Çelësi me përgjigjet e sakta për provimet me zgjedhje

Ornela

 Çelësi i përgjigjeve të duhura për testin e qytetarisë, gjuhës angleze, italiane, spanjolle, gjermane, frënge, sociologjisë, filozofisë, psikologjisë, ekonomisë bërthamë, filozofisë, historisë bërthamë, gjeografisë bërthamë, kimisë bërthamë, biologjisë bërthamë, fizikës bërthamë, letërsisë së thelluar, matematikës së thelluar, si dhe teknologjisë bërthamë

Pranvera Kola – DITA

Mbyllen provimet e Maturës Shtetërore 2017. Maturantët kanë kaluar gjatë ditës së djeshme provën e fundit të testimeve, duke dhënë edhe dy provimet e lëndëve me zgjedhje. Gjatë orëve të mbrëmjes, Qendra e Shërbimeve Arsimore, ka detajuar edhe skemën e përgjigjeve të sakta për të gjitha lëndët që janë zhvilluar si provime me zgjedhje.

Në këtë mënyrë, maturantët mund të krijojnë vetë një ide në lidhje me rezultatin që mund të arrijnë në dy provimet e dhëna gjatë ditës së djeshme.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar skemën e përgjigjeve të sakta për testin e qytetarisë, gjuhës angleze, italiane, spanjolle, gjermane, frënge, sociologjisë, filozofisë, psikologjisë, ekonomisë bërthamë, filozofisë, historisë bërthamë, gjeografisë bërthamë, kimisë bërthamë, biologjisë bërthamë, fizikës bërthamë, letërsisë së thelluar, matematikës së thelluar, si dhe teknologjisë bërthamë.

Testet me zgjedhje kishin në përmbajtje për secilën lëndë 20 kërkesa, nga të cilat 10 kërkesa ishin me përgjigje alternative që vlerësohen me 10 pikë, si dhe 10 kërkesa të tjera ishin me zhvillim, përgjigjet e të cilave do të vlerësohen me 30 pikë, sipas skemës së korrigjimit të përcaktuar nga MAS. Që një maturant të marrë notën maksimale duhet të mbledhë 40 pikë nga përgjigjet e dhëna. Ndërkohë që për të qenë kalues, duhet të sigurojë detyrimisht 8 pikë.

Me mbarimin e këtyre provimeve maturantët do të iniciojnë në fazë të re, atë të konkurrimit për të fituar një të drejtë studimi në universitetet publike dhe private të vendit për vitin e ri akademik 2017-2018. Konkurim, i cili do të kryhet me aplikimet që maturantët do të bëjnë në dhjetëditëshin e fundit të muajit korrik, duke plotësuar online sipas kalendarit të zbardhur më herët nga QSHA, formularin e preferencave. Për universitetin mund të konkurojnë vetëm kandidatët që kanë mesatare të shkollës së mesme mbi notën 6.

Ndërsa pjesa e tjetër e maturantëve që nuk e plotësojnë këtë kriter, mund të aplikojnë, por vetëm për të fituar një të drejtë studimi në shkollat e larta 2-vjeçare profesionale.

Prej disa javësh universitetet kanë detajuar kriteret bazë që do të zbatohen për shpalljen e fituesve në çdo program që ofrojnë. Në këto kushte, maturantët pasi të njihen me këto kritere, si dhe të vlerësojnë mesataren e shkollës së mesme, mund të bëjnë edhe përzgjedhjen e degëve ku kanë më shumë shanse për të qenë fitues.

Anglisht a – b2

Biologji berthame

Biologji e thelluar

Ekonomi berthame

Ekonomi e thelluar

Filozofi

Fizike berthame

Fizike e thelluar

Frengjisht b2

Gjeografi berthame (1)

Gjeografi e thelluar

Gjermanisht b2

Greqisht a – b2 (1)

Histori berthame

Histori e thelluar

Italisht a – b2 (1)

Kimi berthame

Kimi e thelluar (1)

Letersi e thelluar_a

Matematike e thelluar

Psikologji

Qytetari

Sociologji

Spanjisht b2

Teknologji berthame

Teknologji e thelluar (1)

Turqisht b – b2

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Celesi i matures shteterore kete here ka qene celulari. Ne gjimnazin “Seit Najdeni ” te Peshkopise , ku MAS kishte perfaqesues te saj nje mesues nga Tirana dhe drejtues provimi nje ish – polic i kohes se PD-se, tani mesues i PDIU-se ,maturantet kane bere festen e katert me celulare pasi dhe ne tre provimet e tjera ka ndodhur e njejta gje. Paturpesia ka shkuar ne maksimum sa brenda nje klase maturantet kane fotografuar testin e shokut apo shoqes me pas me nge e kane shkruar ne fleten e tyre dhe e kane postuar per te tjere maturante ne gjithe Shqiperine.. Ndersa ne shkollen “Nazmi Rushiti “maturantet thone qe perfaqesuesi i MAS-it nuk i ka lene te bejne gek- mek , ka blokuar qe ne hyrje te gjithe telefonat dhe ka vene rregull te njejte per te gjithe , gjimnazi ka pasur feste. Do te shikoni rezultatet kur gjimnazi i Peshkopise te dale me i miri ne shkalle kombetare . Fjalet qe ne maturen ne Diber per te gjitha provimet ka pasur dore nga PDIU e LSI , pa u verifikuar , mbeten fjale, por qe nxenesit e peses kane marre dhjeta , te pakten ne provimin e gjuhes se huaj ,ky eshte nje realitet

  • E sakte plotesisht. Babiloni me telefona eshte bere dhe ne shkollen Selim Alliu ne Peshkopi ne te gjitha provimet. PDIU ka premtuar kopje e teza te zgjidhura ne shkembim te votes. Te njejtin premtim dhe LSI, krahas shperndarjes se thaseve me leke.Me fukarenjte jane PS e PD . Te besh politike me maturate eshte e pamoralshme , eshte prostitucion , te shperndash leke e te therrasesh kapeni hajdutin , eshte maskarrallek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *