I bashkon i njëjti gjak, por për Adriano Celentanon nuk mjafton që të jesh vëlla i nënës së Bruno Perinit që t’i japë nipit të tij titullin e biografit personal.
Nëpërmjet një shënimi në blogun e tij “Il mondo di Adriano” këngëtari italian i është drejtuar nipit, gazetarit Bruno Perini.
Shkak për këtë është bërë publikimi i një libri me titullin “Kujtimet e dajë Adrianos”, siç duket pa miratimin e Celentanos.
“I dashur nipçe Bruno, unë të dua shumë dhe ti e di, edhe pse në artikujt e tu kur flet për mua më drejtohesh me “dajë” dhe jo Adriano, siç gjithmonë ke bërë”, shkruan Celentano.
Por më poshtë vjen edhe pjesa më e vështirë për t’u kapërdirë, kur thotë se “është thuajse e pamundur që ti, siç do që të dukesh, të jesh biografi im. Nga këndvështrimi biografik do të jemi përballë një zbrazëtie të madhe që vjen për shkak të mosnjohjes përtej lidhjes së gjakut. Do të duhej të flinim të përqafuar në të njëjtin krevat për dy vite dhe ndoshta as kaq nuk do të mjaftonte. Më beso, të më njohësh është shumë e vështirë jo vetëm për ty, por edhe për mua.”

Pas kësaj ka qenë vetë Perini që ka publikuar në faqen e tij artikullin e dajës, por pa bërë asnjë koment.

Eshte dhe shume me teper se nje kengetae dhe si njeri
Eshte filozofi i ndjenjes dhe mendimit te muzikuar,qe ka per tu shijuar njesoj,,sado kohe gjeneratash te pafundme te kalojne
Or katundare te vegjel me kollare,perse nuk botoni,qe te beni sikur tja ngrini sado pak vleren vehtes?