Celibashi pas raportit të OSBE-ODIHR: Zgjedhjet e 25 prillit ishin të një standarti gati perëndimor

entela

Një ditë pas publikimit të raportit final të OSBE-ODIHR, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është shprehur se procesi zgjedhor i 25 prillit ka qenë ndër më të mirët që janë organizuar në vendin tonë, me një standard gati perëndimor.

Celibashi ka shtuar se organi që ai drejton dëshmoi paanësi “spartane” dhe qasje të barabartë përkundrejt të gjitha palëve partiake.

“Mund ta themi me siguri që për sa i ka takuar KQZ në raport me këto zgjedhje mendoj se kemi bërë një punë shumtë mirë e përkthyer në një qasje të barabartë kundrejt të gjitha palëve në gare. Kemi dëshmuar një paanësi spartane në procesin e rregullbërjes dhe administrimit zgjedhor. Jemi aty do jemi aty si administrator të procesit zgjedhor dhe si arbitër të paanshëm. Ka disa avantazhe mënyra e re e organizmit të KQZ-së. Ka një ndarje të veprimeve është më pak i poIitizuar si institucion.

Qoftë z. Basha qoftë z. Rama kanë pikëvështrimin e tyre në lidhje me procesin zgjedhor është evdiente që për njërën palë këto kanë qenë zgjedhjet më të mira dhe për palën tjetër kanë qenë masakër. Nuk qëndron as opinionin i mazhorancës, por edhe as ajo e opozitës se nuk ka mundësi që gjykimi të jetë kaq i dallueshëm nga të dyja palët duhet të jetë diku në mes. Është pranuar nga të gjitha faktorët jo vetëm politikë vendas, por edhe nga faktori ndërkombëtar që sikurse edhe raporti i fundit OSBE e prezantoi, që procesi i administrimit zgjedhor ka qenë shumë i mirë. KQZ është perceptuar si institucion i i besueshme. Përderisa kohë ky institucion e ka bërë punën si duhet, mendoj që zgjedhjet ishin zgjedhje që nuk mund të futen në analet e zgjedhjeve të këqija. Por nuk mund ta them që ishin zgjedhjet më të mira. Është evident fakti që procesi ia administrimit ishin në një standard gati perëndimor. Fenomenet negative, të vërejtur në zgjedhje, siç ishin shit-blerja e votës apo përdorimi i administratës qëndrojnë, dhe do të vijojnë të qëndrojnë fatkeqësisht.”– ka thënë mes të tjerash Celibashi i ftuar në “Report TV”.

 

e.r/dita

Share This Article
10 Comments
  • O palace jane standarte perendimore thua pa pike turpi .Pse aq budallenj I Ben ti Shqiptaret o qelibash .Mendon ti se vetem PPSH ja e ndare ne PD ,LSI e PS ,do ndertoje Shqiperine .Akoma nuk te dolen 30.vjet o Qelbesire ,per ti njohur hajdutet e Katovices .I nxoret 83000 vote te pa vlefeshme .Dhe ishin votat nga partie e reja ,ishin e vetmja shprese qe do na perfaqesonte ne fakiret ne ate pale parlament . Katovicaret nuk donin ferra never kembe .Zoti te marre hak o njeri i shitur legen , qe na krahason me perendimin .

  • Bravo zoti Celibashi,Qendrimi juaj neutral eshte tregues i se vetetes.Zgjedhjet e 25 Prillit nuk ishin shume te mira por as masaker siç ja do qejfi Lulushit.

    • Cilido ka të drejtë të prenoncohet pro apo kundra maskaradës së shitblerjes së votës, por vetëm komisioni e qelbashërve të verurteilt kokë e këmbë nga parapolitika jo.

      Ky komision s’ka se si t’i varë vetes as mëlçi dhe as medalje teneqeje në qafë

      Verësimet për votimet i japin para së gjithash ata 56% bojkotues, të cilët refuzuan të merrnin pjesë në votime farsë, ku “pseudo-përfaqësuesit e popullit” i vë në listë e i propozon kryethari partiak.

      Vlerësimet i japin vëzhgues neutralë, gazetarë investigativë të paanshën në gjykime dhe në pregatitjen e lajmit, analistë të sprovuar e me Integrität, e para së gjithash qytetari i thjeshtë, i cili has kudo paaftësinë, arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e zyrtarëve të punësuar në kët palo shtet falë gangrenës me emrin nepotizëm.

  • Gati perendimore! Krejt marifeti eshte tek ky gati , qe ju bene gati evropiane po jo bashe mjaft evropiane!!! Tallja e radhes e ketij idioti qe pranon te dhunoje bazen e demokracise qe eshte vota! Kur shtremberohet vota eliminohen 83000 votime jetojme gati ne demokraci po jo bash ne demokraci apo jo Zotni Celibashi?!
    Kuptohet tash pse jemi gati nje shtet kur kemi gati KM e zevendKM qe ankohet ne FB e nuk vepron ai e paska ditur se eshte gati KM e s’e merr poziten seriozisht me vend e jo si ne qe nuk e kemi ditur se jetojme ne nje gati shtet!
    Term perfekt per gjendjen e Shqiperise me keto gati zgedhje demokratike ne gati shtetin demokratik! Me ne gati President gati i shkarkuar e nje gati K ryeminister!
    Gati albanistan ma mire me thane !

  • Po jane keto standartet perendimore

    atehere te q…fsha perendimin, duam standartet

    e Perandorise Osmane.

    Kunati yt, fatmir mediu, si mendon do ta hedhi

    paq edhe kesaj here????!!!!

  • DITA: Në 25 prill zgjedhjet u shvilluanë sh.mirë.Më mirë se në 30 vite.Por Berishizmi nuk mund të tërhiqet nga Ajo që ka VJELLË NË 26 PRILL.Masakër Zgjedhore te TV ZENI.. PËR TË BËRË GRUZHDIN E SHTETIT SI NË 98.Duhet të theksoher forto PSE ERDHI NATO NË SHQIPËRI NË 26 PRILL..KU ELIKOPTERËT E NATOS U ULËN NË BULEVARD..QË TI SHIFTE SB & IM ME HORRAT E TYRE..Qëllimi dihet:Për të justifikuarë humbjen e 5-të,,Për të mbrojtus Sb familjarishtë nga vjedhjet,Krimet dhe gjyqin në FRANCË,L.Bashën nga krimet si i 21 janarit dhe hajdutëria e madhe me vila,etj.
    -Rroftë Mbreti,Posht mbret.
    -Fatkeqsia qëndron se vëndi do vuaj pasojat e SHPIFJES NË KUVËND,KINOSHQUP E KUDO PËR 4 VJETË.. dhe sa të jentë në POLITIKË DHE I GJALLË SB,ky do të jetë refren ditë-natë deri 2030.
    -Në këto kushte që Sb,Im,Lb dalin kundër SHBA+BE+OSBE..E.Rama do qeverisë gjatë.
    -FLM DITA

  • Mbas deklarates te Celibashit C’far ka te na thote “voceraku ne politik” Lulzim Basha qe ne vend se te nxjere mesime nga gabimet e njepasnjeshme qe ben kthehet ne nje QARAMAN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *