Celibashi: Duhet ndërhyrje në ligjin për nëpunësit civilë, është i pazbatueshëm

anazapta

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, shprehet se ligji për nëpunësin civil ka nevojë për ndërhyrje. Sipas tij, në formën që është, ky ligj është i pazbatueshëm.

Celibashi tha se mazhoranca do të kërkojë konsensusin e opozitën në lidhje me amendamentet që do të bëhen për ligjin e nëpunësit civil.

“Ky ligj në momentin që hyn në fuqi është i pazbatueshëm. Ne duam ta bëjmë objekt të diskutimit patjetër këtë çështje pasi ky është një ligj që ka kaluar me konsensusin e të gjithë spektrit politik. Është një ligj që ka gjetur pëlqimin edhe nga institucione ndërkombëtare, por ka çështje që ne mendojmë që nga pikëpamja juridike të rishikohen, me qëllim që ligji të bëhet i zbatueshëm.

Askush nuk kërkon që të hiqen ato garanci që ky ligj i sanksionon në momentin kur ai hyn në fuqi për gjithë korpusin e shërbimit civil dhe nëpunësit civil. Mendoj se ka argumente juridike. Shpresoj që ta debatojmë këtë çështje duke gjetur konsensus me të gjitha palët. Ne nuk jemi ulur për ta diskutuar. Ndoshta duke u ulur do të kuptojmë që është një çështje e thjeshtë që këtu s’ka qëllime politike për të bërë lëvizje në administratë etj. Ka nevojë për rregullime që ligji të bëhet i aplikueshëm në 1 tetor .

Opinioni ynë,  bindja jonë juridike është që në 1 tetor ky ligj, pra atë çka ky ligj përfaqëson, ky është një ligj kuadër, nuk është ligj i aplikueshëm drejtpërsëdrejti. Ai kërkon që të shoqërohet me akte nënligjore“, tha Celibashi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *