Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Çelen aplikimet për bursë në bachelor, master e doktoraturë në Hungari
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Çelen aplikimet për bursë në bachelor, master e doktoraturë në Hungari
AktualitetKomunitetLajm i fundit cicerr

Çelen aplikimet për bursë në bachelor, master e doktoraturë në Hungari

anazapta
Published January 25, 2013
Share
SHARE

Hungaria ofron bursa studimi universitare, pasuniversitare ose në fushën e kërkimit, si dhe bursa për kurse vere për në universitetet publike të Hungarisë për vitin e ri akademik 2013-2014. Ambasada Hungareze në Tiranë ka konfirmuar dje se është shpallur programi  i bursave shtetërore për shtetasit shqiptar që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta sipas kategorive të përcaktuara. Konkretisht për studimet e pjesshme në nivelin Bachelor dhe Master ofrohen bursa nga 3-10 muaj. Për këto bursa mund të aplikojnë studentë të nivelit parë (Bachelor) ose studentë të nivelit të dytë (Master) për programe të ndryshme studimi. Preferohen ata studentë që studiojnë ose punojnë në fushën e gjuhës dhe të letërsisë hungareze ose studentë të regjistruar në programet e studimit: mjekësi e përgjithshme, stomatologji, farmakologji, veterinari, arkitekturë dhe drejtësi. Kërkohet që kandidatët e interesuar të kenë përfunduar të paktën 2 semestra në institucionet e arsimit të lartë të vendit të tyre. Mosha e rekomanduar duhet të jetë deri 30 vjeç.

Për studimet pasuniversitare ose në fushën e kërkimit ofrohen 1-10 muaj bursa. Për këtë kategori bursash të gjithë të interesuarit duhet të jenë të pajisur me  një diplomë të nivelit Master. Gjithashtu, aplikantë që janë në vazhdim të studimeve rekomandohen në programin e  Doktoraturës, por që dëshirojnë të kryejnë kërkime për tezën e studimit të doktoraturës.

Studentët që përfshihen në këtë nivel studimi, nuk përfitojnë kredite. Mosha e rekomanduar është deri në 40 vjeç. Për ciklin e studimeve në Doktoraturë (PHD,) program i plotë, ofrohen 36 muaj bursë. Për këtë lloj programi mund të aplikojnë vetëm studentë që zotërojnë gjuhën hungareze.

Bursa jepet me kusht për ata kandidatë që i nënshtrohen provimit para pranimit në universitet për programin e doktoraturës. Mosha e rekomanduar është deri në 35 vjeç. Për kurse vere ofrohen 1-4 javë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për këto bursa është data 8 prill 2013. Për një informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit referojuni materialeve informativë bashkëlidhur këtij njoftimi që gjenden në faqen e internetit: www.scholarship.hu.

 

Pranvera Kola

anazapta January 25, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?