Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Çelen aplikimet për bursa verore në Bullgari
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Çelen aplikimet për bursa verore në Bullgari
AktualitetKomunitet

Çelen aplikimet për bursa verore në Bullgari

anazapta
Published April 11, 2013
Share
SHARE

Bullgaria ofron bursa për pjesëmarrje të studentëve dhe specialistëve shqiptarë në kursin veror të gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare pranë Universitetit “Sv. Kliment Ohridiski” të Sofjes dhe Universitetit “Sv. Kiril i Metodi” të Veliko Tërnovos në Bullgari për një periudhë trejavore korrik-gusht 2013.

Burimet zyrtare pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se kanë nsiur tashmë aplikimet për të interesuaririt. Aplikuesit duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Politikave dhe Programeve Ndërkombëtare në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, deri më 10 maj 2013 dosjen e dokumenteve që duhet të ketë në përmbajtje “ kërkesën për ndjekjen e kursit veror të gjuhës bullgare, CV, vërtetim për ndjekjen e studimeve dhe listë notash, një letër reference, dëshmi për njohjen e gjuhës bullgare nëse ka, raportin mjekësor, fotokopje të kartës së identitetit/pasaportës, si dhe dy fotografi.

Pala bullgare përballon shpenzimet për ushqimin, akomodimin dhe programin mësimor dhe kulturor, ndërsa shpenzimet e udhëtimit vajtje-ardhje do të mbulohen nga vetë pjesëmarrësit në kurs. MASH thekson se për bursat e ofruara për kursin e verës në Bullgari duhet të aplikojnë kryesisht studentë të gjuhës bullgare pranë Departamentit të Gjuhëve Sllave e Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

anazapta April 11, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?