Çelentano i shkruan Renzit: Ç’na duhet progresi në qoftë se të vrasin?

Dita

Ngjarja e rëndë  e ndodhur në Pallatin e Drejtësisë në Itali ka ngjallur panik edhe tek personalitetet e kulturës italiane.

Këngëtari italian Adriano Çelentano ka shkruar në blogun e tij një shkrim me titull “Ç’kemi qeveri”, me të cilin i referohet ngjarjes së fundit.

Fillimi i letrës është ky: “Përshëndetje qeveri, më vjen keq nëse të shqetësoj, por nuk kam me kë të flas”.

Pastaj Çelentano vazhdon: “Ndoshta nuk ta kanë thënë, por dje një zotëri hyri në gjykatë, në Milano dhe vrau tre njerëz, plagosi dy të tjerë, njëri prej të cilëve është rëndë. Por përse e latë të hynte?!? Është e rrezikshme të lihet dera hapur pa pasur një polic, që ndoshta do të ishte shumë, por të paktën një roje që t’i kujtojë të gjithë ata që mund të hynë të armatosur, se nuk mund të vrasin”.

Këngëtari pastaj shkruan: “Ju nuk keni idenë se si ndihem tani. Është sikur unë ngulfaten papritmas nga një gjendje braktisjeje, dhe nuk e di se kush jeni, çfarë bëni dhe pse ju jeni aty ku ju jeni tani. Nuk pres që të më mbroni, por të paktën më lejoni të di kur ftoni dikë që dëshiron të vrasë njerëz”.

“Ndoshta unë e kam gabim – përfundon ai – pasi ju jeni  të përqendruar për të zgjidhur një krizë, megjithatë, duke menduar për vrasësit që tani përballen me njerëzit, për çfarë shërben progresi në qoftë se të vrasin”?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *