Në krye të rrugës që të çon tek certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit është vetëm Kolegji Zgjedhor. Edhe pse kodi përcakton KQZ si institucion fuqiplotë për shpalljen e rezultatit, ish kreu i këtij institucioni Ilirjan Celibashi rendit 2 arsye që e kthejnë Kolegjin në istancën e fundit që do të bëjë ndarjen e mandateve të deputetëve.
Për të mbështetur argumentin e tij, Celibashi ofron dhe një tjetër skenar.
“KQZ mud të ishte i plotë në pikëpamjen numerike, pra mund të ishte e përbërë prej 7 antëtarësh, por duke qenë se për disa vendimarrje të cilat lidhen me miratimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve , kërkohet shumëica e cilësuar, minimumi i 5 anëtarëve dhe duke qenë se kjo shumicë mundet të mungonte atëherë edhe në këtë rast do duhet të ishim në procesin e adresimit të kërkesës për çertifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve te Kolegji Zgjedhor”tha Celibashi.
Por a ka kohë tani për ristrukturimin e KQZ?
“Mendoj se tani kjo çështje për mirë apo për keq është e kapërcyer”deklaroi ai.
Celibashi, aktualisht deputet i zgjedhur i PS, thotë se institucioni i KQZ, i cili funksionon vetëm me 4 anëtarët e mazhorancës solli një impakt jo pozitiv tek standardi i zgjedhjeve të 23 qershorit.