Çelen dyert e Ambasadës së Shqipërisë në SHBA pas rikonstruksionit total

Dita

Në një ceremoni të veçantë të organizuar sot në Uashington, çeli dyert pas rikonstruksionit total, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas një periudhe disa vjeçare merr fund përfaqësimi i munguar dhe jo i denjë i Shqipërisë në Uashington, duke çelur kështu një periudhë të re të përfaqësimit dinjitoz dhe aktiv në SHBA. Në ceremoninë e inaugurimit ishin të ftuar përfaqësues të larte të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasadorët kryesor të akredituar në Uashington, përfaqësues të institucioneve kryesorë, të diasporës shqiptare, të komunitetit të biznesit në Amerikë dhe përfaqësues të medias.

Falë rikonstruksionit të plotë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, (pronë e Shtetit shqiptar) do të ofrojë ambiente dhe shërbime moderne pune për stafin tonë diplomatik por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huaj që do të përfitojnë shërbimet e kësaj Ambasade. Angazhimet e Qeverisë shqiptare për një përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në botë do të vijojë me nisma të tjera që rritën cilësinë e shërbimit dhe përfaqësimit.

Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit Ministri i Punëve të Jashtme Z. Ditmir Bushati u shpreh se: Përmirësimi i kushteve të përfaqësimit në Uashington është një shenje e qartë përgjegjësie si dhe një dëshmi konkrete e angazhimit tonë ndaj aleatit strategjik.

Share This Article
2 Comments
  • Bravo dhe ju lumte ,se vetem keshtu juve mund te poshteroni kreminelin Sali qe per 23 vjete ne nuk kemi pasur fare perfaqesi ne SHBA dhe kjo eshte e tmerrshme,te gjitha poshtersite drejtoheshin nga kremineli Sali dhe fisi Biberaj i amerikanizuare,tani kjo del fare e qarte.
    Populli kete ka kerkuare qe ne te kemi nje perfaqesi te denje ne Amerike per te bere pun ete pasterta dhe ne favor te shqiptareve dhe jo kremineleve antishqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *