Një ditë pas akuzave të deputetit Vladimir Kosta ka reaguar Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela.
Sipas tij, sulmet e Kostës vijnë për shkak të interesave ekonomikë, pasi nuk i janë plotësuar kërkesat për të përfituar tendera në mënyrë abuzive.
“Shpreh keqardhje të thellë për prononcimin e deputetit Vladimir Kosta, por nuk jam i keqardhur që nuk i’a kam plotësuar kërkesat e tij absurde për të fituar në rrugë të paligjshme tenderë të shpallur nga OSHEE.
Fatkeqësisht nuk më vjen e papritur kjo shfaqje vulgariteti vetediskreditues që flet vetë për nivelin e Vladimir Kostës. Sulmin e tij në vigjilje të finalizimit të Reformës në Drejtësi e marr si kompliment për kompaninë dhe për drejtimin tim me ligjshmëri dhe transparencë” shprehet Çela.
Në fund reagimin e tij Administratori i OSHEE-së e mbyll me reformën në drejtësi.
Sipas tij “Reforma në Drejtësi ende pa u miratuar po tregon se çfarë vlere të madhe ka për të ndarë njerëzit që duan shtet, drejtësi, rregulla nga ata që duan të vazhdojnë në rrugën e vjetër të përfitimeve të paligjshme”.

Ky Çela hem administrator hem politikan i rradheve te para. Qe Rama eshte ai qe thot Ladua kete e dine te gjithe. Dhe qe Rama eshte perzgjedhes ne miqt e tij qe shkelin ligjin kete e dim, boll te kujtojme Roshin e Kavajes qe e mbronte edhe pse e sulmonin ambasadat e huaja cdo dite njesoj si Shullazin. Halli i ketij populli kurriz ulur eshte qe Ladua dhe 140 te tjeret shok te tij ne ate Parlament jane po aq legena dhe te pa karakter sa Rama. Prandaj dhe Berisha sundon dhe do vazhdoj deri sa te kete frymen.
tani kushe me thote ky eshte poshtersia me kombesi greke apo shqiptare
Kam mendimin se Cela eshte njeriu me I sukseshem ne pune , ne gjithe administraten e larte . Eshte thesht gjykim nga sa shof ne shtyp . Nuk besoj se gaboj , po qe se vleresojme kriterin , qe puna matet me produktin , qe peshohet dhe matet . I . Foto