edhe tenderat,koncesionet apo PPP e tjera p[ara tij keshtu mund te jene zhvilluar,pra me korrupsion!
    Meqenese ish kryeprokurorja Marku,atehere nuk e pa te arsyeshme te sekuestronte te gjitha dosjet e tenderave te meparshme te qweverise Rama,per arsyet qe ajo i di,a nuk do ishte e arsyeshme,qe tani te ndermerret tani nje hetim i tille,ku dyshoj se do gjenden shkelje te shumta,qe kane bere te mundur korrupsionin duke i shkaktuar shtetit deme te medha financiare?
    Ne se do heshtni,atehere i bie,qe edhe ju te njejten gje do beni:
    -Keni frike nga te korruptuarit,ne vend qe t’u kene ata frike juve!

  • si dëmshpërblehen ata që kanë profesionin hajdut shtëpish,xhepistat në kohën e koronës??marrin ndonjë rrogë lufte nga shteti??
    ata kanë mbetur të papunë,gjith njerzit janë nëpër shpija e ata nuk vjedhin dot!
    çuna dilni në demostratë!!
    kërkoni të drejtat tuaja!!

  • plasur i ka syt ky apo ka mbyll saliu me meten ?!!!

    Villllllllllllllaaaaaaaaaaaaaaaaat e Lalziiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiit

    po te therraaaaaaaaaaaaaaaaasiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiin

    o palla numer 2 .

    krimi i orgaizuar ne shhqiperi eshte bo Mullar

    kriminelet te kan punesuar ty e gjithe shkerdhatat qe qeelbin institucioni e Drejtesise bo qenin e Pasurive te vjedhme te Krimit te Organizuar .

    hajt se ka me ju ardh dita edhe juve putanave qe tallei me kte popull te gjitheve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *