Çelet në Jalë Akademia Politike Verore me 500 të rinjtë e FRESSH

Elton Tafaruci

Është çelur sot në Jalë kampi veror i të rinjve të FRESSH. Në të marrin pjesë mbi 500 të rinj nga e gjithë Shqipëria. 285 prej tyre janë garuesit e fazës së dytë të FRESSH Voice, ndërsa pjesa tjetër janë aktivistë të forumit.

Pas fazës së parë që konsistonte në garën online, e cila kishte një pjesëmarrje të  jashtëzakonshme,  FRESSH është mbledhur tanimë për të zhvilluar akademinë politike verore.

Në fjalën përshëndetëse Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali, theksoi se:

“Partia Socialiste është forca e të rinjve. Kryeministri Rama dhe qeveria e majtë nuk i kanë tradhëtuar kurrë interesat e brezave të ardhshëm, duke i konsideruar si pasuria më e madhe e vendit”. Më tej Spiropalli shtoi se “FRESSH është forumi që ka bërë histori, e ndaj duhet të jeni krenarë që i keni dhënë frymën tuaj këtij forumi progresist.”

Duke ju përgjigjur skeptikëve të aktivizmit politik Elisa Spiropali kishte një mesazh “Mos i dëgjoni skeptikët, ndryshimin e sjellin vetëm ata punojnë.”

Në mbyllje të fjalës e saj Spiropali u shpreh besimplotë se: “Do punojmë, do argëtogemi dhe do fitojmë së bashku betejën e 2017 për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër”.

Ndërkohë i ftuari i ditës së parë në Akademinë politike verore ishte lektori Mentor Nazarko. Ai foli para të rinjve të FRESSH për politikën në Ballkan si edhe pozicionin e Shqipërisë në të. Nazarko vuri theksin në rolin konstruktiv të Shqipërisë në politikën rajonale, duke veçuar angazhimin konkret të kryeministrit Rama.

Fundgushti për të rinjtë  e FRESSH do jetë intensiv me të ftuar të shumtë, ku pritet të bashkohet edhe Kryeministri, njëherësh Kryetari i PS,  Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputeti Pandeli Majko etj.

Të rinjtë ë FRESSH do e mbyllin akademinë verore në datën 1 shtator, nga ku do fillojë faza e fundit për zgjedhjen me “një anëtar një votë” të kryetarit të FRESSH.

Share This Article
2 Comments
  • leke te madh ka kjo leshelija sa ben takime me mijra te rinj dje u fol per 1500 te rinj sot 500 ore po ku i gjejn gjith keto fonde ka ndonje zyr kontrolluese se nga vijn keto fonde

  • Riinagurohet ne Ngjale: Akademia Shqiptare e Analfabeteve Funksionale.
    Ne nuk kemi Akademi te Shkencave e jo me … .

    Vargje akademike!?.
    Pordhe, pordhe
    Pordhe e gjate
    Sa ta gedhime
    Edhe kete nate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *