Partia Socialiste çeli pasditen e sotme në Tiranë fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Në një miting të organizuar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, u prezantuan kandidatët e PS-së për Tiranën, të cilët u shprehën të bindur për fitoren e së majtës më 23 qershor. Kryesuesi i Listës së kandidatëve në Tiranë Pandeli Majko u shpreh se më 23 qershor Tirana do të ketë kryeministër nëj dhëndër tirone. “Sot këtu ne të gjithë nisim rrugëtimin drejt takimit me historinë në datën 23 qershor. Sot Tirana, kryeqyteti ynë i dashur pret ndryshimin. Numërimi mbrapsht ka filluar. Kundërshtarët tanë kanë përballë fitimtarët e numrit historik 29. Ne kandidatët e qarkut të Tiranës marrim përsipër të përfaqësojmë në kuvend dëshirën e kryeqendrës së Shqiptarisë, Tiranës tonë të dashur për të nxjerrë vendin nga stanjacioni. Tirana është si shpirti i trazuar i shqiptarit, ku flenë bashkë zhgënjimi dhe ëndrra. Në emër të ëndrrës, ne socialistët do të trokasim tek dera e Tiranës dhe tek zemra e Tiranës. Në Tiranë fillon Shqiptaria dhe Shqipëria që po troket drejt familjes ku kemi vendin, në BE. Ndërgjegjja e Tiranës është e pandarë nga njerëzit e mirë e patriotë. Që nga Peza e pushkës së parë për liri, tek Dajti dhe Shën Gjergji i mendjes. Nga Kavaja e demokracisë, nga Rrogozhina, Vora, Farka, Preza, deri tek Kamza e lyer blu nga jashtë, por e kuqe nga brenda. Sot frika nuk ekziston për ata që duan lirinë dhe votën e ndershme. Kundërshtarët tanë ta dinë mirë se votat e Tiranës në 23 qershor do të mbrohen nga ligji, por dhe vullneti i çdo qytetari dhe socialisti. Fati i Shqipërisë nuk ka çmim, ai vendoset vetëm nga vota sovrane e popullit shqiptar. Fitorja e lirisë së votës dhe mbrojtja e lirisë së shqiptarëve i bën zgjedhjet e 24 qershorit një betejë historike. Pas çdo militanti qëndron një shqiptar. Pas çdo flamuri partiak, qëndron flamuri ynë kombëtar. Pas 23 qershorit nuk do të ketë humbës, por fitues dhe kjo është Shqipëria, Atdheu ynë. Fitorja e 23 qershorit do të fillojë nga Tirana. Pas 23 qershorit ne ju premtojmë një dhëndër tirone për kryeministër. Koha vrapon drejt nesh dhe ne marshojmë drejt saj. Pas 23 qershorit do të sjellim në qeverisjen e vendit një djalë që lindi dhe u rrit në Tiranë, ai është kryeministri i ardhshëm Edi Rama”, u shpreh Majko.
ZOTI MBARE JA UBEFTE
Bravo Majko je nje njeri qe ke gjithe besimin tone pasi ti dhe zoti Rama jeni baza e partise socialiste. Me njerez te tille shqiperia ka gjithemone shprese per te ardhmen.
Keto fjale jane te pahijshme per te dale nga goja juaj zoti Majko ,pasi figura juaj eshte ndoshta e vetmja figure qe mund te perfaqesoi nje politikane.Zoti Rama kryeminister dhe dhonder Tirane?NA bete per te qeshur pasi zoti Rama mund te jete i martuar vetem ne gjendje civile dhe mund te kete te shperndare disa kalamanj rrugeve,por dhonder sqendron pasi zoti Rama nuk eshte i terhequr nga seksi femer…