Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
Nuk ka ndodhur gjatë 30 viteve, që kur Shqipëria aplikoi si shteti i parë ish-komunist për anëtarësim në BE, që një nga krerët më të lartë të BE të vijë në Tiranë dhe të ofrojë një propozim të çuditshëm antiintegrim. Ndodhi në 20 maj me vizitën e presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, i cili i propozoi Shqipërisë uljen e gradës zyrtare të integrimit europian nga statusi i shtetit kandidat të BE, të marrë qysh në vitin 2014, në statusin e “shtetit të asociuar” me BE.
Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët të shtypit me kryeministrin e Shqipërisë, Michel deklaroi se “vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt BE mund të marrin statusin e vendit të asociuar me BE si një status i ndërmjemë deri në anëtarësimin e plotë”. Është hera e parë që në marrëdhëniet e krerëve të BE me shtetet kandiate të BE del novacioni politik apo diplomatik se statusi i shtetit të asociuar qenka statusi i ndërmjetëm deri në anëtarësimin e plotë. Deri tani në të gjitha dokumentat zyrtare të institucioneve dhe të samiteve të BE lidhur me marrëdhëniet kontratuale të BE me shtetet e procesit të integrimit në BE, ka qenë statusi i shtetit kandidat, që hapte bisedimet e pranimit me BE dhe pas përfundimit të atyre bisedimeve anëtarësohej në BE. Kjo ka qenë rruga ligjore e ndjekur nga BE me të gjitha shtetet e Ballkanit, që janë anëtarësuar në BE.
Çfarë e bën të çuditshëm propozimin e presidentit të Këshillit Europian bërë Shqipërisë, që nga shtet kandidat në BE të marrë tani statusin e shtetit të asociuar me BE? Së pari, nuk ekziston në asnjë dokument zyrtar të BE se statusi i shtetit të asociuar qenka faza e re apo rruga për t’u ndjekur pas marrjes së statusit të shtetit kandidat të BE. Së dyti, statusi i shtetit të asociuar me BE është një status, që u akordohet shteteve të kontinenteve të tjera për marrëdhënie më të afërta me BE, por që as ato shtete dhe as BE nuk kanë ndërmend për integrim të tyre në BE. Statusi i shtetit të asociuar me BE, jo vetëm nuk ka lidhje, por është shumë më i ulët se sa statusi i shtetit kandidat i BE. Statusin e shtetit të asociuar e kanë tre shtete ish-republika sovjetike si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, të cilat i kanë nënshkruar marrëveshjet e asocimit me BE që në vitin 2014 dhe tani po luftojnë të marrin statusin e shtetit kandidat.

Tani Mishel në vitin 2022 propozon që ta kthejë Shqipërinë te statusi, që kanë sot Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia. Së treti, statusin e shtetit të asociuar me BE e kanë shtete si Izraelit, (që në vitin 1995), dhe Armenia, të cilat as kanë kërkuar dhe as kanë ndërmend të hyjnë në BE. Së katërti, dhe tepër interesante, është që presidenti Këshillit Europian Michel, një ditë më parë se të vinte në Tiranë ishte për vizitë në shtetin tjetër kandidat të BE, Serbi. Ndonëse atje ndejti më gjatë dhe kaloi natën duke bërë grill në oxhakun e presidentit serb Vuçiç dhe ndonëse Serbisë i dhuroi 84,5 milion euro donacione për kërkime shkencore kur në Tiranë nuk dha asnjë euro, presidenti Michel në Beograd nuk e zuri me gojë statusin e shtetit të asociuar si ofertë për Serbinë. Madje edhe kur brenda ditës shkoi nga Tirana për vizitë në Bosnje-Hercegovinë, që nuk është shtet kandidat i BE, ai nuk ua zuri me gojë dhe as ua propozoi në Sarajevë statusin e shtetit të asociuar në BE. Sepse askujt në BE deri tani nuk i ka shkuar në mend të shpikë statusin e shtetit të asociuar për shtetet kandidate të BE.
Është vërtetë absurde se si një shteti kandidat të BE si Shqipëria, e cila po pret datën e hapjes së bisedimeve të pranimit me BE dhe për të cilën ka edhe miratimin e Komisionit Europian, i ofrohet befas nga presidenti i Këshillit Europian një ulje në gradën e integrimit me statusin e shtetit të asociuar. Një status, i cili nuk ka lidhje me anëtarësimin në BE dhe të cilin e kanë shtetet ish-republika sovjetike, që kanë trupa ruse në territoret e tyre dhe që kanë pjesë të territoreve të tyre të pushtuara nga Rusia si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia. Është vërtetë një rebus interesant politik dhe diplomatik se si mendon presidenti i Këshillit Europian se mund të realizohet kjo ulje e gradës së integrimit të Shqipërisë nga shtet kandidat i BE në një shtet të asociuar me BE, kur asnjë dokument, asnjë procedure zyrtare integrimi dhe asnjë praktikë e mëparshme e BE, nuk përmban një veprim të tillë. Jemi para një eksperimenti të ri absurd diplomatik, që i ofrohet dhe i kërkohet Shqipërisë dhe integrimit të saj europian të therorizohen si kavie në laboratorët e bllokimit të dyerve të BE. Nuk mund të mos lindë pyetja përse Michel zgjodhi që t’ia paraqesë këtë propozim çgradimi integrues vetëm Tiranës? A vjen kjo nga fakti se krerët e BE e dinë që Tirana pa u menduar dy herë pranon çdo propozim, që vjen nga krerët e lartë filofrancezë të BE? A vjen kjo nga fakti se Tirana nuk ka fituar ende integritetin e duhur diplomatik dhe personal që të kundërshtojë këdo qoftë dhe çfarëdo qoftë, që nuk përputhet me interesat kombëtare dhe ato të integrimit europian të Shqipërisë? Janë drejtime, që duhen hulumtuar, por fakti i ftohë është se kryeministri i Shqipërisë në konferencën e shtypit me Michel në 20 maj, pa u menduar dy herë shprehu mbështetjen e tij, duke deklaruar se “idea e shtetit të asociuar është një ide që po merr mbështetje gjithnjë e më shumë”.
Nuk e di se ku e ka parë kryeministri këtë mbështetje për statusin e shtetit të asociuar, në një kohë që ky propozim nuk iu bë nga Michel as Serbisë dhe as Bosnje-Hercegovinës, ku ai ishte për vizitë, dhe nuk i është bërë as Malit të Zi dhe as Maqedonisë së Veriut, dy shtete kandidatë të BE në Ballkanin Perëndimor. Kaq pa baza është propozimi i presidentit Michel për statusin e asociuar të Shqipërisë sa që ai me një fjalor tautologjik i premtoi Shqipërisë se me këtë status ajo “do të marrë rol më të madh politik, që do t’i lejojë pjesëmarrjen në tryezat e mëdha të Bruk[1]selit dhe se ky është formati i duhur për të njohur më mirë njeri-tjetrin”. Natyrisht dikush mund t’ia kishte kujtuar presidentit të Këshillit të Europës se zulutë e Shqipërisë kanë marrë pjesë që nga viti 2000 në samitet e përbashkëta të rregullta njëherë apo dy herë në vit të organizuara nga BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Se ata janë shtet kandidat i BE prej tetë vitesh, dhe se qysh nga viti 2014 i “nisjes së Procesit të Berlinit” janë sanksionuar samitet BE-Ballkani Perëndimor për zbatimin e programit të kësaj nisme integruese. Se Shqipëria është anëtare e NATO-s qysh në vitin 2009, etj. etj.
Nuk është e qartë nëse Shqipërinë nuk e ka njohur ende mirë BE apo presidenti Michel. Presidenti i Këshillit Europian synon që eksperimentin e tij origjinal të uljes së gradës së integrimit apo të ecjes mbrapsht drejt çintegrimit ta nisë me Shqipërinë. E vërteta është se strategjia e re e kthimit mbrapa nga statusi i shtetit kandidat të BE në statusin shumë më të ulët të shtetit të asociuar me BE, përtej eufemizmit apo trukut terminologjik fsheh objektivin e mbylljes së derës së anëtarësimit në BE. Ka lindur një rrymë e re mendimi në Francë dhe në qarqet filofranceze të BE, që po ofrojnë projekte e propozime të reja bashkësish paneuropiane si alternativa të integrimit në BE. Kjo formë epidemie diplomatike lindi pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe pas aplikimit të Ukrainës në 1 mars 2022 për anëtarësim në BE. Theksojmë që Ukraina, e cila e ka statusin e shtetit të asociuar kërkon statusin më të lartë të shtetit kandidat, që çon te bisedimet e pranimit dhe te anëtarësimi në BE, dhe jo absurditetin e kundërt që Michel i rekomandoi Tiranës.
Në 9 maj doli presidenti i Francës Makron me propozimin e krijimit të një “komuniteti politik europian” si alternativë e anëtarësimit në BE, sepse sipas tij anëtarësimi në BE nuk mund të jetë e vet[1]mja strukturë e organizimit të shteteve në Europë. (Për më gjërë për propozimin e presidentit francez shih gazeta “Dita”, 12 maj 2022, “Efektet negative ballkanike të nismës së Makronit për “Komunitetin Politik Europian”).
Në datën 18 maj presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, e rimerr propozimin presidencial francez dhe i bën një redaktim terminologjik dhe propozon “komunitetin gjeopolitik europian”. Në një fjalim të mbajtur në 18 maj në Komitetin Ekonomik dhe Social Europian Mishel parashtroi propozimin e tij: “Unë bëj thirrje për krijimin e një komuniteti gjeopolitik europian”. Këtë propozim presidenti i Këshillit Europian ia paraqiti edhe Serbisë, Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës, në turneun e tij të 19-20 majit në Ballkanin Perëndimor.
“Komuniteti gjeopolitik europian” paraqitet si alternativë e integrimit në BE dhe i jepet nga propozuesit një dimension gjeografik dhe gjeopolitik, që nuk shpreh lidhje as me integrimin europian dhe as me interesat gjeopolitike atlantike dhe perëndimore. Mishel e përcaktoi këtë komunitet gjeopolitik si një hapësirë, që shtrihet nga Rejkjaviku në Erevan dhe nga Oslo në Ankara. Me një fjalë kemi një përzierje alogjike shtetesh dhe interesash të kundërta, ku disa shtete janë anëtarë të BE dhe të NATO-s dhe disa shtete janë anëtarë të organizatës ushtarake ruse “CSTO” dhe të “Unionit Ekonomik Euroaziatik” të drejtuar nga Rusia. Në këtë sallatë gjeopolitike maqedonase planifikohen sëbashku edhe shtetet e BallkanIt Perëndimor, edhe shtetet ish-republika sovjetike të nismës europiane “Partneriteti Lindor”. Në fakt propozimi i “komunitetit gjeopolitik europian” duket si një reminishencë e projekteve të vjetra presidenciale franceze, që nga presidenti De Gol në vitet 60’ për “Europën nga Atlantiku në Uralet” e deri te presidenti Miterran në vitin 1989 për “konfederatën europiane”. Të dy ato projekte franceze parashikonin edhe pjesëmarrjen e Rusisë. Tani riformulimi me termat e “komunitetit politik apo gjeopolitik europian” ka një qëllim të ri: Të bllokojë dhe të ndalojë anëtarësimin në BE të shteteve ish republika sovjetike, që duan të hyjnë në BE si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, duke plotësuar kështu një dëshirë dhe interes gjeopolitik të Moskës.
Rusia i konsideron shtetet ish-republika sovjetike si sferë e saj e influencës. Projektet e reja të “komunitetit politik europian” apo të “komunitetit gjeopolitik europian”, që po u ofrohen tani shteteve aspirante për në BE, në thelbin e vet janë lëshime gjeopolitike ndaj Rusisë. Ato u mbyllin dyert e integrimit europian shteteve si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, që kanë kërkuar zyrtarisht të jenë anëtarë të BE. Ukraina po pret që në samitin e qershorit të BE t’i akordohet statusi i shtetit kandidat të BE. Por me projekte e reja “të komunitetit politik dhe gjeopolitik” kjo perspektivë duket e zymtë. Rusia po përpiqet me të gjitha mjetet e mënyrat të pengojë aderimin e ish-republikave sovjetike në BE. Një nga objektivat e shumta të agresionit ushtarak të tanishëm rus në Ukrainë është edhe që të ndalojë Ukrainën të bëhet anëtare e BE. Projekti francez i “komunitetit politik apo gjeopolitik europian” ngren barrikadën, që ato shtete të mos bëhen anëtare të BE, por të joshen pas projekteve futuristike të parealizueshme. Pra projekti i “komunitetit politik apo gjeopolitik europian” është mbyllje e dyerve të BE për shtetet aspirante. Charles Michel e tha qartë në 18 maj se “nisma e komunitetit gjeopolitik europian”nuk është një garanci për pjesëmarrësit që një ditë ata do të bëhen anëtarë të BE”.
Në Beograd dhe në Tiranë e duartrokitën. Mbyllja e dyerve të BE me këto propozime e projekte të reja franceze e filofranceze është kaq e lexueshme, sa që presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, më datën 21 maj e hodhi poshtë publikisht projektin e “komunitetit politik europian” të propozuar nga presidenti francez: “Ukraina ka nevojë të bëhet kandidat me të drejta të plota për t’u bashkuar me BE, dhe jo të nënshkruajë ndonjë lloj më të gjërë “komuniteti politik europian”. Presidenti i Ukrainës madje tërhoqi vëmendjen se nëse nuk do të ketë kompromis për Ukrainën në Europë, “ahere do të ketë kompromis tjetër midis Europës dhe Rusisë”. Qendrimi i presidentit ukrainas Zelenski merr permbajtjen e një burri shteti, që ndjek interesat strategjike dhe jetike të vendit të tij. Ndonëse në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë, kur Ukraina po përballet me një agresion të egër ushtarak rus dhe vendi varet nga ndihmat e SHBA dhe të BE, presidenti ukrainas guxon të thotë të vërtetat edhe para Francës, edhe para BE. Krahasojeni me qendrimin e mjerë të krerëve të Shqipërisë dhe të Serbisë, ku presidenti filofrancez serb dhe kryeministri filofrancez shqiptar, me një servilizëm dëmprurës për vendet e tyre i thurën hosanara projektit francez të “komunitetit politik dhe gjeopolitik”.
Si udhëheqësi i Serbisë, ashtu dhe ai i Shqipërisë, nuk i bënë vetes pyetjen se çfarë duan në një thes gjeopolitik sëbashku shtetet kandidate të BE në Ballkanin Perëndimor me ish-republikat sovjetike të pretenduara nga Moska. Nëse Franca tërthorazi njeh si sfera influence të Rusisë ish-republikat sovjetike, nuk është e qartë përse ka interes ta kthejë Ballka[1]nin Perëndimor në një zonë gri, jashtë BE. Është i kuptueshëm qendrimi i presidentit serb, i cili nuk ka interes real që Serbia të anëtarësohet në BE dhe mbyllja e dyerve të BE i intereson për shumë arsye, që lidhen me aleancën strategjike me Rusinë dhe me pretendimet kolonialiste për Kosovën.
E pakuptueshme dhe e papranueshme është sjellja e kryeministrit të Shqipërisë, i cili nuk arrin të kuptojë se statusi i shtetit të asociuar, që iu propozua nga Michel, është jo vetëm mbyllje e dyerve të anëtarësimit në BE, por është edhe një trajtim fyes ndaj Shqipërisë. Shqipëria vërtet është shtet i vogël, që nuk mund të ndryshojë rrjedhën e qendrimeve dhe të vendimeve të BE, por ka të drejtën dhe detyrën të shprehet në mbrojtje të interesave të saj. Mund të marrë shembull nga presidenti dinjitoz i Ukrainës. Sepse udhëheqja e Shqipërisë duhet ta shohë realitetin në sy. Presidenti francez Makron i mbylli dyert e BE, ndërsa presidenti i Këshillit Europian Michel i hodhi çelësat në det.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Ky na u be me keq nga saliu…
Nuk e kuptoni ju te gazetes qe na e shpifet me foton e ketij islamikut komunist
I çnderuar grekofon.Europa e quan sistemin komunist,ORTHO-KOMUNIZEM dhe jo Islamo-komunizem
Si gjithmone Dipllomati i mirenjohur Shaban Murati ne mbrojtje te interesave kombetare te Shqiperise me nje qartesi prej politikani te sprovuar dhe dipllomati te karieres! Shkruan shume qarte dhe kuptueshem duke ndjekur hap pas hapi te gjitha zhvillimet politike ne bote dhe ne vecanti ne Europe,dhe me qasje per qendrimet politike qe duhet te mbaje Shteti Shqiptar ne interes te vendit dhe ,edhe te Kosoves. Keta profesioniste ne fushen e dipllomacise Shteti duhet ti angazhoje te atashuar prane Ministrise se Jashteme per tju marre mendimin dhe si keshilltare te vyer me eksperience te madhe ,qe me punen studimore dhe pasionin qe i karakterizon,ti sherbejne vendit tone si patriote te vertete!! Respekte Z. Murati ju ndjek vazhdimisht dhe i mbeshtes shkrimet tuaja shume bindese per aktualitetin. Mirenjohje!!
E mor Ismail palloshi, ndërrove emrin, ee??
Integrimi yne vetem ne USA
Saktë z. Murati! Politikanët shqiptarë janë bërë politikanë për qëllime të tjera, por jo që të mbrojnë interesat e Shqipërisë. Niveli intelektual i tyre është shumë më poshtë se sa niveli i shteteve të tjera.
O Zhabë Muradia. Boll duke shpërndarë helm rus vërdallë, o skuth!! O agjent i Nishit, të njohim rrënjë e dhëmballë, sado që mundohesh të hiqesh si anti-rus.
Mut Golemi, si thua, eshte per tja marre kenges meqe Shqiperia nuk merr me as statusin e kandidatit?
Merr ilaçet para se të komentosh. Duket që sa herë nuk merr ilaçet, të ngelet m¥ti në gojë.
Ishte vetem nje Burrre Ai ishte Enver Hoxha qe te vinte kufirin te thana.
Ore Sh. Murati, leri analizat e stergjatura e te lodhshme; je bere si nje komunetues anonim te TEMA – Bardhyli nga Kosova, mbush e mbush faqe pa u lodhur , dhe futja kot me kot…
Shabe,ti je per president,po me keto te verteta qe thua,kurre nuk kane per te afruar ndonje post ministri.
Ti je si doktorri qe i thua pacientit TE VERTETEN.
Mirepo Pacienti edvin rama nuk do ta degjoje te verteten,,.As nuk do te pije ilacet.
I pelqen te keshillohet me Shamanet,fallxhoret,murgat qe i thone Zeus,Skenderbe.
Lere te vdese me delirin e Torollakerise.
Ja dhe pjatalarësi i Francës.
Ju “strateget” e komunizmit do na zbertheni KiE-në tani, ik futi ndonje trahana se te ben mire
Francez hesapi: po the france i ke thene te gjitha te zezat.
Ky Murati si gjithmonë ia fut kot. Edi Rama jo më pak se një muaj më parë ia bêri të qarte BE-së se në rast se në qershor Brukseli nuk hap fillimin e bsedimeve të anêtarësimit me vendin e tij, Shqipëria do të ndërrojë kurs.Që do tê thotë as më shumë e as më pak qê ajo do ta shohë “shpêtimin” e saj vetëm te Uashingtoni dhe Ankaraja. Ky ishte edhe shkaku që dje, e mërkurë, Edi Rama i propozoi gjeneralit amerikan një bazë detare amerikane në Shqipëri. Me shumë gjasa bazën e pashalimanit. Tê cilës ia ka vênë syrin edhe Turqia. Pra Rama nuk fal gjë. Por Shabani dhe Murati i verbuar nga urrejtja për Ramën ia fut roma për toma në shkrimet e tij.
ah more, trimat e Ramutit, ja paskeni bere te qarte Evropes qendrimin qe do mbani. Si thoni ju, u tremben ata kaq shume sa na e dhane statusin e asocijimiit nga frika e Ramiutit
Shqiperine nuk e fusin ne BE sepse Amerika dhe Evfopa e duan ta kene koloni eksperimentale. Ka ardhur kiha te lidjemi me Lundjen. Perendimi po perendon
Po shko o sumeperpjete , te pret krahe hapur sulltani te te beje adetin . Si analfabet qe je i ploteson me se miri kushtet , marsh tek baba ne anadoll.
Duhet te largohemi nje ore e me pare nga Kjo BE qe historikishte kjo na ka ber cop cop dhe sote i kerkojm kesaje per meshir.
Me mire te pranohemi nga SHBA ne nje union qe ata ta ken organizuar se BE nuk ka asnje deshir qe shqiperin ta pranoj ne gjirin e saj.
Ose Edim Rama ta thoje hapur krahun qe kerkon ta ndryshoje me qe BE- kurev ka tridhjet vjet qe e ka shkatrruar kete vende me Berishen ne krye.!
Shaban Murati, edhe herë të tjera kërkon të gjejë probleme edhe aty ku nuk ka, por sidomos kësaj rradhe ia ka futur kot. Mbi të gjitha ka shkruar një çarçaf të tërë që vërtitet në tjerrjen dhe stërtjerrjen e një tog fjalësh “statusi i shtetit të asociuar”, i cili për atë që e lexon, përsëritet deri në lodhje.
Zotin Charls Michel, në konferencën për shtyp me k/m Rama më 20 maj 2022, e dëgjuam të gjithë. Aty edhe pse ky tog fjalësh u përmend, kjo i adresohej vendeve te Ballkanit Perëndimor, që nuk e kanë ende statusin e vendit kandidat si Kosova dhe BH. Në të kundërt për Shqipërinë dhe MV, zoti Michel tha se po bëheshin përpjekjet maksimale, që deri në qershor, të zhbllokohej veto e Bullgarisë për MV, çka si e tillë penalizonte padrejtësisht dhe Shqipërinë. Në këtë kontekst ai shprehu shpresën se në qershor bisedimet ndërqeveritare Shqipëri-BE, do hapeshin. Në të kundërt bile Charls Michel, e mbështeti kryeministrin tone, kur, dhe më herët ai e pat deklaruar, e këtu përsëriti dhe aty, se, po qe se veto bullgare do vazhdojë, Shqiplrija ka gjithë të drejtën të shohë ‘alternativa të tjera’. Togfjalëshi fundit për disa politikanë dhe analistë, është ‘përkthyer’ si: Rama sheh si mundësi të prishë ‘krushqinë’ me BE dhe të nisë një të re me Rusinë, Kinën apo…. Mongolinë!!!! Të tilla marrëzira vetëm në mendjen çartur të Berishës (ky i pari e ka interpretuar kështu, bile e ka kërcënuar ‘kryebanditin e narkoshtetit’, që po hodhi një hap të tillë të gjejë vrimë e të futet nga uragani popullor!!!). “Alternativa tjetër” e Ramës, si e mendoj unë, ka të bëjë me atë që Shqipërija nuk do t’i qëndrojë më dakordësisë që fati i saj të jetë, pa tjetër, i lidhur me atë të MV, pra dhe me veton bullgare. Deri tani ka qenë kështu, por mund edhe të mos jetë. Cila do jetë ‘alternativa tjetër’? Për këtë do të na duhet të presim deri në fund qershori, kur mbaron presidenca franceze, dhe në ndërkohë le të shikojmë qëndrimin e qeverisë shqiptare, i cili kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk ka për të qenë, ai i mendjeve të çartura.
Ndaj, është për të ardhur keq, që me apo padashje, në korin e berishistëve, rrjeshtohet si në këtë shkrim, dhe Sh. Murati. Uroj të jem i gabuar.
Shume realist, shume i qarte.
God bless USA, Unated States of Albania.
Po mire o Ali , ajo Europa ‘kurve’ e ka fajin qe je analfabet ? Vazhdoni perpara me Shaben , ai si haxhiu i qamiles e ju si dumbabiste , perpara ti tregoni vendin Evropit …edhe nje gje o Like , Edvini jot e ka shprehur me kohe qendrimin e tij ne lidhje me BE-ne , e ka cuar koken tek topet e Erdoges turk dhe s’ka ndermend te ndryshoje kurs , biles , eshte ne gare me Saleh barbarin per t’i fituar zemren sulltanit , gje qe e ka arritur me sukses aq sa Shaba vetem per kete nuk e kritikon!
Kjo replike ishte per Ali bolen nga Selenica!
Pamvaresisht deklaratave apo deshirave, NUK mund te ndodhe as heqja e statusit te vendit kandidat dhe asnje lloj deklasifikimi.Propozimet mbeten propozime qe, sidoqofte kane nje zinxhir te tere hallkash per te arritur nga njeri skaj ne tjetrin. Thjeshte eshte e pamundur,me gjithe respektin per profesorin.
NË BEOGRAD DHE NË TIRANË E DUARTROKITËN.
…”Presidenti francez Makron i mbylli dyert e BE, ndërsa presidenti i Këshillit Europian Michel, i hodhi çelësat në det”…
Figuracion më të goditur sesa kjo shprehje, nuk ka patur gazetaria shqiptare.
Ndodh kështu, sepse Ambasdori ynë i shquar, përveçse është i vetmi diplomat që na ka mbetur, është edhe e vetmja Shkollë e gjallë e Gazetarisë Shqiptare.
Tani, sa i takon francës, ajo është në rolin e saj antishqiptar, që po luan sot e 200 vjet.
I “çuditshëm”, është edhe “propozimi” i kryeministrit anglez, i sotëm: ai propozon që të ndërtojë një “Comonuelth të ri”, i cili përfshin Ukrainën, Turqinë, vendet balltike, Shqipërinë dhe Maqedoninë!!!
Me një fjalë, “Zihen atllarët, e shqelmet i hanë gomarët”-thotë populli ynë.
Por kjo do ishte më e vogla e keqe për ne.
Ambasdori ynë i shquar, në këtë analizë e ve theksin tek inekzistenca e politikës shqiptare(në rastin më të mirë), ose te roli i shërbëtorit të sllavëve të Jugut(në rastin më të keq).
Gjoja si kalimthi, Profesor Murati, përmend një fakt sa rrënqethës, aq edhe turpërues për ne shqiptarët(e jo për “moisinj golemërit” që flasin me supën e Athinës në gojë):
Ambasadori ynë i shquar, përmend faktin që Shqipëria ishte i pari shtet nga ish kampi socialist, që aplikoi për anëtarësim në BE.
Dhe e shikojmë se në çfarë pozite të turpshme, ndodhet sot.
PËRGËZIME, AMBASADORI YNË I SHQUAR!
Moisi Golemi të ka dhjerë në gojë ty dhe grekëve bashkë, o b¥q!r i Saliut.
AFERIM O BEU INE
MENDO PAK PER SHQIPERINE
GJATE DO TE MBAHESH MEND
MUT E BERE KETE VEND
Natyrisht qe Shqiperise nuk ka ci duhet antaresimi ne BE. Plani eshte qe te kthehet province grekoserbe me regjent Ramut kurven e Dule Vucicit
Duke mos gjetur spasio tjeter po strehohem nen artiku-
llit e ish- kolegut tim, redaktor, ashabsnit …..!
Z. F. Mediu falenderon KM e Rumanise per “mbeshte-
tjen” qe Rumania i ka dhene Shqiperise ?! Bukur deri
ketu ! Po per mosnjohjen e Kosoves, Z. Mediu tha ndo-
nje fjalez per Kosoven ?! Ndryshe duhet te falenderoje
edhe grekun Dendias I cili deklaroi ne Tirane se te mos
hapim ceshtje inekxistence ?! E kishte fjalen per came-
rine,Z. Mediu ?! Ju nuk duhet te mbani dy standarte si
nje politikan per dy ceshtje identike …..! Mosnjohja e
Kosoves dhe mosnjohje camerise ……!!!
Se fundi, Ju Z. Mediu nje here ne prag te zgjedhjeve
sollet ketu ish-ministrin e Mbrojtes te SHBA dhe pesuat fiasko por me sa duket nuk zute mend dhe
perseri edhe ne kete rast na sollet edhe disa kongres-
mene amerikane qe ne rastin tend konkret ben efekt
boumerangu sepse kjo nuk Ju shpeton juve nga Ger-
deci prandaj “me mire nje fund i tmerrshem se sa nje
tmerr pa fund” Nuk do te “hedhesh” lumin, Z.Mediu !!!
Komenti im……
Dy fjale per moderatorin(et) qe censurojne komente (ose qe mund te jene zhurmues inteligjente ne bodrume ambasadash)
.
Nuk e kam problem se censuroni komentet aq me shume kur nuk ka ofendime por vetem ide dhe mendime qe mund ti quajme “me zarar”.
.
Cfare te keqe ka per ju kur them se nga marrja pjese e Rajersonoqit ne votimet e shkurt marsit 1992 RA AUTOMATIKISHT SOVRANITETI I SHTETIT SHQIPTAR DHE U KTHYEM NE REPUBLIKE AMBASADORIALE
.
PRA QE NE MARS 1992 KUR SALISERBI I DORZOI CELSAT RAJERSONIT SI GOVERNOR AI VEND
-HUMBI DIPLLOMACINE-MBROJTJEN ,SHERBIMET INTELIGJENTE DHE DINJITETIN
…
Jo vetem kaq por ne 1992 me inisiative personale te mulla Salehelezeve u futem ne KONFERNCE ISLAMIKE qe eshte pushkatimi I futjes ne Europe…dhe aq me keq kur ne kete valle shquhej dhe ky trimi yne Shaban..
.
Prandaj nuk me vjen mire kur Shabani yne ky ish hero I faqes 4 te ZP..dhe sherbetor I Berishes ne dipllomaci kur u futem ne boten myslymane ne 1992..nuk ka moral te dale me shpate kunder Edi Rames qe jo vetem nuk ka gje ne dore por eshte vene ne sherbim te bosave te medhenj qe parine e tiraneve te tiranes I perdorin si kuislinge te te tyre…
.
Edhe nese nuk e botoni kete koment te trete le te vleje per ju moderatore qe si duket eshte dikush prapa jush me pinca ne dore qe ju shterngon ato te shkretat…kur thuhen te vertetta te hidhura..
Zoterinj ! Pse m’a hoqet komentin tim apo u prek Z. Mediu !? Ah, nuk hiqni dore nga Ligji i “pabarazise
para Ligjit” ! Shaban mos i hiq komentet e mia ! Une
nuk kam absolutisht asnje interes kur bej keto komen-
te por kur shoh se politikanet tane kane abuzuar kaq
shume me kete popull dhe pasi nuk kane lene gje pa
bere nemin dhe gjemin na dalin ne mediat tona duke
e shitur veten qelibar ! Njeri nga keta eshte edhe deputeti “leshterig”, si myshku qe i ngjitet drurit per te
mbijetuar ! Keshtu ndodh edhe keta personazhe qe
kane vetem disa maluketer qe i ndjekin dhe deklarojne
se kane parti !
Amerika me 330 milion banore ka dy Parti: PD dhe PR,
dhe nje te trete i thencin, ndersa Shqiperia e leckosur
me 3 milion banore ka mbi 100 parti, pa llogaritur sho-
qatat e fundacionet !? Quo Vadis ?! Prandaj jemi aty
ku jemi ! Maqedonia fqinje qe ka te afro te njejten po-
pullsi me Shqiperine ka 80 deputete dhe ne opinionin
tim jane shume, ndersa Shqiperia 140 “cjeper” deputet
me salltanete sulltanesh, te gufosur e gogesitur qe nje
pjese e tyre me gra te ndara e duke bashkejetuar me
dashnore neper hotelet e Shqiperise apo edhe jasht !
Dhe populli, sidomos pensionistet rrojne me 140 mije
leke te vjetra ne muaj !Dhe kjo nuk eshte sot por trash-
gimi 30 vjecare ! Dhe sot behet propagande per rritjen
enpensioneve sikur keta nuk ishin po ata te djeshmit
ne pushtet ! Ishin po keta qe ishin dje ne pushtet qe sot
i qajne hallin popullit pensionist …..?!
P.S. kerkoj ndjese redaksise : komenti im u botue .
EMMANUEL MACRON VAZHDON PLATFORMEN E VJETER FRANCEZE.
VITI 1981, Greqine e pranuan plotesisht anetare te BE, edhe pse nuk i kishte plotesur kushtet.
VITI 2004, Sllovakine e pranuan plotesisht si anetare te BE, edhe pse nuk i kishte plotesuar kushtet.
VITI 2007, Bullgaria e Rumania i pranuan plotesisht si anetare te BE, edhe pse nuk i kishin plotesuar kushtet.
NË SHEKULLIN E XX-të:
Shteti Antidemokratik Grek mashtroi ne lidhje me plotesimin e te drejtave humane, dhe e pranuan ne Bashkimin Europian.
NË SHEKULLIN E XXI-të:
Dhimokratiqia Mashtruese Greke mashtroi perseri, kete here, me llogarite shteterore bankare, dhe e pranuan ne Bashkimin Monetar Europian.
Teoria e re e Macron-Michel eshte identike me idene e krijimit dhe deshtimit te Superliges Europiane te Futbollit, qe per te tjeret kishte vendosur: le te jene, le te vazhdojne, le te mbeten ne kategorite e uleta inferiore.
Kjo teori i sherben personalisht vetem vasalit te huaj Timonier dhe Shoqeruesve te tij ne Shqiperi kryesisht per te mbajtur Pushtetin, dhe per formalitet te ulen personalisht ca me shume ne Tryezat Europiane, paçka se Shqiperia si shtet dhe Shqiptaret si popull s’kane asnje perfitim sepse vazhdojne e mbeten pafundesisht ne kategorine inferiore pa patur edhe pas 32 vjetesh asnje date as te sakte as parashikuese anetaresimi ne Klubin e Shteteve Europiane BE, madje na mbyllin deren e BE- Shqiperi ne fytyre dhe e hedhin çelsin e deres sone ne det.
Zoterinj , te gjithe shqiptaret : i madh e
vogel e dine fare mire aendrimin e xha-
abilit European ndaj Shqiperise, sido-
mos Franca e pse jo edhe Anglia qe nga koha e Klemansuse e Xh. Lojd e deri me sot , kane mbajtyr nje qendrim
te eger ndaj Shqiperise e shqiptareve !
Tendenca e ketyre shteteven ishte t’a
perdornin Shqiperine si placke tregu per te kenaqur lakmite e fqinjeve tane :
serbo-greke ! Dihet nga te gjithe tash-
me fale Presidentit amerikan W. Willson , monumenti i te cilit sot gjendet ne Tirane te Re dhe qe meriton me shume
e me shume se kaq per merite. e madhe qe nderkohe qe 4 delegacionet
shqiptare nd Paris ziheshin si qent me
tradhetarin me damke Esat Pashe Top-
tani. emrin e te cilit sot e gjejme kudo ne rruge e “molle” te Tiranes. Willsoni
vuri “veton” e “vetvendosjes” se popuj-
ve te vegjel apo te medhenj qofshin ! Por per te mos i henger hakun rol histo-
rik ne kete sage shqiptare luajti i Madhi
Noli : takimin e tij me W. dhe familjen e
Tij beri qe sot Shqiperia te jete nje ze i
degjushem ne Europe dhe ne bote,si-
pas takatit tone modest !!!
Ai rikthehemi “teorise” se MAKRKNIT:
Francezet jane te tille per te shpikur teori : here o nei give, here te tjera hile_
qare, dashakeqese sic eshte kjo si lloj
Federare apo nje zot e di cfare bluan
koka e francezit ……!!!
Duket paksa surrealiste por e kam the-
ne edhe here te tjera : Shqiperia duhet
te “Ndryshoje Kurs” por jo ashtu sic mendòn KM aktual shqiptar por ne nje
sens krejt tjeter dhe ky kurs te jete ne
drejtim te Amerikes duke i kerkuar kesaj te fundit “Statusin e Porto Rikos”,
Estado Libre Asociado” i SHBA-se !
Dikush do habitet C’eshte KJO , sa larg
jemi ne nga Amerika ?! Valle Hong Kongu nuk ishte po aq larg nga Anglia qe e mbajti nen sqetull Hongkongun ?!
Prandaj kjo do te ishte sfida me drasti-
ke qe mund t’i behet “Kumbarit te Ser-
bise” ne keto momente konvulsive qe
bota nuk e kishte pare qe nga L2B :
Ukraina !!!
Mbeshtes Komentin tuaj Alphade.
Ripublikoj komentin tim te perafert me Ju te dt. 12Maj ne Gazetadita.
NE SITUATEN E PERSERITUR NEGATIVE PER SHQIPERINE:
1- KUR NEGOCIATAT E B.E 100% NUK DO TE HAPEN PER SHQIPERINE.
2- KUR KURSI PRINCIPAL I TIMONIERIT ESHTE 100% OPEN BALLKANOVIÇ.
3- KUR KURSI I PERAFERT I TIMONIERIT ESHTE MBESHTETJA E PLANIT E.MACRON.
Per qendrimet historike direkte te vertetuara Antishqiptare te disa Shteteve edhe ne B.E,
dhe
Per interesat gjeopolitike historike, aktuale, pergjithesisht te pandryshueshme te vete B.E,
dhe
Per parashikimin negativ tashme te perseritur here direkt, here indirekt … pra te mosanetaresimit te Shqiperise ne B.E,
Une mendoj qe do te kemi nje te ardhme me te mire si Shqiptar, nje te ardhme me progresive si Shqiptar, nje te ardhme me te shpejte si Shqiptar, nqs ndryshojme me te vertete kurs: Nqs aleati yne strategjik SH.B.A. nuk eshte kunder, te organizojme nje Referendum MbareShqiptar per t’u pranuar shtet anetar te U.S.A.
PARASHIKIMI: Shnderrimi i gadishullit mesdhetar Ilirik ne gadishullin oqeanik te Floridas; Shnderrimi i Shqiperise ne nje shtet te bashkepunimit te lire commonwealth me progres si Puerto Rico; shnderrimi i Shqiperise edhe pse larg qendres se Superfuqise se Botes ne “Ishujt Hawai” te Europes.
Pas kesaj, te jeni te sigurt se burokracia franceze e tipit Macron, e paraardhesve dhe pasardhesve te tij do te ndryshoje qendrimin historik kunder Shqiptareve, dhe per interesat e tyre gjeopolitike p.sh. Franca … etj. jo vetem do te kerkojne qe te anetaresohemi direkt edhe ne BE, por do na sjellin dhurate edhe nje miniature te Statujes se Lirise ne Ballkan.
Ky propozimi i Presidentit te KiE per Shqiperine “si shtet i asociuar prane BE” eshte shprehja me e qarte e vullnetit qe ka BE per te mos u zgjeruar. Me qarte se kaq nuk flasin dot ne Bruksel se pastaj i mbeten pa pune Varhelyite qe marrin rroga si Komisionere te zgjerimit imagjinar qe nuk ndodh me.
Teoria e “shtetit te asociuar” eshte teoria e “qenit te lidhur”, i cili jo vetem ne sofer, por as brenda ne shtepi nuk pranohet, por jo vetem brenda ne shtepi nuk pranohet, por as lihet lire ne jeten e tij tej gardhit. Komentit te “alphades” duhet t’i shtohet edhe alternativa tjeter: Ne qofte se SHBA nuk pranojne qe te kemi statusin e Puerto Rikos, atehere te shikohet alternativa jashte te dy fuqive. Z Murati e di shume mire arsyen perse Europa, hedh shkelma, por i bie larg e larg!
Timonierit te Shqiperise, pra te zotit te “Qenit te lidhur” nuk i ka plasur asnjehere as per “Qenin e lidhur”, as per “qente e zgjidhur”, sepse eshte pikerisht Ai dhe Politika Antishqiptare mbi 3 dekada qe e ka bere rinine te mari arratine dhe i ka shnderruar shqiptaret te ikin njesoj si vendet ne lufte, pra fatkeqesisht si qener neper rruget e Europes dhe Botes.
PRAKTIKISHT JASHTE NATO-s: TE HA ARIU, UJKU, HIENA, RUSI, SERBI, GREQI.
PRAKTIKISHT JASHTE B.E-së: MBETEMI SI VEND DHE SI POPULL THUAJSE NE IZOLIM NE ÇDO DREJTIM.
Teorikisht Populli Shqiptar eshte per mbrojtjen e te njejtave vlera dhe principe themelore qe mbrojne gjithashtu teorikisht USA dhe B.E.
Nqs Timonieret tane dhe Qeverite tona i binden verberisht ndonje “Europiani” qe per arsyet e veta gjeopolitike ne te shkuaren dhe ne te tashmen ka hedhur dhe po hedh ne det çelesat e portes hyrese per Shqiperine, Pergjegjesia e Madhe eshte gjithashtu edhe e ketyre (timoniereve tane te brendshem dhe bedele te jashtem antishqiptar) qe ne thelb u intereson, u pelqen dhe i binden planit antishqiptar Makron; sepse ketu brenda e kane njekohesisht suport per mbajtjen e pusht-etit te tyre teresisht te korruptuar qe ka gllaberuar dhe gllaberon pameshire çfare ka mbetur ne Shqiperi; sepse ne Rajon i lejon direkt dhe indirekt zbatimin e platformes antishqiptare Opnballkanoviç te iniciuar ne Serbi e Rusi.