Matura/ Çelësi i përgjigjeve të sakta për 3 testet e matematikës

Ornela

Pranvera Kola

Provimi i detyruar i matematikës i zhvilluar ditën e djeshme nuk ka kaluar pa zhurmë sa i takon rrjedhjes së informacionit mbi përmbajtjen e tezës. Kjo pasi pak para mbylljes së orarit zyrtar të provimit, në rrjetet sociale janë publikuar pyetjet e testit që po plotësonin maturantët, duke shkelur në këtë formë rregulloren. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ky institucion e ka konsideruar shkelje të rëndë të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në RSH” dhe të akteve nënligjore, kopjimin e plotë, apo të pjesshëm, si dhe shpërndarjen dhe publikimin e testit.

Për këtë arsye i është kërkuar organit të Prokurorisë të fillojë hetimin e menjëhershëm të dy rasteve të bëra publike online, për të mundësuar vënien përball ligjit të shkelësve, kushdo qofshin ata. MASR garanton publikun se ka marrë çdo masë që parashikon ligji për të garantuar fshehtësinë dhe integritetin e testeve të maturës në fazën e hartimit dhe shpërndarjes në 38 drejtoritë arsimore dhe 206  mjediset ku zhvillohet provimi për 37 mijë maturantë, të cilët u mbikëqyren nga rreth 4300 administratorë dhe monitorues”, sqaron MASR.

Përgjigjet e sakta të testit të matematikës

Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka zbardhur pasditen e djeshme skemën e përgjigjeve të sakta të 25 pyetjeve finale të testit të zhvilluar në lëndën e matematikës për të tre profilet e shkollave të mesme, gjimnazeve të përgjithshme, atyre të orientimit gjuhësor, si dhe shkollave të mesme profesionale, artistike dhe sportive. Bashkangjitur shkrimit gjeni të detajuar çelësin e përgjigjeve për të tre variantet e testeve të matematikës.

Sipas autoriteteve të QSHA-së, teza e provimit të matematikës kishte në përmbajtje pyetje të kombinuara ndërmjet kërkesave që kërkojnë zgjidhje me zhvillim, si dhe atyre me alternativa. Referuar skemës së vlerësimit të detajuar nga MASR për pyetjet me alternativa, korrigjimi do të bëhet me 0 dhe 1 pikë. Maturanti merr një pikë kur ka rrethuar përgjigjen e saktë.

Vlerësimi me 0 pikë bëhet kur nuk është rrethuar asnjë alternativë, kur është rrethuar një tjetër dhe jo përgjigja e saktë (përgjigje e gabuar), kur janë rrethuar dy ose më shumë alternativa, nëse i është vënë kryq një rrethimi, ose përbri ka shënuar gabim dhe rrethon më tej alternativën e saktë.

Për pyetjet me zhvillim mësuesit do korrigjojnë me kujdes çdo përgjigje të nxënësit, edhe në rastet kur ka ndjekur rrugë tjetër nga ajo e përcaktuar në skemën e korrigjimit.

Çka do të thotë se për pyetjet me zhvillim, maturanti do të vlerësohet me pikë, për aq pjesë të përgjigjes që rezulton të jetë e saktë. Kjo me qëllim që maturanti të mos penalizohen me humbje të pikëve, në rast se përgjigja e dhënë në ushtrimet me shtjellim nuk është plotësisht e saktë, sikundër është përcaktuar në skemën e vlerësimit.

Pikët që ju duhen për të kaluar testin

Për të qenë kalues, maturanti duhet të grumbullojë nga testi 10 nga 50 pikët totale të skemës së përcaktuar. Provimet me zgjedhje, janë edhe prova e fundit që duhet të kalojnë maturantët para se të nisin aplikimet për ndjekjen e studimeve të larta në një nga degët e preferuara universitare.

Në datën 20 qershor, maturantët do t’u nënshtrohen për katër orë me radhë testeve në dy lëndë të ndryshme, në varësi të përzgjedhjes së bërë prej tyre gjatë plotësimit të formularit A1 dhe A1Z.

Testet e lëndëve me zgjedhje përmbajnë për secilën lëndë 20 kërkesa, nga të cilat 10 kërkesa janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 10 pikë, si dhe 10 kërkesa të tjera janë me zhvillim dhe do vlerësohen me 30 pikë.

Kështu, në total, një maturant për të marrë notën maksimale duhet të mbledhë 40 pikë nga përgjigjet e dhëna.

Kliko për përgjigjet:

Matematike 2018 Gjimnazi zgjidhje Varianti A

Matematike 2018 zgjidhje Gjimnazi gjuhesor Varianti A

Matematike 2018 Zgjidhje Profesionale Varianti A

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *