TIRANË, LALX, KODRAT ROKULLISËSE – Bashkimi harmonik dhe aq tingëllues i dy parrullave më të fuqishme të opozitës shqiptare, ai i PD-së “Shqipëria fiton” dhe i LSI-së, “Shqipëria, shtëpia juaj”, siç dihet tashmë botërisht, solli gjetjen më të bukur të motove elektorale në vend këto 120 vitet e fundit.
Produkti ishte “Shqipëria, shtëpia që fiton”, duke qetësuar shpirtrat e mijëra simpatizantëve të të dyja partive.
Politologët e kanë krahasuar forcën e kësaj fraze me sloganin e famshëm të Turqve të Rinj, “Itihat ve Terakki”, Bashkim e Përparim, që pavarësisht se nuk solli as të parën dhe as të dytën, rrëzoi sulltanin dhe e futi Perandorinë në zinxhirin e suksesshëm të shpërbërjes.
Akoma më shumë se kaq, fraza e mësipërme është në fakt, përshtatje e aksiomës së palëkundshme të kazinove të Las Vegasit dhe gjithë botës, “The house always wins”, çka ka gufuar shpresat e elektoratit opozitar se menjëherë pas 25 Prillit, ashtu siç është premtuar, do të vijë pa vonesë data 26 e të njëjtit muaj.
***
Por historia intriguese e shkrirjes sloganore nuk mbaron këtu. Gojët e Liga kanë mësuar se edhe partitë e tjera të koalicionit opozitar kanë kërkuar që të gjendet mënyra për të futur pjesëza të identitetit të tyre në një moto tjetër, më të zgjeruar elektorale, e cila mund të përdoret gjatë fushatës. Sugjerimet përkatëse që kanë bërë Medihu, Dukja, Indrizi, Vandulja, Shehri, Ndroka etj, janë trajtuar nga një komision i posaçëm i përbërë vetëm nga Mark Markamarku.
Burimet tona kanë shtënë në dorë formulimin e ri, që do quhet Paragrafi fitues i 25 Prillit. Ja cili është:
“Shqipëria jonë Republikane, shtëpia ambientaliste-agrare që fiton në bashkëpunim me tironsit debabaden, çështjen demokristiane të grekëve të Dibrës dhe çamëve të Dropullit, me kontributin e frymës së re demokratike të ballistëve të qëndrës së djathtë pan-bektashiane. P.S. Poshtë Jozefina!”
—–
SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike, motoja zgjedhore e së cilës është thënia e lashtë kineze: “Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë!”

Borat Veshgjati ,
ne rolin e predikuesit te Imamit te Xhamise ky qe coj ne
Kampet e Sirise femijet dhe femrat shqiptare ,me i perdhunu Terroristet e Kampit te Shtetit Islamit isis !
—
Borat Veshgjati ,
ne Shqiperi ta shkerdhejne faren ty etj si ty ,qe mendoni se mundet te ndertoni Shtet Islamik !
Ne 25 Prill do jete dita e fundit e ksaj Opozite Antishqiptare e bandave esadiste dhe ti do pallohesh Burgjeve nga te denuarit Demokrate
Nderkohe motoja rilindjote:
EC E EC E FUT NGA 1 SPEC. Vetem se, burimet e ujit te ftohte dhe te gojeve te liga nuk bejne me dije oren dhe vendin e specit te rradhes, dhe nuk marrin persiper te transmetojne gjate 25Prillit per arsye teknike te çarjes se trapit(i modifikuar me 1 vele e gjysme).
Ndersa ne kazino do te lere tullacllekun Edvine the 1/2 man show, pasi Bash Busha, Driko Shpetka, Dum Ngjeli, Desh Sha_she_tora, Derziu i Keq, por dhe Mom Mona kishin vendosur qe te rihapnin kazinote vetem per arinjte.