Çelet klasa e gjuhës shqipe në Priazovski të Ukrainës

Elton Tafaruci

Në Priazovski të Ukrainës, ku jeton një pjesë e komunitetit shqiptar është çelur klasa e parë shqipe.

Ambasadorja e Shqipërisë në Poloni Shpresa Kureta, e cila po zhvillon një vizitë në Ukrahinë ishte e pranishme në këtë ceremoni.

Ambasadorja Kureta u dhuroi nxënësve librat për mësimin e gjuhës shqipe, dhuratë e qeverisë shqiptare. Pjesë e ceremonisë ishte, gjithashtu, një inskenim në gjuhën e vjetër shqipe nga fëmijët dhe mësueset.

Vizita u mbyll me takimin e përfaqësuesve nga të gjitha vendbanimet e shqiptarëve në Ukrainë (rreth 50 pjesëmarrës), takim i cili konkludoi me themelimin e Unionit të Shqiptarëve të Ukrainës.14425309_568810346643964_6229437990624231152_o

Për herë të parë përfaqësuesit e këtyre komuniteteve u takuan mes tyre në ceremoninë e inagurimit të Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv, në qershor 2015.

Në takim u bisedua gjithashtu edhe për Samitin e diasporës që do të zhvillohet në Tiranë, më 18-20 nëntor 2016

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *